Skandal KORRUPSIONI/ Sekuestrohen 17.7 milionë euro të fshehura në pyje, nën hetìm ish-ministri

Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 17.7 milionë euro në para të gatshme gjatë një operacioni të gjerë në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Sesták, i cili ishte pjesë e qeverisë së Viktor Orbán.

Sesták, që mbajti postin e ministrit nga viti 2014 deri në vitin 2018, dyshohet se është përfshirë në një skemë abuzimi lidhur me blerjen e autobusëve të përdorur për kompaninë shtetërore të transportit, të cilët dyshohet se janë siguruar me çmime artificialisht të larta.

Shërbimi Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Pasurive (NVVH), struktura kundër korrupsionit e ngritur nga qeveria e re hungareze, njoftoi se gjatë kontrolleve të zhvilluara të enjten dhe të premten janë zbuluar shuma të mëdha parash të fshehura në vende të pazakonta.

Sipas agjencisë, një pjesë e parave ishte groposur në zona pyjore, ndërsa pjesa tjetër ishte fshehur në ndërtesa, magazina bujqësore dhe banesa private. Hetuesit zbuluan gjithashtu një kasafortë me vlerë të konsiderueshme, të vendosur në një zonë të izoluar.

Në përfundim të operacionit dyditor, autoritetet raportuan sekuestrimin e 5.07 miliardë forintave hungareze, mbi 2.65 milionë eurove dhe rreth 1.25 milionë dollarëve amerikanë. Vlera e përgjithshme e shumës së zbuluar përllogaritet në afërsisht 17.7 milionë euro.

Hetimet zhvillohen në një kohë kur kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit të dyshuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij, Viktor Orbán.

Magyar, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbánit, ka premtuar zbardhjen e rasteve të dyshuara të shpërdorimit të fondeve publike dhe abuzimit me pushtetin.

Në kuadër të hetimeve të ndryshme, raportohet se janë arrestuar Sesták, dy ish-ministra të tjerë, si dhe vëllai i ish-kryeministrit Orbán, të cilët po përballen me procedime të veçanta penale.

HlSTORlA: 26-υjeçαrja Ιidhet me xhaxhain e shokut

Historia:

Jam një grua e martuar nga 26 vjeç dhe burri im punon jashtë vendit për gjysmën e vitit. Ai është 32 vjeç dhe ai drejton një klub në Spanjë gjatë sezonit të verës.

Unë jam sekreti i fajit të xhaxhait të mikut tim më të mirë:

Kemi një djalë prej shtatë vjetësh. Unë nuk mund të shkoj realisht për të jetuar në Spanjë pasi babai im ka pasur një goditje në tru, por është i divorcuar nga nëna ime dhe ka nevojë për ndihmën time shumë e shumë çdo ditë.

E kam njohur xhaxhain e mikut tim më të mirë për sa kohë që e kam njohur. Ai është 50 vjeç dhe është divorcuar.

Ai jeton në të njëjtën rrugë si ne dhe ka kujdestarinë e djalit të tij tetë vjeçar nga martesa e tij e dytë. Djemtë tanë duan të pushojnë së bashku.

Kam shkuar për të mbledhur djalin tim një mbrëmje dhe xhaxhai i mikut tim më ofroi një gotë verë. U ulëm jashtë ndërsa djemtë luanin sipër.

Ai më pyeti për martesën time dhe unë pranova që gjërat nuk po shkonin mirë. Ai tha, “Nëse ndonjëherë dëshiron të flasësh, unë jam gjithmonë i lirë”.

Ai ishte shumë i sjellshëm. E shtrova dorën për t’i dhënë një shtrydhje dhe ai më tërhoqi drejt tij.

Krahët e tij ndiheshin aq të fortë dhe mbrojtës dhe ishte gjëja më e natyrshme në botë që ta puthte.

Djemtë kishin një gjumë natën atë natë – dhe kështu ndodhi edhe unë. Kur ata u qetësuan, ne patëm s.eksin më të pabesueshëm që kisha përjetuar ndonjëherë.

Ky djalë ishte i ngrohtë dhe i butë dhe dinte ta bënte trupin tim të dhemb me dëshirë.

