Aksidenti tragjik i merr jetën shefit të Krimeve / Policia e Vlorës zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Vlorës, Ermal Lulaj.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga oficeri i policisë, dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar, me inicialet Th. P.

Përplasja rezultoi fatale për Lulajn, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i skrepit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 17 Nëntor 2026

Dashi: Një ditë e favorshme për vendime të rëndësishme në punë, ndërsa në dashuri mund të merrni një surprizë të këndshme.

Demi: Përqendrohuni te financat dhe shmangni shpenzimet e panevojshme, ndërsa në marrëdhënie tregohuni më të duruar.

Binjakët: Komunikimi do të jetë pika juaj e fortë sot, duke ju sjellë mundësi të reja në punë dhe njohje interesante.

Gaforrja: Një bisedë me partnerin mund të sqarojë keqkuptimet, ndërsa në aspektin profesional kërkohet më shumë kujdes.

Luani: Ambicia do t’ju ndihmojë të dalloheni në punë, por në dashuri duhet të lini mënjanë krenarinë.

Virgjëresha: Mund të merrni lajme pozitive për një çështje që ju shqetëson, ndërsa një njohje e re mund t’ju tërheqë vëmendjen.

Peshorja: Yjet favorizojnë dashurinë dhe marrëdhëniet shoqërore, ndërsa në punë shmangni konfliktet dhe vendimet e nxituara.

Akrepi: Një ditë me energji dhe vendosmëri, ku mund të bëni hapa të rëndësishëm drejt objektivave tuaja.

Shigjetari: Mundësi të reja në horizont, veçanërisht në karrierë, ndërsa në dashuri priten zhvillime interesante.

Bricjapi: Përkushtimi në punë do t’ju sjellë rezultate, por mos lini pas dore njerëzit tuaj të afërt.

Ujori: Idetë kreative mund t’ju hapin dyer të reja profesionale, ndërsa në dashuri është momenti për më shumë sinqeritet.

Peshqit: Një ditë e mirë për romancë dhe afrimitet emocional, ndërsa në punë mund të shfaqet një mundësi që ia vlen ta shqyrtoni.

Βοmba e Idajet Beqirit: Millosheviçi i dha Berishës 20 miIionë dollarë që të shkatërrojë Shqipërinë!

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishës. Beqiri tregon se si Slobodan Milosheviçi i pagoi Berishës 20 milionë dollarë për të shkatërruar Shqipërinë.

“Po të lexosh ato 500 faqe akuzë ndaj Berishës, aty do të nxjerrësh konkluzione pafund. Kemi të bëjmë me njerëz që e morën drejtimin e Shqipërisë me mision të caktuar. Misioni i tyre ishte që ta bëjnë vendin përshesh. Domethënë të zbatojnë 100% planin e Millosheviçit që Shqipëria të bëhet vendi më i varfër i Evropës, që

Shqipëria të varet nga armiqtë e saj, që mos ketë ekonomi, bujqësi, ushtri, arsim, kulturë, financa. Berisha ia arriti sepse nuk la gjë pa shkatërruar.

Millosheviçi erdhi si misionar në Shqipëri edhe solli Berishën në pushtet në vitin 1991. Madje e vuri edhe në krye të PD-së. Serbët e kanë thënë hapur.

Ata thonë se kanë paguar 20 milionë dollarë për ta shkatërruar Shqipërinë. Kur iu kërkua Millosheviçit në Kuvendin e Serbisë që të tregojë ku janë 20 milionë dollarët që futi në Shqipëri ai tha: “Shikoni ka ngelur gjë atje, ka më ushtri?

Çfarë doni më ju? Përveç kësaj kasaphane që ka ndodhur në atë vend?” 20 milionë janë një pikë ujë se janë zyrtare, po sa kanë ardhur në rrugë jozyrtare nga miqtë e betuar të kombit shqiptar….”, tha Beqiri në DritareTV./K.C/dritare.net

Iku me kυshëririn, 17-υj. eçαrja TR0NDlT me dëshminë: S hk¤j me kë të më dοjë q ejfi, nuk i jap llogari askujt!

Iku me kushëririn, 17-vjeçarja TRO,NDIT me dëshminë: Shkoj me kë të më dojë qejfi, nuk i jap llogari askujt!

