PërpIasja mes protestuesve dhe policisë te Kuvendi, reagon Zv.Presidenti i PE-së

Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urdhër shtetëror ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Duke shpërndarë pamje nga dhuna shtazarake e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve në protestë, Ștefănută shkruan se ‘dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme’.

Eurodeputeti Nicolae Ștefănută para pak ditësh ishte në Tiranë ku foli edhe në protestën qytetare para kryeministrisë.

Duke folur për mediat, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri për tu njohur me faktet.

‘Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet.

“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!
Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme.

Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur, simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshpërim të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë.’, është shprehur zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută.

“Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturìnash”/ Balla për protestën para Kuvendit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë socialiste ka reaguar folur pas daljes nga senaca pleanre, duke komentuar dhe protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit. Balla tha se PS nuk mund të zmbrapset nga një grup që ai e cilësoi si “mbeturina sociale”.

“Për mua kjo është e disata herë, sikurse ata kanë të drejtë të protestojnë, ne kemi të drejtë të votojmë. Është një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi, kontrata e PS me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë. Nga Saliu te Luli, nga Luli te Saliu, kanë hyrë edhe elementë të tjerë. Ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet. Sot, edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që është një skenar tërësisht në dëm të Shqipërisë, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje për anëtarësimin në BE. Ky skenar nuk është surprizë, është skenar i parë në vende të tjera. Kush ka dyshime që brenda atij grupi që dhunon dhe plagos tre punonjës, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin.

Mbështes policinë e shtetit, t’i bëhet me dije dhe qartësisht: kushdo që ngre dorë ndaj policisë së shtetit, do përballet me forcën e policisë së shtetit. Pse, më 28 ditë nuk pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja e qytetarëve të bukur ishte më e madhe? Sot, PS, qeverisja e saj, pas pak ditësh do ulet me protestuesit e varfër, ata që u ngritën për natyrën, për pjesën e arrogancës së një zyrtari që ka zënë një karrige dhe e përdor në dëm të qytetarëve.”– tha ai.

Më tej, Bala sqaroi incidentin mes Gent Prognit me deputetët Ulsi Manja dhe Admir Kadeli, duke thënë “S’ka asnjë incident. Manja, Kadeli kanë qenë njerëz që vijnë në punë herët, duke pirë kafe pranë godinës së Parlamentit, janë sulmuar fizikisht nga banda kriminale e Gent Progni. Është turp i policisë që ka vonuar ndalimin e tij. Këto raste duhen proceduar.”

“Dorëzoni mandatet!/ Protestuesit dëbojnë Kaprin, Balliun e Muçin, akuza edhe Dritan Goxhajt: Mos bëj negociata

Klevis Balliu, Erald Kapri dhe Redi Muçi janë dëbuar nga protestuesit jashtë Komisariatit nr.1.

“Kush je ti? Kë mbron? PD zhduku. Ik, ik, ik! Shporru! Largohu!”, janë këto disa nga thirrjet e protestuesve ndaj deputetëve të PD, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.

Protesta e sotme para Parlàmentit u shoqërua me përplasje, ga lotsjellës, ujë, vezë, gurë dhe sende të tjera të forta.

Si pasojë e përplasjeve janë shoqëruar 18 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.

Deri në këto momente 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve, 9 prej tyre janë policë.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 3 korrik 2026

Dashi

Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksimal.

Demi

Hëna dhe Saturni janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë që duhet të sqaroni disa situata të mbetura pezull. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të ndërroni kapitull. Nuk është e lehtë, sidomos për një natyrë si e juaja, që është shumë e lidhur me të kaluarën.

Binjakët

Do të përballeni me zhvillime të reja interesante. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm. Lëreni veten të lirë në dashuri. Sa i takon punës, pavarësisht vështirësive, diçka do të lëviz.

Gaforrja

Bëni kujdes në dashuri, pasi kjo e premte do të jetë mjaft e çuditshme. Probleme do të keni me të lindurit e shenjës së bricjapit, peshores dhe dashit. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të shkëputeni. Nga ana tjetër keni një sërë konfliktesh që kërkojnë zgjidhje.

