“Jemi aktorë”, video e dhυnës ndaj Edi Kuçit, reagon Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të vìdeos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiran-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku./Top Channel

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime…”/ Mimoza Ahmeti humb njeriun e shtrenjtë, jep Iajmin e trishtë

Mimoza Ahmeti po përjeton një moment të dhimbshëm në jetën e saj. Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait, duke publikuar në rrjetet sociale një mesazh të gjatë kushtuar atij.

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë”, shkruan Ahmeti, teksa kujton rolin që i ati ka pasur gjatë gjithë jetës së saj.

Në dedikimin e saj, ajo e përshkruan babanë si një prej shtyllave më të forta të jetës, duke theksuar se në arritjet dhe rrugëtimin e saj gjenden mësimet, dashuria dhe sakrificat e tij.

“Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë”, shkruan ajo.

Një pjesë veçanërisht personale e mesazhit i kushtohet edhe nënës së saj, e cila gjithashtu nuk jeton më. Mimoza i drejtohet të atit me fjalët: “Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë”.

“Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, vijon ajo.

Në fund, Mimoza i jep lamtumirën të atit duke shkruar: “U prehsh në paqe, babi im. Përqafoje nënën fort për mua… Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe. Përjetë vajza juaj.”

“Ulu në gjunjë, shaje Gjestin”/ Dhυ noi Edi Kuçin në Tiranë, Prokuroria e Kosovës vendos urdhër ndalimi për Joz Markun. Publikohen pamjet e incidentit (Video)

Autoritetet e Kosovës kanë përfshirë Jozefin Markun, ish-banorin e Big Brother Vip Albania, në listën e personave që duhet të ndalohen në kufi, pas incidentit të dhunshëm me shtetasin kosovar Edi Kuçi, ish-konkurrent i Përputhen.

Vendimi vjen pas hapjes së një rasti penal lidhur me përleshjen fizike, pamjet e plota të së cilës janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas tij, prokurori ka hapur, me vetiniciativë, një rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që dyshohet se i është shkaktuar shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K., iniciale që i referohen Edi Kuçit.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, përfshirjen e të dyshuarit në listën kufitare për kontroll të veçantë, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen në stop-listë të të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij”, ka deklaruar Nikçi.
Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë në bazë të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas autoriteteve, zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.
Si ndodhi përleshja?

Rasti lidhet me incidentin e dhunshëm mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet e plota të ngjarjes, të siguruara nga Top Channel, tregojnë momentet para dhe gjatë përleshjes fizike.

Në video shihet Edi Kuçi duke u ndaluar në rrugë përmes një tabele të improvizuar policore me mbishkrimin “Stop”. Më pas, ai përballet me Jozefin Markun, i cili e godet fizikisht.

Gjatë incidentit dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjestin, shaje Gjestin”, ndërsa vijon ta godasë. Në pamje, Kuçi shihet i gjakosur dhe i kërkon të ndalojë.

Në fund të përleshjes, Marku i kërkon Kuçit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Publikimi i videos së plotë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te incidenti.

Me hapjen e rastit penal dhe përfshirjen e tij në listën kufitare për kontroll, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapat e parë ligjorë lidhur me çështjen. Rasti pritet të vijojë të trajtohet nga organet kompetente./Top Channel

Kjo është 24-vjeçarja shqìρtare që υ υrα me çekiç (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të Abigel Laçit.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, Abigel ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.

Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.

I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.

Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.

Dhυ nοi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Marku ka përfunduar sot në pranga në zonën e Kombinatit.

Pamjet nga konflikti u vbënë virale në rrjet, ndërsa duket se zanafilla ka qenë një video e publikuar nga Eduarti, i cili e ka sharë këngëtarin nga familja, duke u shprehur se nuk do ta lejojë pa marrë hakun e shokut të tij, Gjestit. Madje, Eduart Kuçi ka kërcënuar Markun se, nëse do të shkelte në Kosovë, atëherë do të përballej me hakmarrjen e tij.

Pak kohë më vonë, pas këtij kërcënimi të bërë live, të dy këta personazhe janë hasur rastësisht në rrugë, duke u ballafaquar për deklaratat e bëra nga Kuçi.