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 17-vjeçares nga Durrësi, e cila ishte larguar nga shtëpia prej një muaji.

Ajo ishte larguar nga shtëpia me kushëririn e saj, duke shlëputur çdo kontakt me familjarët. Në dëshminë e saj vajza thotë se iku me dëshirë dhe vullnet të plotë. 

“Nga shtëpia jam larguar me dëshirën time, nuk më ka detyruar askush. Nuk kam dashur ta lajmëroj familjen, pasi nuk doja që të bëheshin merak.

Gjatë kësaj kohe qëndrova te shtëpia e kushëririt tim. Jetonim të dy te një shtëpi që ai kishte marrë më qira në zonën e plazhit. Më ka trajtuar shumë mirë.

Nuk më ka detyruar fare që të qëndroja kundër dëshirës sime. Kisha dëshirë të rrija më të.

Asgjë nuk ka ndodhur kundra vullnetit tim. Kam jetën time dhe bëj çfarë të dua me të”, ka thënë 17- vjeçarja, e cila iu nënshtrua edhe vizitave mjekoligjore.

Ndër të tjera ajo ka pohura se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e hallës, duke u shprehur se ka jetën e saj dhe se nuk i jep llogari askujt.

“ 1000 orë filmime me ‘pullë të kuqe’ me socìalistë”/ Rama i përgjigjet “B0MBËS” së Majkos: Vetëm ti dhe …

Një diskutim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste midis Edi Ramës dhe Pandeli Majkos. Ish-kryeministri i është referuar rreth 1000 orëve video erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, në të cilat aludohen të përfshihen edhe emra brenda familjes socialiste.

Ai ka kërkuar distancimin e tyre dhe largimin nga funksionet që mbajnë nëse janë të përfshirë në video, në kuadër edhe të zgjedhjeve vendore që janë vetëm pak muaj larg.

“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.

Por reagimi më i çuditshëm erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili përdori si argument fotot e tij nudo, të publikuara si armë zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2007 kur atëherë kryetari i PS-së në opozitë kandidonte për kryebashkiak të Tiranës. ës.

“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe e vota” , ia ka kthyer kryesocialisti.

Nga Asambleja e Partisë Socialiste të shtunën janë raportuar tensione në diskutimet pa kamera, me Erion Veliajn që u shkarkua nga pozicioni i drejtuesit politik të partisë në kryeqytet dhe Elisa Spiropali e Plarent Ndreca të larguar nga të gjitha forumet./report-tv.al

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur: BE propozon nisjen e hartìmit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

Ndërsa duket se ka humbur mes morisë së vlerësimeve dhe rekomandimeve që shoqërojnë dokumentet voluminoze të Komisionit Europian për ecurinë njëvjeçare të rajonit dhe vendeve kandidate për anëtarësim, propozimi për të nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë ishte befasia e paketës së zgjerimit.

Referuar edhe kohës kur kjo ka ndodhur për vendet e tjera, propozimi merr një domethënie të veçantë: për Malin e Zi, grupi i posaçëm për hartimin e Traktatit u krijua në prill 2026, kur vendi kishte mbyllur 14 nga 33 kapitujt. Shqipërisë i propozohet nisja e përgatitjeve me vetëm katër kapituj të mbyllur.

“Duke qenë se është një dokument i rëndësishëm dhe aktualisht po kërkon kohë nga vendet anëtare, Komisioni Europian ka kërkuar që të fillojnë të merren masa paraprakisht pra për Shqipërinë”, tha eksperti për çështjet e integrimit europian, Gledis Gjipali.

Sipas kalendarit të Komisionit, Shqipëria synon të mbyllë gjashtë kapituj deri në fund të këtij viti, dhjetë të tjerë në gjysmën e parë të vitit 2027 dhe 15 në gjysmën e dytë. Në fund do të mbetet grupkapitulli i Themeloreve, që përfshin çështjet më të ndjeshme të shtetit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve.

“Ky është i pari që ka data dhe afate konkrete dhe 2027 që përmendet si fundi i negociatave, pra si një objektiv për t’u arritur, është hera e parë që del në një dokument të Bashkimit Europian si propozim, sepse deri më sot ka qenë propozim i palës shqiptare që ne do bëhemi gati deri në fund të 2027-s. Është pozitive gatishmëria e komisionit, pra që thotë ne jemi gati në momentin që ju avanconi mjaftueshëm”, u shpreh Gjipali.

