“Grushti nuk të bën derman”/ Rogert Sterkaj i kundërvihet ashpër Elton Tozajt pas përpIasjes me Françeska Muratin

Përplasja publike mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj ka marrë një kthesë të papritur, duke përfshirë edhe personazhe të tjerë të njohur.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Tozajt në emisionin “T7”, ku ai aludoi se shpërngulja e Françeskës nga Londra në Tiranë pa bashkëshortin nuk erdhi për “diellin e rërën”, por sipas tij për “dashnorin”.

Françeska nuk qëndroi në heshtje dhe shpërtheu në komente, duke e quajtur “shpifës” dhe duke i kërkuar publikisht fakte për këto mashtrime.

Pas këtij debati, në lojë ka hyrë edhe ish-finalisti i BBVIP5, Rogert Sterkaj, i cili ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje Françeskës, duke sulmuar ashpër gazetarin. Në postimin e tij në Instagram, Rogerti ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese.

Mbi foton e montuar të Tozajt dhe Françeskës, ai ka shkruar: “FAKE reporting M.O.F.O. Tozaj, Nëse do ta quani veten gazetar, lërini provat të flasin, jo thashethemet.”

Më tej, në përshkrimin e këtij postimi, Rogerti ka shkuar edhe më tej duke përmendur përballjet fizike dhe duke i “sugjeruar” gazetarit një eksperiencë prapa hekurave në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri:

“Meqenëse grushtat jashtë nuk të bëjnë derman, do ta mbështesja plotësisht Franceskën nëse vendos t’i drejtohet gjykatës. Një kohë e shkurtër në ‘penitentiary’ me një përballje me ato tek burgu i Peqinit ose të Recit do të të bëjë më shumë mirë se sa të përhapësh thashetheme! 🚑👮‍♂️”

Pas Iajmit se nuk e lejuan të hyjë në Shqipëri, reagon deputeti shqiptar i Maqedonisë

Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas raportimeve se autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Azizi falenderon të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetje, ndërsa theksoi se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkruan ai.

Deputeti i VLEN thekson se Shqipëria nuk i përket askujt në mënyrë të veçantë dhe se ajo është atdheu i çdo shqiptari, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.

Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve”, shprehet Azizi në reagimin e tij.

Incident diplomatik në samitin e NATO-s, Mitsotakis akuzon Turqinë: Po na kërcënon hapur me Iuftë

Një incident i fortë diplomatik ka shënjuar punimet e samitit të 36-të të NATO-s që po zhvillohet në Ankara. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka akuzuar drejtpërdrejt vendin pritës, Turqinë, për “kërcënime të hapura lufte” ndaj shtetit grek, pavarësisht faktit se të dyja vendet ndajnë të njëjtën aleancë ushtarake.

Deklarata e ashpër e kreut të qeverisë greke erdhi fill pas takimit dypalësh mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Mitsotakis refuzoi të komentonte specifikisht mbi diskutimet për shitjen e mundshme të avionëve luftarakë amerikanë F-35 Turqisë, por u ndal te tensionet mes dy vendeve fqinje.

“Nuk do të komentoj për deklaratat e bëra më parë nga Trump dhe Erdogan. Aleanca duhet të bazohet në parimin themelor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Vendi im vazhdon të përballet me kërcënimin e hapur të luftës nga Turqia”, deklaroi Mitsotakis, duke nënvizuar se ndjeshmëria dhe siguria e të gjithë aleatëve të NATO-s duhet të merret parasysh me të njëjtën peshë.

Pavarësisht akuzave të drejtpërdrejta, kryeministri grek u përpoq të ulte tonet në mbyllje të fjalës së tij, duke u shprehur se çështjet e mbetura pezull mund dhe duhet të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit. Ai shtoi se mbetet një avokat i përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe se vizitat në Ankara janë gjithmonë një mundësi për dialog konstruktiv.

Dhurata e pazakontë nga Erdogan për Iiderët e NATO-s, u dhuroi pistoleta të personalizuara me emrat e tyre. Starmer-it i hapen telashe në aeroport

Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit e samiteve të liderëve janë një praktikë e zakonshme, por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka shkaktuar habi.