Në pamje shihet se situata kalon në përplasje fizike, ku Eduart Kuçi goditet disa herë nga Jozefin Marku, i cili i kërkon llogari për ofendimet dhe kërcënimet e bëra në rrjetet sociale.

“E valëvita me krenari në tokën e të parëve”/ Festoi me flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja shqiptare dënohet nga gjykata maIazeze

Një ngjarje që ka sjellë reagime të forta ka ndodhur në Guci të Malit të Zi, ku 19-vjeçarja shqiptare Vatra Balidemaj është ndëshkuar nga autoritetet vetëm pse ka mbajtur në duar flamurin kombëtar. Ngjarja ka regjistruar më 1 gusht, gjatë një koncerti të mbajtur nga artistët Dava Gjergji dhe Prengë Beci. E reja, e cila … Continue reading ““E valëvita me krenari në tokën e të parëve”/ Festoi me flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja shqiptare dënohet nga gjykata maIazeze”

Një ngjarje që ka sjellë reagime të forta ka ndodhur në Guci të Malit të Zi, ku 19-vjeçarja shqiptare Vatra Balidemaj është ndëshkuar nga autoritetet vetëm pse ka mbajtur në duar flamurin kombëtar.

Ngjarja ka regjistruar më 1 gusht, gjatë një koncerti të mbajtur nga artistët Dava Gjergji dhe Prengë Beci. E reja, e cila jeton në zonën e Martinajt dhe ka përfunduar së fundmi gjimnazin, ishte e pranishme në koncert duke valëvitur flamurin me simbole “Autochthon”.

Megjithatë, kjo shfaqje e krenarisë kombëtare nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa persona nga Gucia e kanë konsideruar këtë veprim si një lloj provokimi. Menjëherë pas kësaj, situata ka kaluar në nivel institucional, ku autoritetet malazeze kanë ndërhyrë duke e shoqëruar 19-vjeçaren në komisariat. Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, ajo është dërguar menjëherë para gjykatës, e cila e ka dënuar me një gjobë që shkon deri në 250 euro.

Ndonëse vlera e gjobës nuk përbën një barrë të madhe ekonomike, ajo që e ka lënduar më shumë Vatra Balidemajn është padrejtësia që sipas saj i është bërë. Ajo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë qëllim provokues apo prapavijë keqdashëse, por ka dashur vetëm të shfaqë dashurinë për identitetin dhe historinë shqiptare në tokën e të parëve të saj.

Në një reagim pas vendimit të gjykatës, ajo nuk ka kursyer as kritikat ndaj përfaqësuesve politikë. E reja ka denoncuar heshtjen e plotë të partive dhe liderëve politikë shqiptarë në Mal të Zi, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar apo mbrojtje institucionale ndaj rastit të saj, duke e lënë atë të përballet e vetme me sistemin e drejtësisë malazeze për shkak të një flamuri.

U largua nga Italia për një jetë të re, do të festonte ditëIindjen pas një muaji/ Kush ishte 22-vjeçarja që u νrα nga në Zvicër

Maria Spinelli, 22 vjeçe, kishte vetëm pak javë që ishte larguar nga Italia për të kërkuar një të ardhme të re në Zvicër.

Ajo kishte shkuar atje rreth një muaj më parë, ku kishte gjetur punë si kamariere, por ëndrra e saj për një fillim të ri u ndërpre tragjikisht nga të shtënat në një festë rave në Aarau.

Maria kishte lindur në Atri, në provincën e Teramos, ndërsa ishte rritur dhe kishte jetuar në Città Sant’Angelo, në zonën e Pescara-s. Në tetor do të festonte 23-vjetorin e saj.E reja ishte diplomuar në shkollën e menaxhimit të hoteleve Zolli në Silvi dhe, pas përfundimit të studimeve, kishte vendosur të provonte fatin jashtë vendit.

Në Zvicër, Maria kishte nisur punën si kamariere dhe po ndërtonte një jetë të re larg vendlindjes. Megjithatë, ajo nuk kishte hequr dorë nga pasioni i saj për muzikën tekno.