E bija internoi Veliajn, nëna e drejtoreshës së Burgjeve dënoi me pushkatim poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, Iidhja me Xhafajn dhe saga e një historie që përsëritet

Genc Leka ishte 36 vjeç kur u ekzekutua (1941-1977)

Advertisement

Vilson Blloshmi 29 vjeç kur u ekzekutua (1948-1977)

Kanë kaluar 49 vjet nga pushkatimi i poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, një krim i kryer nga regjimi diktatorial komunist më 17 korrik 1977.

Advertisement

Vilsoni ishte 29 vjeç natën e ekzekutimit. Kishte të njëjtën moshë me Nevrije Fistaj, kryetaren e Gjykatës së Rrethit Librazhd të asaj kohe.

Nevrije Fistaj (Bodo) është nëna e Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.Read alsoVeton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë

Emri i saj lidhet dokumentarisht me gjykimin dhe dënimin me vdekje të dy poetëve disidentë. Sipas dokumenteve zyrtare të dala nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, më 28 prill 1977, Nevrije Fistaj mori pjesë në mbledhjen sekrete të Sekretariatit të Komitetit të Partisë të rrethit të Librazhdit, e cila drejtohej nga Sekretari i Parë, Sotir Koçollari.

Në këtë mbledhje, ku merrte pjesë Prokurori i Rrethit Librazhd, Qani Lavdari, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Librazhdit, Hysen Faqollidhe gjyqtari i çështjes Sybi Sulçe, u vendos që të pandehurit e “grupit të Bërzeshtës” të dënoheshin maksimalisht për “sabotim” dhe “agjitacion e propagandë”, duke paracaktuar vendimin përpara se të kryhej gjyqi formal.

Burimi: Gazeta Panorama

Gjykata e Rrethit të Librazhdit shpalli dënimin me vdekje (pushkatim) të dy poetëve, në kinemanë e qytetit, më 13 qershor 1977. Kryetar i trupit gjykues ishte Subi Sulçe.

Subi Sulçe vdiq në tetor 2016 në Korçë. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, pasi gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e përbuzi tërë kohën për të shkuarën e tij si gjykatës “enverist”, veçanërisht për dënimin ndaj dy poetëve martirë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Nevrije Fistaj (Bodo) e martuar me një tjetër personazh të nomenklaturës komuniste Malo Bodo, të dy nga Dukati i Vlorës, pati një jetë të rehatshme, para dhe pas rënies së regjimit komunist. Çifti pati tre vajza: Vjosa, Aulona dhe Sadleva. Pas viteve ’90, Nevrije Bodo punoi si avokate e licencuar, ndërsa në kohën e pushtetit të Partisë Socialiste, si nëpunëse e Ministrisë së Drejtësisë.

Vilson Blloshmi, që sot duhet të ishte 78 vjeç, sa Nevrije Bodo, la vetëm një vajzë 8-muajshe, Enerjeta, e cila u internua bashkë me familjen, disa ditë pas pushkatimit të tij.

Enerjeta Blloshmi me një adoleshencë të vështirë, u largua për në Itali (1993), pas rënies së regjimit komunist dhe jetoi me kujtimin e babait që nuk e njohu kurrë, por që e takoi përmes poezive dhe përkthimeve të tij. Ajo sot është 50 vjeç dhe prej 33 vitesh jeton në Milano. Atje është martuar dhe ka një vajzë.

Enerjeta Blloshmi, Foto: abcnews

Paç fatin e komunistëve!

Ardhja e demokracisë nuk rivendosi drejtësinë e premtuar për të persekutuarit e regjimit komunist dhe dënimit të krimeve të tij. Demokracia e viteve ’90 rrodhi me shpejtësinë e një tranzicioni që vazhdon dhe nuk ka përfunduar akoma. Ky tranzicion zgjati aq shumë sa “harroi” pikën e nisjes. Me kalimin e kohës, komunistët e dikurshëm të regjimit, u kthyen në kulakët e “persekutuar” të demokracisë. Thuajse të gjitha familjet e nomenklaturës komuniste, u rivendosën në postet kyçe përmes pinjollëve të tyre në rendin e ri demokratik. Sidomos në sistemin e drejtësisë.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Përmetit, Nevrije (Fistaj) Bodo, të treja vajzat i bëri juriste në kohën e demokracisë, rendi ku nuk shihej më e kaluara dhe biografia, por vetëm merita.