Por pikërisht këtu qëndron edhe prova më e madhe për Shqipërinë: aftësia e administratës për të përballuar një axhendë kaq intensive, për të zbatuar reformat dhe për të prodhuar rezultate të verifikueshme, janë përkundrejt hartimit të traktatit me një domethënie historike.

“Shqipëria raporton në mënyrë javore me Komisionin Europian. Ministritë raportojnë në mënyrë drejtpërdrejtë me komisionerët përkatës, të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, çojnë draft legjislacion për t’u rishikuar, kthehen me komente, me rishikime, me sugjerime, ridërgohen përsëri. Pra është një punë e përditshme jashtëzakonisht voluminoze që në fakt kërkon dhe një fuqizim dhe në numra të administratës publike në nivel qendror sepse është një ngarkesë jashtëzakonisht e madhe dhe për ky proces përveç sasisë kërkon dhe cilësi”, theksoi eksperti. /rtsh.al

Çifti shqiptar vjen nga Kanadaja, i ndodh tragjedìa e madhe! Kurthi që iu ishte ngritur

Erdhën në Shqipëri për t’u dhënë familjarëve lajmin më të bukur të jetës, por gjithçka u kthye në një makth. Kristian dhe Adriana Gjoni, çifti shqiptar që jeton në Toronto të Kanadasë, u përballën me një ngjarje të rëndë në aeroportin e Rinasit, ku një valixhe me mbi 23 kilogramë kanabis ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre.

Çifti kishte udhëtuar gjatë verës së vitit 2026 drejt Shqipërisë për të vizituar familjarët dhe për t’u treguar se prisnin fëmijën e tyre të parë. Megjithatë, gëzimi i tyre u ndërpre menjëherë pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Sipas një investigimi të televizionit kanadez CTV News, përmes emisionit W5, gjithçka nisi kur autoritetet shqiptare konstatuan se njëra prej katër valixheve të çiftit nuk kishte etiketën përkatëse të bagazhit.

Pas disa orësh kontrollesh, Kristianit iu kërkua të merrte një valixhe që ndodhej në shiritin e bagazheve. Ai pretendon se valixhja nuk ishte e tij, por gjatë kontrollit brenda saj u zbuluan plot 23.15 kilogramë kanabis.

Kristiani u arrestua nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike dhe, sipas rrëfimit të tij, kaloi katër ditë në izolim. 

Por tragjedia më e madhe do të vinte për bashkëshorten e tij, Adrianën.

Gjatë kësaj periudhe, Adriana përjetoi dhimbje të forta dhe u dërgua në spital. Dokumentet mjekësore të shqyrtuara nga gazetarët kanadezë konfirmuan se ajo kishte qenë shtatzënë dhe më pas kishte pësuar abort spontan, duke humbur fëmijën që çifti priste.

Megjithatë, nuk është vërtetuar nga një përfundim mjekësor publik se humbja e shtatzënisë është shkaktuar drejtpërdrejt nga stresi i ngjarjes.

Dyshimet për kurthin me valixhen

Investigimi i CTV News ka ngritur dyshime serioze se Kristiani mund të ketë rënë viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroportin Pearson të Torontos.

Sipas dokumenteve të raportuara nga media kanadeze, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) ka konfirmuar se çifti kishte regjistruar katër valixhe dhe ka ngritur mundësinë që etiketa e njërës prej tyre të jetë vendosur mbi një bagazh tjetër, i cili përmbante drogën.

Kjo është një pistë hetimore dhe jo një fakt i provuar përfundimisht nga gjykata.

Kristiani është liruar nga paraburgimi dhe është kthyer në Kanada, por çështja gjyqësore në Shqipëri mbetet e hapur. Ai duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve shqiptare dhe rrezikon deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor.

Procesi gjyqësor pritet të nisë në fillim të vitit 2027.

Historia e Kristianit dhe Adrianës ka tërhequr vëmendjen e mediave kanadeze, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e sistemit të bagazheve në aeroporte dhe rrezikun që udhëtarët të përfshihen pa dijeninë e tyre në skema të trafikut të drogës.

Nga një udhëtim i planifikuar për të festuar ardhjen në jetë të fëmijës së parë, çifti shqiptar u gjend përballë një humbjeje të rëndë familjare dhe një beteje ligjore që ende nuk ka përfunduar.