Luani

Tensionet në dashuri mund të rikthehen gjatë së shtunës, por gjatë së premtes mundohuni që të rrini të qetë. Sa i takon punës, kjo është një periudhë gjatë së cilës prireni të shpenzoni pak më shumë për shtëpinë, për një riparim apo rregullim.
Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive dhe premtuese për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos e kaloni në izolim. Në punë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të marrin konfirmimet e shumëpritura.

Peshorja

Disa persona mund t’iu nervozojnë ndaj mundohuni që të ruani distancën. Edhe në punë, mundohuni të jeni të kujdesshëm. Mundësi të reja do të vijnë me afrimin e fundit të vitit.

Akrepi

Mos i shtyni për më vonë diskutimet, pasi gjatë së premtes situata mund të ekuilibrohet. Në punë, mundohuni që të shmangni konfliktet, shkruan noa.al. Shumë shpejt do të ketë të reja premtuese.

Shigjetari

Fundjava do të jetë mjaft e favorshme për takime dhe surpriza të bukura. Sa i takon punës, mundohuni që ta jetoni këtë periudhë në mënyrë intensive por pa u mbingarkuar.Bricjapi

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Do të jeni të mbushur me energji dhe pozitivizëm në dashuri. Edhe në punë ju pret një ditë shumë e mirë, për të bërë ndonjë marrëveshje. Bëni kujdes me paratë, pasi mund t’iu duhet të bëni ndonjë shpenzim më shumë.

Ujori

Ka ende situata me të cilat duhet të përballeni me kujdes. Në punë, mund të përballeni me momente pozitive në ditët në vijim. Jeni të vendosur në nismat tuaja.

Peshqit

Hëna ka ndikim mjaft të favorshëm në dashuri, duke stimuluar lidhjet sentimentale. Në punë, nëse keni një profesion kreativ, do të keni kontakte mjaft pozitive.

Kriminelët në arrati, Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestìmet

Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Klodian Braho kreu i SPAK ka ngritur shqetësimin e personave që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar dhe arrestimi i tij ende nuk është kryer.

Braho tha se për persona të veccantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë. Braho nuk hodhi direkt akuza ndaj policisë së Shtetit por tha se: Nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!

“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.

LAJM I FUNDIT/ Çfarë prìtet të ndodhë, Gjykata Kushtetuese i jep Veliajt fitoren e dytë

Pas vendimit të parë, me të cilin konstatoi cenimin e standardeve kushtetuese në lidhje me shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mandat i fituar drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur sërish në favor të Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë, nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi, nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Ky vendim përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm për çështjen e zotit Veliaj, por edhe për standardet kushtetuese që duhet të respektohen në çdo kufizim të lirisë personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një funksion publik të fituar përmes zgjedhjeve demokratike.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të zbatojë pa vonesë detyrimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe të shqyrtojë me prioritet absolut çështjen e masës së sigurisë, duke garantuar standardet kushtetuese të kërkuara.

Një vendimmarrje e shpejtë nuk është vetëm detyrim ndaj një individi, por edhe ndaj rendit kushtetues, funksionimit normal të institucioneve dhe të drejtës së qytetarëve të Tiranës për të pasur një qeverisje vendore që funksionon në përputhje me Kushtetutën.

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “Iuftën” politike amerikane, Soros

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “luftën” politike amerikane, Soros miliona dollarë për protestat dhe “luftën” kundër republikanëve
Rigels Seliman

Projekti gjigant i dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe vajzës së tij, Ivanka, për investime luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, duket se ka ndezur zyrtarisht një “zjarr” të paprecedentë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Demokratët amerikanë kanë nisur një sulm frontal dhe të egër ndaj presidentit Trump, duke e akuzuar atë për shfrytëzim të ndikimit politik përmes bregdetit shqiptar.

Nga ana tjetër, miliarderi George Soros dyshohet se ka hedhur në lojë miliona dollarë për të financuar dhe për të ndihmuar makinerinë e “luftës” së demokrateve kundër republikanëve. Ky investim turistik në Shqipëri tashmë është kthyer në një arenë të mirëfilltë gladiatorësh midis dy kampeve më të fuqishme të Uashingtonit. Mediat ndërkombëtare po e ndjekin me mjaft vëmendje këtë përplasje, ku fatet e bregdetit tonë po diskutohen direkt në zyrtat më të larta të Amerikës. Ndërkohë që debati vetëm po ashpërsohet, pritet që ditët në vijim të sjellin goditje akoma më të forta politike mes palëve.