Aulona Bodo është prej vitesh ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Ajo nuk arriti në fillim të këtij viti të bëhet gjyqtare, edhe pse u konfirmua në detyrë nga KPK dhe KPA.

Aulona Bodo

Vjosa Bodo (Mujo) është drejtore juridike e kompanisë së sigurimeve “Sicred” sh.a., shoqëri që operon pranë Bankës Credins. Ajo nuk arriti të emërohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi u eliminua nga një konkurrim në vitin 2020 kur aplikoi për këtë pozicion.

Vjosa Bodo (Mujo)

Sadleva Bodo, e lindur më 29 janar 1988, në Librazhd, me një karrierë të varfër, krahasuar me dy motrat e saj, pasi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010, fillimisht (2014) është emëruar sekretare pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, menjëherë me emërimin si Inspektor i Përgjithshëm të Shkëlqim Ganajt. Pas disa muajsh, Ganaj e promovon në specialiste sektori.

Sadleva Bodo

Ishte Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Punëve të Brendshme, i cili raportohet të jetë mik i ngushtë i familjes Bodo, që e emëroi znj. Bodo, në maj 2018 si Drejtoreshë të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, superagjencisë së krijuar në shkurt 2018 që u projektua si Organ Qendror Blerës për të zhvilluar të gjitha prokurimet në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe të gjitha institucioneve të varësisë.

Me largimin e tij nga ministër në nëntor 2018, ai e zhvendos Sadleva Bodon nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në një pozicion komod si drejtoreshë të Drejtorisë së Integrimit Europian, në Ministrinë e Brendshme.

Në verën e vitit 2021, Sadleva emërohet si këshilltare e Drejtoreshёs së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Veizaj (Hajnaj), pozicion që e mbajti deri në tetor të këtij viti, kur u emërua papritur si Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve.

Karrierat e rehatshme të vajzave të ish-gjyqtares së regjimit komunist, u shoqëruan në demokraci edhe me pretendime të natyrës së “kulakëve”. Faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë, tregon të dhëna se si familja Bodo dhe, konkretisht Nevrie Bododhe tre vajzat e saj Vjosa, Aulona dhe Sadleva, tashmë si trashëgimtare të të ndjerit Malo Bodo, kërkojnë të përfitojnë me padi gjyqësore gati gjysmën e Karaburunit, në brigjet e Orikumit. Janë 220 hektarë ose 2,200,000 metra katrorë që zonjat Bodo pretendojnë t’ia marrin pronarëve të cilët e kanë përfituar më parë me vendime të KKP-Vlorë.

Burimi: Faqja Zyrtare e Gjykatës së Lartë

“Dallëndyshja” e burgjeve

Edi Rama, nuk reshti asnjëherë së testuari gratë dhe vajzat e reja pa asnjë përvojë si profesionale ashtu edhe jetësore, në pozicionet kyçe të administratës së tij, që në fund rezultoi një dështim, me shumicën e rasteve nën hetim.

Emrat e Elisa Spiropalit dhe Briseida Shehaj, në drejtimin e doganave dhe tatimeve, në fillim të mandatit të tij qeverisës, ishin eksperimentet e para.

Ndërsa Mirlinda Karçanaj e AKSHI dhe Dallëndyshe Bici e Kadastrës dhe IKMT-së, janë shembujt më kuptimplotë të korruptimit. Pasojat që kanë shkaktuar këto dy personazhe, në aksin qendror të shërbimeve më të rëndësishme publike të vendit, po hetohen nga SPAK dhe, me shumë gjasë rezultati i dëmeve do jetë shokues për gjithë opinionin publik.

Emërimi i Sadleva Bodos, në dukje enigmatik dhe i veshur me misterin e një personi me CV të rëndësishme, nuk është as më pak dhe as më shumë, por si prurjet e tjera, të vendosura aty për një mision të caktuar, si ai Nevrije Bodos në 1977.

Me marrjen e detyrës, drejtoresha e re e burgjeve, përveç fotografive me pamje “engjëllore”, kreu edhe misionin e parë: delegoi firmën për tre ditë (nga data 29.10.2026 ora 08:40 deri nё datёn 1.11.2026, ora 13:00) tek zëvendësi, me qëllim që Erjon Veliaj, të transferohej i qetë nga IEVP Durrës, në IEVP Fier, së bashku me Ergys Agasin që vinte nga “pushimet” në burgun e Bradasheshit të Elbasanit.