Sipas mediave europiane, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve të NATO-s një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur dhe një kuti me fishekë të vërtetë.

Zbulimi u bë nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili foli për këtë çështje gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Britani, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm, sipas ligjeve britanike.

Pistoleta e Starmerit do të mbetet në Ankara dhe pritet të hiqet nga përdorimi, pavarësisht se Erdogan kishte siguruar një letër personale që hiqte kufizimet për eksportin e armës nga Turqia.

Kryeministri britanik e cilësoi dhuratën si një zgjedhje të papritur nga presidenti turk. Ende nuk dihet nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtat pengesa për transportimin e dhuratës.

Përveç pistoletës, liderët morën edhe dhurata më tradicionale, mes tyre librin “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, një botim i lidhur në mënyrë luksoze, si dhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps me emrin e secilit lider./Top Channel

Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja kush është dëshmitari që pritet të fundosë Sali Berishën

Pesë dëshmitarë të tjerë janë thirrur në gjyqin për aferën Partizani, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi. Seanca e radhës do të mbahet më datë 20 ora 11:00. Për Isa Taren, i cili deri më tani nuk është paraqitur për të dhënë dëshmi pasi familjarët pretendojnë se vuan nga demenca, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi të ripërsërisë thirrjen, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendoi se “nuk ka një akt që vërteton se Isa Tares i është hequr e drejta e për të vepruar (dmth i paaftë për shkak te sëmundjes), por është thjesht i biri që e pretendon. Kështu që duhet përsëritur thirrja.”

Pse dëshmia e Isa Tares është e rëndësishme?

Në dosjen e SPAK zbardhen detaje se si ish-drejtorit të klubit të ‘Partizanit’ Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ishte drejtori i Klubit nga viti 1995-2005. “Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në dosje. Pas dëshmisë në SPAK, Isa Tare u vendos në sulme nga televizioni i familjes “Berisha”.

“Nëse nuk ju kujtohet po ua tregojmë se Tarja është njëri nga ata enveristët që gjatë një interviste kohë më parë tregonte se si mbante ne krah arkivolin Enver Hoxhës dhe nuk i ndahej. “Ishte nder dhe respekt. Biles më shumë devotshmëri e kam bërë këtë. Unë isha nga Shkolla e Bashkuar”. Isa Tarja është babai i Agron (Genti) Tares, ish-zv/ministër i jashtëm, drejtor i Portit të Durrësit, dhe Auron Tares, po ashtu ish-deputet i Edi Ramës. Pra, SPAK, ka marrë për dëshmitarë një personazh Enverist, baba i një ish-zv/ministri të kabinetit Rama dhe gjithashtu baba i deputetit socialist. Me të tillë dëshmitarë SPAK-u i partisë, udhëhequr nga një enverist tjetër si Arben Kraja ka arrestuar Jamarbër Malltezin pa asnjë provë, thjeshtë me dëshmitarë si në kohën e Enver Hoxhës”, thuhej në atë kohë në shkrimin që sulmonte Isa Taren.

Çfarë ka ndodhur?

Në gjyqin e aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, të hënën dëshmoi kreu i dikasterit të Mbrojtjes nga marsi 2008 në shtator 2009, Gazmend Oketa. Ai ishte një prej anëtarëve të kabinetit që sipas dosjes së SPAK u përdor nga Berisha për të ushtruar presion që ish kompleksi Partizani të privatizohej me urgjencë. Gazmend Oketa drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes në një kohë kur organet nën varësi të tij do të duhet të dorëzonin ambientet e ish kompleksit partizani pronarëve që tashmë kishin fituar privatizimin.

Por një gjeneral në atë kohë në ushtri, Vladimir Qirjazi, i cili mbante detyrën e drejtuesit të Komandës së Mbështetjes, kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe dhe që doli hapur kundër dorëzimit të pronës. Më vonë Qirjazi tha në SPAK se ishte kërcënuar nga eprori i tij ministër, se duhet të firmoste urdhrin e dorëzimit të pronës me urgjencë, ndryshe do të kishte masa.