Burimi: CTV News/W5, raportuar nga mediat shqiptare më 11–13 nëntor 2026.

4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja/ 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursìme

Titulli pronar, po iu kushton gjithnjë e më shumë qytetarëve shqiptarë. Sot çmimi i apartamenteve po rritet disa herë më shpejt se pagat. Përballë vrullit të shtrenjtimit, qeveria vjen me ‘Programin e Strehimit’, me 7 mijë apartamente në ‘duart e qytetarëve’, përmes skemës së blerjes me kredi të butë dhe subvencionit të qirasë.

4 mijë familje do të marrin kredi të buta. Zero përqind interes për ata që blejnë apartament me vlerë deri 60 mijë euro, dhe do të ketë 3% interes për ata që blejnë një apartament mbi 60 mijë euro.

Një tjetër mbështetje është edhe kriteri i kolateralit. Afro 60% e apartamenteve blihen me kredi bankare, ku vlera e huasë mbulon mesatarisht 60-80% të vlerës së pronës, dhe pjesën tjetër duhet ta ketë kursim vetë qytetari. Ky kriter nuk do të jetë i detyrueshëm me skemën e re të strehimit social, pasi është parashikuar që qytetari të mund të marrë 100% të vlerës kredi, dhe pjesa e kolateralit do të mbulohet me një garanci sovrane nga shteti.

Nëse një i ri apo një familje nuk ka kursime për të paguar pjesën që nuk mbulon kredia, do të jetë shteti që do të futet përmes një garancie sovrane apo një instrumenti tjetër që do të mundësojë marrjen e huasë.

Report TV mëson se edhe vetë shteti do të krijojë një databazë me apartamentet e disponueshme në treg me vlera të ulta, për ti vënë në dispozicion të qytetarëve.

Pjesë e programit do të jetë edhe subvencionimi i 3 mijë qirave, deri në 50% për një vlerë që do të vendoset nga Këshilli Bashkiak. Përmes një platforme elektronike do të listohen pronat që do të jepen me qira dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë se kush do të jenë përfituesit dhe kohëzgjatjen e subvencionimit të qirasë.

Sipas projektligjit që këtë muaj miratohet edhe në Kuvend, nga ky program do të përfitojnë familjet me të ardhura të pamjaftueshme, të rinjtë deri 29 vjeç që kanë mbaruar arsimin (të mesëm, profesional ose universitar), dhe janë në 5 vitet e para të punësimit, familjet e reja, familjet me 1 prind dhe emigrantët e rikthyer në vend.

Me miratimin e ligjit dhe plotësimin e tij me aktet nënligjore, pritet të hapen thirrjet në nisje të 2027-ës, si për qiratë ashtu edhe për kreditë.

E cilit ministër është kjo rezìdencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

Buzë Liqeni të Banjës, një nga atraksionet më të njohura turistike në Gramsh, ndodhet kjo rezidencë, një investim qindra mijëra euro. E nisur fillimisht për vilë, rezidenca ka një sipërfaqe rreth 500 m2. Disa sinjalizime dhe evidenca sugjerojnë se pronari real i pasurisë në fjalë është një ministër aktual i qeverisë së Edi Ramës, i lakuar për afera me tenderat publikë, pronat shtetërore, skema korrupsioni dhe pastrim parash.

Pasuria figuron në emrin e një biznesmeni nga Elbasani, i cili operon si prestanome i ministrit, për mbulimin e pasurive produkt të aferave korruptive, pastrimit të parave dhe interesave të paligjshme. Biznesmeni pranë ish partisë së Ilir Metës, me dosje për skema mashtrimi, evazion fiskal, ndërtime pa leje etj., dyshohet se kamuflon në emrin e dy kompanive të tij një pasuri me vlerë mbi 5 milionë euro të ministrit.

Skema është e zakonshme. Ministri ka diktuar, manipuluar dhe paracaktuar miliona euro tendera për klientin e tij biznesmen, duke përfituar 20-30 % të fondit limit. Një pjesë të parave të skemës së korrupsionit janë pastruar duke u investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e kompanive të biznesmenit, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë. Një nga pasuritë, produkt i kësaj skeme, dyshohet se është edhe kjo pasuri buzë Liqenit të Banjës.