Ashtu si nënës së saj gjysmë shekulli më parë, Sadlevës i janë caktuar detyra me burgje dhe internime, por me një ndryshim; nëse në 1977 urdhri ishte për të dënuar poetë, në 2026 poetët nuk ekzistojnë më. Ata janë vrarë të gjithë, në komunizëm dhe më pas në demokraci, si Vilson Blloshmi me Genc Lekën.

Vilson Blloshmi (majtas) dhe Genc Leka (djathtas)

Rama ndryshon mendje: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtur nga …

Pas paqartësive që shoqëruan përfundimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, sekretari i përgjithshëm Blendi KIosi ka dalë me një sqarim të ri, duke konfirmuar se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të partisë.

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votimi për përjashtimin e tyre, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka sqaruar tashmë se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë.

Fillimisht, Klosi deklaroi për mediat se Spiropali vijonte të ishte anëtare e Partisë Socialiste, çka krijoi përshtypjen se kërkesa e Ramës për përjashtim ishte shtyrë.

Por me një deklaratë të re, sekretari i përgjithshëm ka sqaruar se qëndrimi i partisë është për largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet, ndërsa anëtarësia e tyre në PS nuk vihet në diskutim.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble eshte shume i thjeshte. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshe vetëm që u bë natë”, deklaron Klosi.

Sipas informacioneve nga mbledhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar përjashtimin e Spiropalit, duke argumentuar se Partia Socialiste duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet brenda saj dhe jo përmes masave përjashtuese. Pavarësisht kundërshtimit të tyre, Klosi ka konfirmuar se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të Partisë Socialiste, ndërsa do të vijojnë të mbeten anëtarë të saj.

Në përditësim…

Albana Koçiu kandìdate për Bashkinë e Tiranës?! Në mbështetje i vjen Balluku, por socialistët e shohin si disfatë

Vendosja e Albana Koçiut në drejtimin e Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës duket se është vetëm faza publike e një procesi që, sipas burimeve të Vox News, ka nisur prej disa javësh në prapaskenë.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Belinda Balluku prej rreth tre javësh ka nisur të punojë me strukturat socialiste në Tiranë, duke kërkuar riorganizimin dhe mobilizimin e tyre në funksion të betejës së ardhshme për kryeqytetin.

Sipas të njëjtave burime, lëvizjet e Ballukut kanë pasur si objektiv politik forcimin e pozicionit të Albana Koçiut, për të bindur e cila Edi Ramën si një nga emrat për garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

Kjo, sipas informacionit të Vox News, është edhe një nga arsyet kryesore përse Rama vendosi Koçiun në drejtimin e strukturave socialiste të kryeqytetit.

Vendimi formal u bë publik gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Albana Koçiu dhe Ervin Demo u propozuan si bashkëkryetarë të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Në publik, PS ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Edhe Taulant Balla deklaroi në Asamble se partia duhet të zhvillojë një proces përzgjedhjeje dhe për Tiranën të zgjedhë kandidatin që, sipas vlerësimit të PS-së, maksimizon rezultatin elektoral.

Por brenda strukturave, sipas burimeve të Vox News, Koçiu po mbështetet nga Balluku fuqimisht, pasi siç thuhet në korridoret e PS thuhet se e ka ushtaren e saj të përbetuar për ta vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës.

Pikërisht kjo zgjedhje ka hapur edhe një debat të fortë brenda socialistëve.

Burime të Vox News bëjnë me dije se një grup figurash të PS-së nuk janë të bindur se Albana Koçiu është kandidatura që i garanton partisë rezultatin që kërkon në Tiranë.

Një nga zërat më kritikë ka qenë Pandeli Majko. Gjatë diskutimeve të brendshme në Asamble, Majko ka ngritur shqetësimin për gjendjen elektorale të socialistëve në kryeqytet dhe ka paralajmëruar se situata është shumë më problematike nga sa paraqitet publikisht.