Oketa e mbrojti vendimmarrjen, ndërsa për akuzat se ka kërcënuar gjeneralin Qirjazi për të firmosur urgjent tha se nuk është e vërtetë. Seancën e kaluar, dëshmi e fortë ishte ajo e Ylli Pangos, ish-ministrit të Sporteve, i cili tha se kishte qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani, pra ndërtimit të 19 kullave atje. Tha se edhe ndryshimi ligjor i vitit 2008 që e bënte të mundur këtë nuk ishte iniciativë e tij, por propozim i qeverisë Berisha. Berisha akuzonte direkt Pangon më 18 qershor 2008 se me propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive. Megjithatë, në GJKKO ish-ministri mohoi të kishte qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë që vendosi kalimin e ligjit në Këshillin e Ministrave./lajmifundit.al/

Koçiu: Koncerti i Kanye West, event i përmasave ndërkombëtare që nxit turizmin dhe ekonominë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se koncerti i Kanye West në Tiranë është një event i përmasave ndërkombëtare.

Koçiu ndau pamje nga puna që po bëhet për stadiumin e ri ku do të performojë këngëtari me famë botërore.

“Më 11 korrik sytë e botës do të jenë drejt Tiranës”, shkruan Koçiu e cila thekson se, gjithçka po bëhet gati për të mirëpritur Kanye West.

Në Eagle Stadium, në kryeqytetin e Europës së Ballkanit, në vendin e shqiponjave, gjithçka po bëhet gati për të mirëpritur Kanye West, një prej ikonave të muzikës botërore, si dhe mijëra vizitorë nga mbi 80 vende të globit”, shkruan Koçiu.

Zëvendëskryeministrja Koçiu shtoi se, ky është një event i përmasave ndërkombëtare që tejkalon kufijtë e muzikës, duke nxitur turizmin, ekonominë dhe duke përcjellë mesazhin e qartë të një Shqipërie moderne që ecën me besim drejt të ardhmes europiane”.

Horoskopi për ditën e sotme,e enjte 9 korrik 2026

Dashi

Jupiteri vazhdon të jetë në anën tuaj dhe ju sjell kënaqësi, vlerësime dhe rezultate pozitive. Megjithatë, disa tensione të vogla në familje mund ta bëjnë fundjavën pak më të trazuar. Yjet ju këshillojnë të mos riktheni debate të vjetra dhe të tregoheni më diplomatikë në komunikim. Në dashuri, çiftet e reja do të përjetojnë momente pasioni dhe afrimiteti të madh. Lëreni veten të lirë dhe shijoni emocionet.

Demi

Venusi ju ndihmon të gjeni më shumë qetësi dhe të largoni një pjesë të shqetësimeve që ju kanë shoqëruar kohët e fundit. Megjithatë, disa momente nervozizmi mund të shfaqen ende. Një njohje e re mund të shndërrohet në një miqësi të bukur ose në një lidhje të rëndësishme. Në familje duhet të lini mënjanë krenarinë dhe të pranoni se jo çdo vendim mund të merret vetëm nga ju. Bashkëpunimi do t’ju sjellë më shumë harmoni.

Binjakët

Venusi sjell më shumë gjallëri dhe emocione në jetën tuaj sentimentale. Për beqarët kjo është një periudhë e favorshme për njohje të reja dhe takime interesante. Megjithatë, yjet ju këshillojnë të jeni të sinqertë me njerëzit që keni pranë dhe të mos krijoni pritshmëri te dikush që mund të ketë ndjenja për ju, por që ju nuk i ndani në të njëjtën mënyrë. Komunikimi i hapur do të shmangë keqkuptimet.

Gaforrja

Hëna e re sjell një atmosferë harmonie dhe qetësie si në marrëdhënie ashtu edhe në botën tuaj të brendshme. Dikush mund të tregojë interes të veçantë ndaj jush dhe do të jetë e rëndësishme të kuptoni qartë çfarë dëshironi. Nëse nuk ndiheni të interesuar, shprehuni menjëherë për të shmangur keqkuptime. Kjo është një periudhë e mirë për të dëgjuar intuitën dhe për të bërë zgjedhje më të vetëdijshme në dashuri.