Edhe në Abruzzo, Maria frekuentonte shpesh klubet e zonës së Pescara-s së bashku me miqtë. Pikërisht këtë pasion po shijonte edhe natën tragjike, kur kishte dalë për të kërcyer me miqtë në një event rave.

Por festa u kthye në tragjedi kur ndaj turmës u qëllua me armë zjarri. Maria mbeti e vrarë, ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën.

Një detaj i tatuazhit të saj ka marrë një kuptim veçanërisht tragjik pas ngjarjes. Në trupin e 22-vjeçares ishte tatuazhuar shprehja “Fat të mbarë”, një frazë që dukej se përfaqësonte dëshirën e saj për të parë përpara dhe për të nisur një kapitull të ri në jetë.

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur familjen dhe komunitetet ku Maria kishte jetuar. Ngushëllime familjes i kanë shprehur edhe përfaqësues të institucioneve italiane.

Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Marco Marsilio, shprehu dhimbjen për humbjen e 22-vjeçares, duke iu bashkuar familjes, miqve dhe komuniteteve të Atri dhe Città Sant’Angelo në këtë moment tragjik.

Maria Spinelli kishte shkuar në Zvicër për të kërkuar një mundësi të re dhe për të ndërtuar të ardhmen e saj. Një muaj pas largimit nga Abruzzo, jeta e saj u ndërpre në mënyrë tragjike, në një natë që duhej të ishte thjesht një mbrëmje mes miqsh dhe muzikës që ajo aq shumë e donte.

‘UΙu në gjυnjë’, dalin pamje të reja të she rrit mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit (Video)

Të tjera pamje kanë dalë në publik nga përplasja mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, duke sjellë një tjetër moment nga ngjarja që prej ditësh ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.

VoxNews ka publikuar pamje të reja, ku shihet Jozi përballë Edit. Në një moment, ai e godet atë me shuplakë, ndërsa menjëherë më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë”.

Në video, Edi shihet më pas dùke u ulur në gjunjë.

Këto janë pamje të tjera nga incidenti për të cilin vetë Edi reagoi një ditë më parë, pasi në rrjete sociale u publikua një video tjetër nga përplasja.

Ai e shoqëroi atë me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.

Materiali i publikuar së fundmi nga VoxNews tregon një tjetër sekuencë të incidentit, ndërsa deri tani palët kanë dhënë versione dhe reagime të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur. /Prive By Liberta Spahiu

SHIKO VIDON KËTU

Jam ne mos he mireρo dua te mαrt οhem,por me vjen tυrρ prej femijeυe si tua them kete.!!!

Po me vjen marre te ju them femijeve se po du te martohem,Un jam 44 vjeqare dhe po kam frik se…Anonym ju lutem !

Flm shum histori e jetes per ket faqen tuaj ! Jam nje gru 44 vjeqa re dhe jam ndare nga burri shk aku se ai martu 4 here gjate jetes kur ishim ende se bashku me ka

trad htu shum here vetem per te kryer qejfin e ti mard hanieuale dhe une durova shum dhe nuk mujta me e u ndava qe nje vite me ish jam martu ne moshen 17 vjeq

are dhe sot i kam tre femij te rritur qe i dua shum por secili nga femija jan ne banesat e tyre dhe jan te punsum.Keshtu qe une mbeta vet ne banesen time dhe shihem me femij thuja qdo dite.

Por prap ata pe kqyrin jeten e vet e me thojn qe te mos rrij vetun as une se me te vertet vetmija po me semund dhe shpesh here veq ne mendime rrij,gjdoher vetem mendoj per te ardhmen e shoh se femija kan krijuar familjet e tyre sado qe me kan

Nen ata nuk kan me pas mundsi me u kujdes per mu qysh nje nan ka nevoj jom tu menu me u martu me gjet ni partner njet edhe me kriju nji jet te re.Boll ke ma e vetmume jam 44 vjeq are tash nashta bile gjysmen e jetes e kaloj e lumtur se deri tani kom pas vujtje duke i rrit femijt e mij.