Për këtë njësi ndërtimore ka pasur një leje për një sipërfërfaqe 70 m2. Nga 70 m2 që parashikonte leja, biznesmeni dhe ministri, kanë ndërtuar pa leje një rezidencë me sipërfaqe 500 m2 me para të dyshimta. Për veprën penale të ndërtimit pa leje, ka dy dosje penale në Prokurorinë e Elbasanit, të cilat janë bllokuar dhe pluhurosur përmes ndikimit të paligjshëm dhe korruptimit. Vijon

Putini kërkon që Britania dhe Franca të mos përdorìn armët bërthamore në rast se Rusia sulmon Evropën

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se kërkon dobësimin e mbrojtjes bërthamore që Britania dhe Franca u ofrojnë aleatëve të tyre evropianë, si pjesë e kushteve që Moska ka vendosur për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Sipas një dokumenti të datës 10 nëntor, i cili ka rënë në duart e gazetës The New York Times, Rusia kërkon që dy fuqitë bërthamore evropiane të zotohen se nuk do t’i përdorin armët e tyre bërthamore për të mbrojtur shtetet e tjera evropiane.

Sipas publikimit, kjo kërkesë është pjesë e një pakete më të gjerë propozimesh ruse, e cila përfshin tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore dhe kufizimin e ndjeshëm të mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Ky zbulim vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të çojnë përpara negociatat për përfundimin e luftës, ndërsa Rusia synon ta lidhë një marrëveshje paqeje me riorganizimin e përgjithshëm të sistemit të sigurisë në Evropë.

Propozimet e Moskës nuk janë pranuar nga Perëndimi, ndërsa mbetet e paqartë nëse ato mund të shërbejnë si bazë për një marrëveshje.

Kërkesa ruse për mburojën bërthamore britanike dhe franceze

Sipas informacioneve të publikuara, Moska kërkon nga Britania dhe Franca që të përjashtojnë mundësinë e përdorimit të arsenaleve të tyre bërthamore për mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.

Kjo kërkesë shkon shumë përtej çështjes së Ukrainës, pasi prek një nga shtyllat kryesore të strategjisë parandaluese të NATO-s. Britania dhe Franca, së bashku me Shtetet e Bashkuara, janë tri fuqitë bërthamore të Aleancës, dhe arsenalet e tyre kontribuojnë në parandalimin e një sulmi të mundshëm kundër vendeve aleate.

Sistemi britanik i parandalimit bërthamor bazohet në raketat balistike Trident, të cilat transportohen nga nëndetëse me energji bërthamore. Qeveria britanike ka deklaruar vazhdimisht se arsenali bërthamor i vendit ka për qëllim të mbrojë si Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe aleatët e saj.

Moska synon ta kufizojë këtë mundësi, në mënyrë që vendet evropiane që nuk zotërojnë armë bërthamore të mos mund të mbështeten te mbrojtja e Londrës dhe Parisit në kuadër të parandalimit bërthamor.

Kjo përbën një zgjerim të kërkesave ruse të vitit 2021, kur Moska kishte kërkuar përfundimin e marrëveshjeve të pjesëmarrjes bërthamore të NATO-s, në kuadër të të cilave armë bërthamore amerikane janë të vendosura në territorin evropian.

Tërheqja e NATO-s nga Evropa Lindore dhe ndërprerja e furnizimit me armë për Ukrainën

Dokumenti rus, sipas raportimeve, rikthen një sërë kërkesash që Kremlini kishte paraqitur në dhjetor të vitit 2021, disa muaj përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Ndër to përfshihet kërkesa për tërheqjen e forcave ushtarake të NATO-s nga krahu lindor i Aleancës, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike, me synimin për ta rikthyer praninë ushtarake të Aleancës në nivelet e vitit 1997.

Paralelisht, Rusia kërkon ndalimin e dërgimit të armëve perëndimore, pajisjeve ushtarake dhe materialeve të tjera mbrojtëse në Ukrainë, si dhe përjashtimin e anëtarësimit të Kievit në NATO.

Propozimet parashikojnë gjithashtu kufizime për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë dhe ruajtjen e kontrollit rus mbi pjesë të mëdha të territoreve ukrainase të pushtuara gjatë luftës.