Luani

Këto ditë ju vendosin në qendër të vëmendjes. Shumë njerëz do t’ju vlerësojnë dhe do të tregojnë admirimin e tyre, por brenda jush mund të mbetet një ndjenjë pakënaqësie. Jo gjithçka rreth jush ju bind plotësisht dhe mund të ndjeni nevojën për ndryshime. Mos u mjaftoni vetëm me komplimente, por kërkoni atë që ju bën vërtet të lumtur. Në punë dhe në marrëdhënie, dëshira për më shumë është ajo që ju shtyn përpara.

Virgjëresha

Përpara jush ka sfida të rëndësishme, por do t’i përballoni me sukses vetëm nëse tregoheni të vendosur dhe këmbëngulës. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, ndihma e Jupiterit mund të jetë vendimtare për t’ju nxjerrë nga një situatë e vështirë. Kjo është koha e mbjelljes së ideve dhe projekteve të reja. Përpjekjet e bëra tani mund të japin rezultate të rëndësishme gjatë muajve të ardhshëm.

Peshorja

Saturni dhe Neptuni në kundërshti sjellin disa prova dhe sfida që kërkojnë durim. Mund të shfaqen mundësi interesante, madje edhe nga jashtë vendit, por për t’i shfrytëzuar duhet të riktheni besimin te vetja. Mos lejoni dyshimet t’ju pengojnë. Me qetësi dhe organizim mund të arrini rezultate shumë më të mira nga sa prisni.

Akrepi

Jupiteri ju favorizon dhe shpërblen iniciativat tuaja, sidomos në çështjet e punës, biznesit dhe projekteve personale. Është koha për të vepruar me guxim dhe për të mos lejuar zhgënjimet e së kaluarës t’ju ndalojnë. Besoni më shumë në aftësitë tuaja. Në marrëdhëniet me të tjerët mund të lindin lidhje shumë të forta dhe interesante, sidomos me persona që ndajnë të njëjtin ritëm me ju.

Shigjetari

Pozicioni i Jupiterit ju fton të reflektoni dhe të pyesni veten nëse rruga që po ndiqni ju bën vërtet të lumtur. Është një moment i mirë për të kuptuar dëshirat tuaja të vërteta dhe për të bërë ndryshime nëse është e nevojshme. Kujdesuni më shumë për trupin dhe mos e teproni me lodhjen apo angazhimet. Balanca mes energjisë dhe pushimit do të jetë shumë e rëndësishme.

Bricjapi

Jeni të rrethuar nga situata ose njerëz që mund t’ju shkaktojnë stres dhe lodhje mendore. Yjet ju këshillojnë të gjeni kohë për argëtim dhe çlodhje, në mënyrë që të riktheni qartësinë. Jupiteri ju nxit të jeni më të guximshëm, sidomos nëse po mendoni për investime ose hapa të rëndësishëm ekonomikë. Mos kini frikë të provoni mundësi të reja.

Ujori

Jupiteri në kundërshti mund t’ju bëjë më të paduruar dhe më kritikë ndaj situatave përreth. Mund të ndiheni të lodhur nga kërkesat e të tjerëve dhe të mos dëshironi të merrni përsipër përgjegjësi që nuk ju takojnë. Është e rëndësishme të vendosni kufij të qartë, por pa hyrë në konflikte të panevojshme. Ruani energjinë për gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Peshqit

Ankthi dhe shqetësimet që shpesh ju shoqërojnë mund t’i bëjnë problemet të duken më të mëdha seç janë në të vërtetë. Përpiquni t’i shihni situatat me më shumë qetësi dhe besim. Dielli favorizon punën dhe çështjet ekonomike, por kërkon nga ju guxim dhe iniciativë. Mos lejoni frikën e gabimit t’ju ndalojë, sepse vetëm duke provuar mund të arrini rezultate të reja.