Ossoff paralajmëron hetime për marrëveshjen e Kushner

Megjithatë në lidhje me këtë situatë, sulmet më të frikshme kanë ardhur nga senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili po kërkon rizgjedhjen në Senat, teksa përdori Shqipërinë dhe marrëveshjen mes qeverisë së Edi Ramës dhe kompanisë së Jared Kushner si një nga shembujt kryesorë në sulmin e tij ndaj familjes Trump. Gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff tha se “është një ishull i vogël dhe i bukur pranë bregdetit shqiptar që quhet Sazan” dhe akuzoi Jared Kushner se, pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte aty një resort luksoz.

Sipas senatorit amerikan, “vetëm pak javë pasi Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik”, duke shtuar se kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin. Ossoff e cilësoi Sazanin si “një thesar kombëtar shqiptar” dhe tha se ujërat e tij ishin të mbrojtura deri sa, sipas tij, ligji u ndryshua për t’i hapur rrugë resortit të Kushner. Në fjalimin e tij, senatori demokrat iu referua edhe protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke deklaruar se “dhjetëra mijëra njerëz” kanë dalë në rrugët e Tiranës në atë që ai e quajti “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që, sipas tij, u nxit nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes për projektin.

Ossoff përmendi gjithashtu edhe hetimet e SPAK-ut, duke iu referuar ngrirjes së një llogarie bankare të lidhur me dy investitorë të projektit, përpara se të ngrinte pyetjen: “A do t’i merrte Jared Kushner këto privilegje për të blerë një ishull nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit?” Më pas ai e lidhi rastin shqiptar me akuzat e tij më të gjera ndaj familjes Trump, duke përmendur investime në Lindjen e Mesme, biznesin e kriptomonedhave dhe projekte të tjera ndërkombëtare, për të argumentuar se familja Trump, sipas tij, po përfiton nga lidhjet politike.

Në fund të fjalimit, Ossoff paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto çështje mund të përballen me hetime nga Kongresi amerikan, duke deklaruar: “Nëse jeni të përfshirë në ndonjë nga këto, vitin tjetër do të ngrini dorën e djathtë dhe do të betoheni se do të thoni të vërtetën përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”

Hyn në lojë Soros

Nga ana tjetër, sikundër e theksuam më sipër, miliarderi dhe manjati i njohur demokrat, George Soros, ka shënuar një rekord të ri historik në financimin e fushatave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike, Soros ka shpenzuar shifrën marramendëse prej 102.8 milionë dollarësh gjatë ciklit të fundit të zgjedhjeve të mesmandatit (midterms). Ky investim kolosal e rendit zyrtarisht atë si donatorin individual më të madh të të gjithë fushatës deri më tani, duke e kthyer sërish në qendër të debateve të ashpra politike mes të majtës dhe të djathtës në SHBA. Përveç peshës financiare, raportet mediatike e cilësojnë George Soros si “arkitektin kryesor” të një zhvendosjeje të madhe ideologjike brenda Partisë Demokrate.

Kritikët dhe analistët politikë theksojnë se fondet e tij kanë shërbyer si shtysë kryesore për të orientuar partinë drejt asaj që konsiderohet si “e majta radikale”, duke mbështetur kandidatë dhe kauza me axhendë të mprehtë progresiste. “George Soros ka shpenzuar plot 102.8 milionë dollarë, duke u konfirmuar si donatori më i madh individual deri më sot dhe arkitekti i zhvendosjes sizmike të Partisë Demokrate drejt të majtës radikale”, shkruhet në raportimet e agjencive ndërkombëtare.

Mirëpo, përfshirja e Soros në zgjedhjet amerikane nuk është një risi, por kjo shifër e fundit ka tejkaluar parashikimet, duke ndezur sërish reagime të forta nga kampi Republikan. Ndërsa mbështetësit e tij e shohin këtë si një kontribut legjitim për mbrojtjen e demokracisë dhe kauzave sociale, kundërshtarët e akuzojnë se po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të blerë ndikim politik dhe për të ndryshuar rrënjësisht peizazhin ideologjik të vendit.

Byroja Kombëtare e Hetimit bën arrestìmin e parë (pa policinë), kap trafikantin me 4 emra

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar në Durrës Adi Çobo Bazholin. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për grup kriminal dhe trafik droge.