Kurr skan me mthan falminderit nan qe na rrite po kta secilen her veq kan mu lidh ma shum me familjen e vet edhe ashtu esht normale un i kuptoj krejt nuk kom asnje problem me fmijt rreth ksaj qes htjes.Po un kom met e vetm ume tot alisht i qeli syt jom e vetme i mby lli syt jom prap e vetme.

QIkes ni dit ja permena i thash a ishit idhnu me u martu nana prap me kalu jeten me dikon se veq vet po bi ne depr esion tash ju keni kriju familje e nana po merzitet vet po qika i prishi syt i hapi tha jo nan se nuk tka hije tash i ke bo gati 50 vjet qysh nuk po tvjen marre me menu me u martu nkit mosh.

Thash qika jem nana si ka 50 po ika 44 ktu dallojn 6 vjet edhe tjetra qysh nuk po te vjen marre prej nanes me i than mos u marto a din sa kom vujt e sa kom sak rifiku deri sa ju rrita mos harro se un kur jom ba nan jom kan 17 vjeq are

jom kan fmi realisht e un kom sak rifiku veq per juve me ju rrit e me ju gzu me sa kom pas mundsi tash nanen e keni lan vet qysh po mundesh me than jo nan se nuk te ka hije ateher me paska hije me dek e vetme qitu nshpi veq kur tvini naj dit e shihni nanen e de kt e vetmume qka keni me ju than ju njerzve kush ka me jau fal qe e keni lan nanen vet krejt tre fmija.

Ateher qika u ftof pak tha mir e ki nan po un po foli prej inatit se po mvjen inati mi than dikujna mu ka martu nana per sdytti e vendimin mere qysh dush qika jote te perkrah ne gjdo aspekt te jetes.

Ma ne fund qika e kuptoj se un e kam mir qell imin tem po tash un jam ne problem me djemt se qysh me jua spjegu qysh me ju than po me vjen edhe pak marre qe besa por pa jau than skom qare kisha pas deshir me mtregu per kshillat e juve nashta mkishit nimu faleminderit qe patet durimin ta lexoni historin time naten e mir tung

Edhe G-Bani i përfshirë në sherrìn e Jozit me Edin (Foto)

Përplasja fizike mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohur. Këtë herë ka ndërhyrë edhe G-Bani, i cili ka komentuar publikisht konfliktin dhe rrethanat që, sipas tij, çuan deri te dhuna.

Përmes një postimi në Instagram, G-Bani e ka kritikuar Edin për deklaratat e mëparshme ndaj Jozit, duke iu referuar reagimeve që ky i fundit kishte bërë pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”.

“Pabesi nuk është me marrë hak për nanë, motër dhe komb. Pabesi është me quajt shka Shqiptarin pse beson në kryq. Me kërcënu Shqiptarin e Shqipnisë me dhunë në Dardaninë që e kemi nanë edhe ne si ti e ndoshta dhe ma shumë”, shkruan ndër të tjera G-Bani.

Ai i referohet edhe faktit se Edi kishte vazhduar me deklarata të forta ndaj Jozit pas ngjarjes së BBVA, duke pretenduar se në vend që situata të mbyllej me një kërkim faljeje, konflikti verbal kishte vijuar.

“Pabesi është me thanë më fal në vend të ngjarjes e me vazhdu ofendimet kur t’ikish. I thonë një fjalë, nuk lahet mt me shrr”, vijon G-Bani, duke shtuar se, sipas tij, “historia e ka të shkrujtun e zeza mbi të bardhë se faji është i joti”.

Megjithatë, në fund të reagimit të tij, G-Bani bën thirrje që përplasja të mos kthehet në një konflikt mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. “Leni kombat dhe ekstremistat e internetit që duan me t’shty në urrejtje me shqiptarët e Shqipnisë. Jemi vëllezër”, përfundon ai.

Reagimi i G-Banit vjen pasi në rrjet u publikuan pamjet e konfliktit ku Edi përfshihet fizikisht me Jozin dhe persona të tjerë. Më herët u rikthye në vëmendje edhe një video e prillit 2025, ku Edi përdorte ofendime të rënda ndaj Jozit pas incidentit të këtij të fundit me Gjestin.