SkandaIi: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë kontrrollit

Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, thuhet se në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi u sekuestruan 57 milionë dollarë në para të gatshme, 27 kilogramë ar të pastër dhe të brendshme të veshura me ar. Operacioni rezultoi në arrestimin e 47 të dyshuarve, përfshirë deputetë dhe burokratë, dhe hetimi thuhet se po vazhdon dhe po zgjerohet.

Një pretendim i habitshëm ka dalë si pjesë e hetimit për korrupsion në Irak. Sipas pretendimit, 57 milionë dollarë në para të gatshme dhe 27 kilogramë ar të pastër u sekuestruan gjatë një kontrolli në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi. Gjithashtu u raportua se në operacion u gjetën edhe të brendshme prej ari.

Si pjesë e hetimit, thuhet se u arrestuan 47 të dyshuar, përfshirë deputetë dhe burokratë. Operacioni u përshkrua si pjesë e një hetimi më të gjerë mbi keqpërdorimin e fondeve publike dhe akuzat për korrupsion.

Edhe pse deputetja Hind Al-Abbasi shfaqet në faqen zyrtare të internetit të parlamentit irakian, deklaratat e hollësishme nga institucionet zyrtare në lidhje me kontrollin e supozuar dhe materialet e sekuestruara nuk janë konfirmuar ende.

Incidenti i fundit në Irak është pjesë e një operacioni të gjerë kundër korrupsionit të nisur nga qeveria e Kryeministrit Ali al-Za’id. Operacionet kishin në shënjestër anëtarë të parlamentit, burokratë të lartë dhe zyrtarë publikë. Forcat e sigurisë kryen bastisje në agim në vende të shumta, kryesisht në Bagdad.

Të paktën shtatë anëtarë të parlamentit dhe një numër zyrtarësh të lartë publikë ishin midis 47 të ndaluarve. Miliona dollarë në para të gatshme, ar, armë dhe municione të shumta u sekuestruan në hetimet për korrupsion.

Në një operacion të njoftuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut, rreth 10 milionë dollarë në para të gatshme, 3 miliardë dinarë irakianë, bizhuteri ari, armë të shumta me tytë të gjatë dhe rreth 40 prona u sekuestruan në një hetim të lidhur me ish-zëvendësministrin e naftës.

Kryeministri Ali al-Zaidi tha se nuk do të kishte kompromis në luftën kundër korrupsionit, duke lënë të kuptohet se operacionet mund të zgjerohen për të përfshirë individë të rinj.

Spartak Ngjela: Pse Sali Berisha është ‘ministri” më efektiv i Edi Ramës dhe si po ushqejnë njëri-tjetrin për

Spartak Ngjela: Pse Sali Berisha është ‘ministri” më efektiv i Edi Ramës dhe si po ushqejnë njëri-tjetrin për të mbajtur Shqipërinë peng të një shteti njëpartiak, ja të pathënat nga aleanca e fshehtë e dy të ‘vdekùrve’ politike
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale përmes një analize të fortë, ku ka zbërthyer prapaskenat e rënda që po mbajnë peng skenën politike në Shqipëri. Sipas tij, ftesa zyrtare që kryeministri Edi Rama ka marrë nga presidenti amerikan Donald Trump dëshmon qartë peshën e tij aktuale ndërkombëtare. Në të kundërt, Ngjela thekson se Partia Demokratike sot drejtohet nga një person i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo situatë, sipas avokatit, tregon se Sali Berisha po lodhet kot, pasi ai nuk ka më asnjë të ardhme politike në vend. Për më tepër, analiza nënvizon se kokëfortësia e Berishës po e dëmton rëndë opozitën dhe po i jep forcë absolute Partisë Socialiste.