Çobo fshihej në një banesë ne qytetin bregdetar.

Ai është i akuzuar në dosjen “Ura”.

Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit. Ky është rasti i parë që një arrestim kryhet nga BKH pa përfshirjen e policisë.

Sot kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vetë arrestimet.

Kush është Adi Çoba, si kreu i rrjetit kriminal të trafikut të drogës

Adi Çoba është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion,, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Shumë pak flitet për Adi Çobën, një person që duket se qëndron në hije, por në fakt të gjitha të dhënat dhe dëshmitë në dosjen italiane e përshkruajnë si kokën e grupit.

Çoba shfaqet si organizatori kryesor i rrjetit dhe grupin e drejtonte nga Durrësi, ndërsa më pas në rol futej edhe Visi i Pojës, i cili sigurohej që trafiku i drogës të kryhej me sukses drejt Italisë. Në dosjen italiane rendit një rast kur vetë Çoba është përfshirë në trafikun e kokainës në janar 2022 ku nga Shqipëria u dërguan drejt Italisë 24.850 kilogramë heroinë, nga të cilat rreth 12 kg ishin të papërpunuara dhe pjesa tjetër e ndarë në 24 pako të gatshme për t’u shitur. Heroina u prit në Itali nga Agron Ganaj, i cili e përpunoi dhe paketoi një pjesë të saj në një banesë në Noicattaro në Bari, ndërsa më pas tentoi ta shpërndajë në treg. Lënda narkotike u kap nga autoritetet italiane më 10 janar 2022.

Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Por, anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani”. Të katër “nofkat” që përdorte Çoba shfaqen në dosjen italiane.

Rama me VIDEO: Ëndrra ime, të luftoj korrupsịonin në Gjermani (Salla shpërthen në të qeshura)

Teksa Shqipëria numëron ditën e 32-të të protestave sot dhe korrupsioni mbetet akuza kryesore që dëgjohet çdo mbrëmje në shesh, Edi Rama duket se jeton në një realitet që e vizaton vetë.

Kryeministri udhëtoi drejt Gjermanisë, jo për të shpjeguar pse shqiptarët protestojnë prej një muaji, por për t’u treguar gjermanëve se si luftohet korrupsioni.

Po, pikërisht Gjermanisë. Në forumin “Ruhr Summit” në Dyseldorf, Rama tha se “ëndrra” e tij është që Shqipëria të ndërtojë një sistem me inteligjencë artificiale për prokurimet publike dhe më pas “t’ia shesë Gjermanisë”, në mënyrë që edhe gjermanët “të luftojnë pak nga korrupsioni i tyre”.

Salla shpërtheu në të qeshura.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1565162035202691%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ironia është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Ndërsa në Shqipëri prej 31 ditësh mijëra qytetarë protestojnë duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje, Rama zgjodhi ta paraqesë vendin si model për t’i dhënë mësime Gjermanisë, një prej shteteve që për dekada i ka kërkuar Shqipërisë forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ç’do të ndodhte nëse inteligjenca artificiale do të bëhej një partner inteligjent përgjatë gjithë procesit të prokurimit publik, jo për të zëvendësuar njerëzit, por për të forcuar institucionet. Dhe sot po ndërtojmë pikërisht këtë gjë. Ëndrra ime është që ta finalizojmë dhe pastaj t’ia shesim Gjermanisë!

Po, sepse pas 35 vjetësh që Gjermania na gozhdon që duhet të luftojmë korrupsionin, do të ishte fantastike nëse do të kontribuonin që gjermanët të luftonin edhe ata disa prej korrupsionit të tyre.” – tha Edi Rama ndërsa salla shpërtheu në të qeshura, gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit” në Dusseldorf të Gjermanisë./Lapsi.al

Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes: Shikoni si kërcënon aktivìstet (Foto)

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa nga mesazhet që Braçe ka shkëmbyer me aktivistët, ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.

Gjithashtu Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë “ordinere”, teksa kjo nuk është hera e parë që deputeti replikon duke ofenduar qytetarët.

Ndryshe nga herët e tjera, denoncimi ka ardhur nga një eurodeputete, që tregon publikisht se nga çfarë deputetësh përfaqësohen shqiptarët.