Sipas të njëjtave raportime, Rusia mund të pranonte anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, me kusht që vendi të mos merrte pjesë në marrëveshjet e përbashkëta të mbrojtjes së BE-së.

Këto kushte tregojnë se Moska nuk i kufizon kërkesat e saj vetëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale me Kievin, por kërkon ndryshime që do të ndikonin më gjerësisht në praninë ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse të Perëndimit në Evropë.

Përgjigjja e Londrës për parandalimin bërthamor

Qeveria britanike ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga angazhimet e saj ndaj aleatëve në NATO.

Në një njoftim zyrtar mbi strategjinë bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se kërcënimet me të cilat përballen vendi dhe aleatët e tij po rriten për nga përmasat, kompleksiteti dhe shumëllojshmëria, duke e bërë parandalimin bërthamor më të rëndësishëm se kurrë.

Siç thekson qeveria britanike:

“Mbretëria e Bashkuar duhet të dëshmojë se mund dhe do të mbrojë veten dhe aleatët e saj në çdo rrethanë, madje edhe në ato më ekstreme.”

Londra ka paralajmëruar gjithashtu se Rusia po modernizon arsenalin e saj bërthamor dhe po zhvillon sisteme armësh të afta të mbajnë koka luftarake konvencionale dhe bërthamore.

Më 13 nëntor, një ditë përpara publikimit të informacioneve të reja mbi kërkesat ruse, Britania dhe Ukraina rikonfirmuan përmes një deklarate të përbashkët nevojën për garanci të forta dhe ligjërisht të detyrueshme sigurie për Kievin, duke kundërshtuar kushtet ruse që do të nënkuptonin dorëzimin e Ukrainës.

Reagimi i Evropës dhe bisedimet me SHBA-në

Kërkesat e reja ruse bëhen publike në një periudhë kur Uashingtoni po përpiqet të zgjerojë negociatat e paqes, në mënyrë që ato të përfshijnë edhe arkitekturën e ardhshme të sigurisë në Evropë.

Gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, më 10 dhe 11 nëntor, negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner diskutuan me palën ruse çështje që lidhen me sigurinë evropiane, paralelisht me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të premten (13 nëntor), udhëheqësit evropianë ranë dakord që Evropa të përfaqësohet në negociatat e ardhshme të paqes nga Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia, së bashku me përfaqësues të institucioneve evropiane. Pritet që në këto bisedime të marrë pjesë edhe NATO.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se Evropa duhet të flasë me një zë të vetëm në të gjitha diskutimet që lidhen me të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Friedrich Merz hodhi poshtë përpjekjen e Moskës për ta lidhur zgjidhjen e çështjes ukrainase me një rishikim të përgjithshëm të strukturave evropiane të mbrojtjes.

“Nuk do të ketë diskutime për Ukrainën pa Ukrainën dhe nuk do të ketë diskutime për Evropën pa Evropën”, deklaroi Merz, duke shtuar se Evropa e ka tashmë arkitekturën e saj të sigurisë.

Zelensky: E rrezikshme biseda për ndryshimin e sistemit të sigurisë në Evropë

Në të njëjtën linjë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se diskutimet për një sistem të ri të sigurisë evropiane mund t’u shërbejnë objektivave të Moskës, duke i dhënë Rusisë mundësinë të rikthejë në tryezë çështje që lidhen me praninë ushtarake të NATO-s dhe shpërndarjen e fuqisë në Evropë.

Zelensky argumentoi se Kremlini synon të rikthejë kërkesat që kishte paraqitur që në vitin 2021, përpara fillimit të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ai theksoi gjithashtu se diskutimet për sigurinë e ardhshme të Evropës nuk duhet t’i paraprijnë përfundimit të luftimeve.

Sipas presidentit ukrainas, rendi i duhur duhet të jetë fillimisht armëpushimi, më pas përfundimi i luftës dhe, në vijim, sigurimi i garancive të sigurisë për Ukrainën.

Ky zhvillim nxjerr në pah mosmarrëveshjen kryesore mes Moskës dhe qeverive evropiane: Rusia kërkon një negociatë më të gjerë për rregullat e sigurisë në Evropë, ndërsa evropianët këmbëngulin se përparësi duhet të jetë përfundimi i luftës dhe se çdo vendim për mbrojtjen e kontinentit duhet të merret me pjesëmarrjen e vetë shteteve evropiane.