“Dua të them diçka që ju s’keni asnjëri guxim ta thoni, por të gjithë e mendoni: Tiranën e kemi të humbur. Nëse bëhen zgjedhje sot, ne nuk fitojmë”, ka thënë Majko pas pompimit që Rama i ka bërë Koçiut.

Por shqetësimi nuk ka qenë vetëm i Majkos. Edhe socialistë të tjerë kanë shfaqur rezerva për mënyrën se si po ndërtohet strategjia për Tiranën dhe për emrin që mund të përfaqësojë PS-në në garën për bashkinë.

Ajo që tashmë është e qartë edhe nga komunikimi publik i socialistëve është rëndësia që Tirana ka marrë në strategjinë e PS-së për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Gjatë Asamblesë është kërkuar që vëmendja kryesore e strukturave të përqendrohet te kryeqyteti, ndërsa drejtuesit socialistë kanë folur hapur për intensifikimin e punës organizative dhe pranisë në terren. ©Copyright Vox News

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 15 Nëntor 2026


Dashi

Lidhje të ndryshme, udhëtime të shkurtra, mënyra e gjetjes së informacionit të nevojshëm, po bëhet shumë e rëndësishme për ju. Kjo është fusha ku ju do të jeni në gjendje të aplikoni aftësitë tuaja personale shumë shpejt. Jeta ju jep një mundësi të mirë për të rihapur disa burime të pazakonta të informacionit, duke përfshirë edhe ato të fshehta dhe joformale.

Demi

Kapni momentin dhe përfitoni nga gatishmëria e partnerëve tuaj për t’iu bërë një nder të madh. Një mbështetje e tillë do të jetë shumë e dobishme gjatë kësaj dite, por kini kujdes që të mos bini viktimë e strategjisë dhe largpamësisë suaj.

Binjakët

Do të gdhendni vetë lumturinë tuaj dhe arritja e saj do të varet nga vullneti juaj personal. Emocionet fulturuese janë të larta, për shkak të prirjes suaj për të arritur atë që doni. Gjithashtu do të kërkoni shoqërinë e miqve tuaj, madje do të arrini të pëlqeni, ose të dashuroheni me dikë.

Gaforrja

Do të jeni në gjendje të lëvizni malet, për të arritur një qëllim të caktuar. Shanset tuaja për sukses sportiv apo tregtar po bëhen më të larta. Ju mund të keni fituar dashurinë e të afërmve tuaj, dhe kujdesin e tyre të ngushtë. Gjithashtu ju mund të keni problem në shfaqjen e dashurisë me veprime.

Luani

Kjo është një kohë e mrekulleshme për të fituar popullaritet dhe famë të gjerë. Ju mund të zgjidhni të bashkëveproni në këtë drejtim së bashku me partnerin tuaj. Ndoshta do të ndihmoheni nga dashuria e dikujt, me origjinë dhe pikpamje të ndryshme.

Virgjëresha

Siguroni hapësirë për krijimtarinë tuaj. Mos e kufizoni veten në detyra të vogla dhe të parëndësishme. Ju mund të jepni më shumë autoritet në punë. Nëse nuk keni shanse për të vepruar siç dëshioroni, ju mund të bëheni mjaft agresiv dhe do të përpiqeni që njerëzit rreth jush të analizojnë përvojën dhe autoritetin tuaj.

Peshorja

Ju duhet të zgjidhni kohën për një takim në varësi të asaj të cilën e konsideroni pjesën më të rëndësishme të komunikimit. Nëse doni të forconi ndjenjat tuaja apo të ngacmoni interesin e dikujt ndaj jush, harmonizimi i marrëdhënieve dhe diskutimet e ndërsjellta nuk do të vonojnë që të sjellin dialogun e duhur gjatë orëve të para të ditës.

Akrepi

Nuk ka asgjë të pamundur për të lindurit e kësa shenje, nëse ata duan të përmirësojnë jetën e tyre dhe të ndihmojnë familjen. Ju do të punoni dyfish nëse jeni të frymëzuar apo keni besim për një të ardhme më të mirë. Mund të arrini sukses në fusha që kanë të bëjnë me pasuri të patundshme, duke punuar me mjete dhe pajisje të ndryshme, punë në shtëpi etj.