Ndërkohë avokat Ngjela hedh dritë mbi një skenar makiavelik, ku kryeministri Rama fshehtas po e ndihmon z. Berisha që të qëndrojë në krye të PD-së. Ky qëndrim sipas tij, është një favor i madh për kryeministrin, i cili në monologun e tij të brendshëm ndjehet plotësisht i sigurt për çdo proces zgjedhor. Përmes kësaj simbioze okulte, Shqipëria po rrëshqet indirekt drejt një shteti njëpartiak, ku pushteti mbetet i koncentruar vetëm në një dorë. Në këtë gjendje ku ndodhet, Partia Demokratike është e refuzuar totalisht nga opinioni publik vendas, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Amerika. Prandaj, me këtë lloj lidershipi, opozita e ka të pamundur të jetë një konkurrente reale për të ardhur në pushtet. Ky realitet i hidhur dëshmon se, për sa kohë zgjat ky teatër, Edi Rama mund të thotë çdo ditë me vete: “Rroftë Sali Berisha!”.

Postimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës

“Edi Rama e ka bërë të ditur se ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan Donald Trump, për të udhëtuar drejt Uashingtonit. Kurse Partia Demokratike drejtohet nga një person, i cili është shpallur ‘non-grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A e kuptoni se çfarë po ndodh sot në Shqipëri?! Po Saliu? Saliu po e dëmton Partine Demokratike, dhe indirekt po i jep forcë politike Partisë Socialiste. Atëherë? Por… Na duhet theksojmë që Saliu po lodhet kot, sepse nuk ka të ardhme politike në Shqipëri. Atëherë? Asgjë, sepse të gjithë këtë e ka në favor Partia Socialiste. Po Partia Demokratike? Partisë demokratike nuk ia ka fajin askush, kurse tani është e provuar që Rama, fshehtas, po e ndihmon Saliun që ky të vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

Dhe sigurisht që kjo është politikë, sepse Rama kështu e siguron postin e tij si kryeministër të Shqipërisë. Atëherë? Asgjë tjetër veç kësaj: qëndresa e Saliut si kryetar i Partisë Demokratike është një favor i madh për Ramën. Dhe shenjat janë se, ecja e politikës aktualë është kjo që Rama thotë vazhdimisht me monolog të brendshëm; Sa të jetë Saliu si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i sigurt si kryeministër, në çdo proces zgjedhor që do të vijë në Shqipëri. Atëherë mund të themi se, në këtë gjendje, Shqipëria indirekt është një shtet me një parti.

Dhe këtu vjen e mbyllet çdo diskutim, sipas gjykimit: Shqipëria është një shtet vetëm me një parti, dhe kuptohet që Rama përditë thotë: Rroftë Sali Berisha. Po Partia Demokratike? Asgjë, sepse kështu siç është, Partia Demokratike nuk pranohet nga opinioni publik – as në Shqipëri, as në Bashkimin Evropian, dhe as në Amerikë. Domethënë që: me kryetarin që ka, Partia Demokratike nuk mund të jetë dot konkurrente për pushtet me Partinë Socialiste? Po, sigurisht që ajo nuk mund të jetë një konkurrente për të ardhur në pushtet, në Shqipëri. Prandaj: Për të gjitha ato që theksuam, na duhet të konkludojmë se; Qenia e Saliut si kryetar i Partisë Demokratike, indirekt, sot, e ka kthyer Shqipërinë si një shtet njëpartiak – shtetin e Partisë Socialiste”, shkroi dje avokat i njohur Spartak Ngjela në rrjetet sociale.

Ndodh në Tiranë, man iakυ fshihet në shkurre dhe kryen veρrìme të tυrρshme sapo sheh ç ifte (VIDEO)

Një burrë rreth të 50-ave është filmuar duke kryer veprime të turpshme në publik këtë të diel në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, burri shfaqet i fshehur mes shkurreve dhe i maskuar me një kapele. Sapo pranë tij kalojnë çifte ose gra, ai vijon të kryejë veprime të turpshme.

Po ashtu, në këtë zonë ndodhet edhe një rrugë automobilistike, në të cilën kalojnë automjete. Sa herë që i sheh, maniaku përpiqet të fshihet dhe qëndron i strukur derisa ato largohen.

Veprimet e tij kanë ngritur shqetësime te banorët e zonës, për shkak të pasigurisë që mund të krijojnë.

Ndërkohë, pritet që policia të identifikojë personin në fjalë dhe të marrë masat ligjore përkatëse ndaj tij. NEWSBOMB

Video Player