Shigjetari

Prania e partnerit tuaj do të fitojë gjithnjë e më shumë rëndësi në jetën tuaj. Me shumë gjasa ju ende nuk e keni një ide të qartë se si do e luani këtë pjesë. Bëni durim, në mënyrë që të mos përballeni me ngjarje të papritura.

Bricjapi

Do t’iu duhet ti provoni qëllimet tuaja të mira me vepra dhe jo me fjalë. Përpjekjet tuaja për të fshehur situatën e vërtetë financiare, mund të prekin disa sfera të jetës dhe mund të krijojë disa keqkuptime me njerëzit tuaj të dashur.

Ujori

Bujaria dhe mirësia juaj mund të arrijnë në një shkallë të paparë. Ju mund të keni mbresa të mira në çdo gjë që ka lidhje me udhëtimet, arsimin, mjekësinë etj. Ekziston një mundësi shumë e mirë për të përfshirë të afërmit tuaj në problemet tuaja ose të krijoni kontakte të mira me ta gjatë një pune që do bëni bashkë.

Peshqit

Yjet kërkojnë që të përqëndroheni në disa nga përpjekjet tuaja që lidhen me jetën tuaj në familje dhe marrëdhëniet me ata me të cilët jetoni nën të njëjtën çati. Nëse keni lindur në shkurt, një ndryshim i thellë do të jetë i mbushur me siklet, stres dhe probleme të vogla.

Një barazim e ngjit Shqipërinë në Ligën B, Maran zbulon lajmin për Muçin para finales me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në tokën ‘mëmë’ për ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve, që luhet të dielën kundër Bjellorusisë në Hungari.

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran dhe mesfushori Kristjan Asllani në konferencë për shtyp e cilësuan Bjellorusinë si një nga kundërshtarët që i ka lodhur më tepër në këtë grup.

“Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për mungesën e Ramadanit. Të gjithë janë në lartësinë për të luajtur me Kombëtaren. Ndoshta është momenti i duhur për të luajtur edhe lojtarë të tjerë. Është mundësi e mirë edhe për ta. Muçi nuk u stërvit sot me ekipin dhe mbetet për tu vlerësuar gjendja e tij.

Në fakt është kundërshtari që na ka lodhur më tepër në këtë grup. Ka pasur një ecuri të mirë dhe ka vetëm një humbje ndaj nesh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati dhe të vendosur. Kemi krijuar një identitet si skuadër dhe djemtë janë gati për të dhënë maksimumin. Ne utemi në fushë për të dhënë më shumë seç mund të kemi bërë në ndeshjen e kaluar.”, deklaroi Maran.

Shqipëria vjen si kryesuese e grupit C1 në Ligën e Kombeve, me 12 pikë. Bjellorusia ndjek në vendin e dytë me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit.

Lajm i keq për Kombëtaren/ Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Ernest Muçi ka shumë gjasa të mungojë në ndeshjen që Kombetarja do të luajë sonte kundër Bjellorusisë.

25-vjeçari, sipas burimeve, nuk është stërvitur as sot me pjesën tjetër të futbollistëve për shkak të goditjes që mori nga lojtari i Finlandës dy ditë më parë.

Për këtë arsye ai u ndëshkua me karton të kuq, por Shqipëria rrezikon të humbasë yllin e saj që realizoi një supergol ndaj Finlandës.

Muçi sot është stërvitur vetëm në palestër, ndërsa në një moment të dytë doktorri i kombëtares do ti bëjë një ekzaminim më të plotë, për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm apo jo.

Betoni i bashkon, politika i ndan/ “Delfini” i ShkëIzenit themelon kompaninë që do të ndërtojë përbindëshin 65 kate

Pas kontratës me Korporatën e Investimeve Shqiptare, biznesmeni Shkëlqim Beshiri ka regjistruar shoqërinë që do të ndërtojë dhe administrojë kullën në zemër të Tiranës. Kompania e tij është pjesë e projektit të përzgjedhur mbi 4.760 metra katrorë truall publik, ndërsa lidhjet e Beshirit me familjen Berisha e vendosin sërish në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes pushtetit të Edi Ramës dhe interesave të biznesit pranë opozitës.

Shkëlqim Beshiri, ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës në bizneset e ndërtimit, ka themeluar kompaninë që do të realizojë kullën 65-katëshe pranë Pallatit të Kongreseve. Projekti, i siguruar më parë përmes një gare të Korporatës së Investimeve Shqiptare, po merr formë konkrete me krijimin e një shoqërie të posaçme për investimin mbi truallin shtetëror në zemër të Tiranës.

Sipas dokumenteve të publikuara nga ‘Kapitali’, kompania “KLAR” sh.p.k. ka themeluar shoqërinë “Klar Congress Development” sh.p.k., me kapital fillestar 10 milionë lekë. Shoqëria e re zotërohet 100% nga “KLAR”, ndërsa administrator është emëruar Gentjan Sali.

Objekti i aktivitetit të kompanisë së re lidhet drejtpërdrejt me kontratën e sipërmarrjes të nënshkruar më 5 tetor 2026 ndërmjet “KLAR” dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kontrata përfshin projektimin, financimin, ndërtimin, menaxhimin dhe operimin e projektit për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe zhvillimin e një objekti multifunksional në pronën shtetërore ngjitur me të.

Kjo është faza e radhës e një investimi që qeveria Rama e ka futur në rrugën e realizimit prej vitit të kaluar. Në shtator 2025, me vendimin nr. 503, qeveria i kaloi Korporatës së Investimeve Shqiptare 4.760 metra katrorë truall publik, pjesë e hapësirës së gjelbër rreth Pallatit të Kongreseve, që më parë ishte në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Më 27 nëntor 2025, drejtoresha e Korporatës, Elira Kokona, shpalli garën për zhvillimin përmes sipërmarrjes private të objektit multifunksional pranë Pallatit të Kongreseve. Fitues u shpall konsorciumi i përbërë nga studioja zvicerane “Herzog & de Meuron Basel Ltd”, Julian Beqiri, Marsela Demaj, Michel Desvigne, Gentian Shkurti, SUEB Industries, The Space Factory dhe “KLAR” sh.p.k.

Përtej emrave të arkitektëve dhe prezantimit të projektit, një prej kompanive të konsorciumit është pikërisht ajo e Çim Beshirit, biznesmenit që ka dalë në disa projekte të mëdha ndërtimi dhe që lidhet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Beshiri ka siguruar më parë leje ndërtimi për tre hotele në Himarë dhe statusin e investitorit strategjik për një kompleks vilash e pallatesh në Lalëz, në një sipërfaqe prej 119 hektarësh tokë shtetërore, nga të cilat 28 hektarë janë pyll me pisha buzë detit.

Projekti

Më 17 nëntor 2025, ai mori gjithashtu leje për një kullë tjetër 65-katëshe mbi tokë dhe gjashtë kate nëntokë në Bulevardin e Ri të Tiranës, me funksione banimi, tregtie dhe hotelerie.

Ndërkohë, familja Berisha është lidhur edhe me projekte të tjera ndërtimi në kryeqytet përmes Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës.

Në rastin e Pallatit të Kongreseve, projekti është paraqitur si ndërhyrje për përmirësimin e një objekti publik, me ndryshime në çati, akustikë dhe shtimin e gjashtë sallave të konferencave me rreth 1.600 vende. Por pjesë e së njëjtës marrëveshje është ndërtimi i kullës gjigante me zyra dhe hoteleri në truallin publik ngjitur.

Kështu, ndërsa qeveria Rama ka vënë në dispozicion pronën shtetërore dhe ka zhvilluar procedurën e përzgjedhjes së projektit, kompania e Çim Beshirit po organizon strukturën tregtare për zbatimin e tij.

Themelimi i “Klar Congress Development” është zhvillimi më i fundit i kësaj historie: projekti i kullës është përzgjedhur, kontrata është nënshkruar dhe tashmë është krijuar edhe shoqëria që do të merret me realizimin e investimit.

Nga 4.760 metra katrorë lulishte publike te një kullë 65-katëshe për aktivitete private, ky është transformimi që po merr formë pranë Pallatit të Kongreseve, me firmën e Çim Beshirit dhe me vendimet e qeverisë Rama në themel të projektit. /Pamfleti

Anglezët “zbërthejnë” Çopjat/ Dokumentari kushtuar grupit shqiptar ka zbuluar se si funksionon trafiku i kok¤inës në ishull

Dokumentari i stacionit televiziv britanik të lajmeve Sky News për dominimin e tregut të importit dhe shitjes së kokainës nga mafia shqiptare është, argumentueshëm, dokumentari më profesional dhe më i balancuar i prodhuar ndër vite për mënyrën se si operon dhe përhapjen e krimit të organizuar shqiptar në Londër dhe në mbarë ishullin, praktikisht!

Përmes hetimit të specializuar të gazetarëve të kamufluar të Sky News, mësohet historiku i dominimit të tregut të kokainës në Britani, përmes një prej lordëve shqiptarë, si Franc Çopja, i cili në perandorinë e vet në Evropë dhe më gjerë kishte si vendin më të preferuar Britaninë dhe Londrën, ku ka jetuar disa vite, në zonën e Tottenhamit, në verilindje të metropolit!

Dokumentari dëshmon se sa joshës dhe fitimprurës është biznesi i importimit dhe shpërndarjes së kokainës, ku shumat për një shpërndarës të thjeshtë shkojnë në 280 sterlina në ditë ose rreth 143 mijë në vit! Një telefon i linjave të shpërndarjes, me databazën e klientëve, shkon deri në 300 mijë sterlina, nëse shitet ose del nga biznesi i shpërndarjes së drogës përmes linjave të telefonave celularë!

Në këtë dokumentar të Sky News britanik theksohet modeli i biznesit të kësaj tregtie, ku shqiptarët kanë shmangur personat ndërmjetës dhe kanë vendosur kontakte direkt me prodhuesit dhe importuesit nga Amerika Latine, ku grupet kriminale shqiptare, edhe pse nga një vend i vogël, janë shndërruar në lojtarë të rëndësishëm të trafikut të kokainës në shkallë globale!

Sipas dokumentarit investigativ dhe deklaratave të specialistëve britanikë të ligjzbatimit, theksohet gjenialiteti kriminogjen i shqiptarëve në këtë biznes kriminal dhe aftësia e tyre për të shfrytëzuar teknologjinë më të fundit, duke e bërë porosinë dhe shpërndarjen e kokainës tek klientët britanikë njësoj si porosia e një pice online ose me telefon!

Cilësia e pastër dhe sasia e kokainës së sjellë nga shqiptarët në ishull është një tjetër aspekt i modelit të biznesit të aplikuar, i ndërthurur edhe me vrazhdësinë dhe ndëshkueshmërinë ekstreme në rastet e prishjes së biznesit dhe pazareve të drogës nga rivalët e tjerë shqiptarë ose jo.

Ky dokumentar i Sky News anashkalon, në fakt, realitetin e ekzistencës së një tregu të madh përdoruesish britanikë të kësaj droge në veçanti dhe të drogave të tjera në përgjithësi, treg që shqiptarët e gjetën në ishull dhe e bënë të tyren si pjesë të ekuacionit kriminal.

Grupet shqiptare të kokainës, konkludohet në dokumentar, do të vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë në ishull, pavarësisht luftës së madhe nga autoritetet ligjzbatuese britanike, për shkak edhe të përshtatjes së vazhdueshme të këtyre grupeve kriminale, të cilat zakonisht janë disa hapa përpara dhe tejet prolifike në mënyrën se si e kryejnë aktivitetin e tyre kriminal!

Edhe pse gazetari i Sky News ishte i kujdesshëm në bërjen e dallimit mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm që punojnë e paguajnë taksat në ishull, ndryshe nga një numër i panjohur shqiptarësh që merren me importimin dhe shpërndarjen e drogës në Britani, titulli i dokumentarit investigativ, “The Drug Lords Next Door”, ose “Bosët e drogës, komshi me ju”, pashmangshmërisht, edhe pse ndoshta jo qëllimisht, bën që çdo shqiptar mes komshinjve anglezë të shihet me skepticizëm, edhe pse mund të jetë më i ndershëm edhe se britanikët!

Ky dokumentar mbetet të shihet se sa do të ndikojë edhe në audiencën britanike, ku shumë syresh po vizitojnë në numra të lartë Shqipërinë dhe mbeten të impresionuar për mirë, edhe përkundër narrativës antishqiptare ndër vite, edhe për shkak të antiheronjve jo të heshtur të krimit shqiptar në Britani!/Top Channel