Mediat greke: Dëshmi tron ditëse për υdekjen e Giorgos Mazonakis, dalin deklaratat e mjekëve

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me vdekjen e Giorgos Mazonakis, ndërsa dëshmitë e punonjësve të urgjencës mjekësore në Greqi ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si u trajtua rasti në klinikën në rrugën Karneadou.

Emisioni “Live News” në televizionin MEGA ka publikuar dëshmitë e shpëtimtarëve të EKAB-it, të cilët mbërritën në klinikë. Sipas tyre, personeli mjekësor nuk u kishte dhënë informacion të plotë për rrethanat që kishin paraprirë gjendjen kritike të pacientit.

Një prej shpëtimtarëve deklaroi se kishte pyetur mjekun se sa kohë kishte qenë pacienti në arrest kardiak dhe kishte marrë përgjigjen se bëhej fjalë për rreth 10 minuta. Ai tha gjithashtu se vetëm më vonë kishte mësuar se pacienti ishte Mazonakis dhe se dyshohej se kishte marrë substanca psikoaktive.

Sipas dëshmisë, mjekët fillimisht kishin deklaruar se pacientit nuk i ishte dhënë asnjë medikament tjetër përveç adrenalinës. Shpëtimtarët pretendojnë se, pavarësisht pyetjeve të përsëritura, nuk morën informacion të plotë për trajtimin që kishte marrë 58-vjeçari.

Ndërkohë, emisioni publikoi edhe disa biseda në WhatsApp të një sekretareje 28-vjeçare, ku përmenden propofoli, substancat qetësuese dhe dyshimet për administrimin e medikamenteve. Në një prej mesazheve ngrihen edhe dyshime për përgjegjësi të mundshme penale.

Ata treguan se, kur mbërritën, Mazonakis ndodhej në një pozicion të papërshtatshëm mbi shtratin mjekësor dhe se ata morën përsipër menjëherë reanimimin. Më pas, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mjekët e klinikës nuk e shoqëruan.

Në një tjetër zhvillim, është bërë e ditur se anestezisti, i cili dyshohet se kishte bashkëpunuar me klinikën në rrugën Karneadou, nuk rezultonte i regjistruar në Shoqatën Mjekësore të Athinës (ISA).

Rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të personelit mjekësor mbeten objekt hetimi.

Raporti i ParIamentit italian: Mafia shqiptare po ulet si e barabartë në takimet e nivelit të lartë të Ndranghetas dhe Cosa Nostras

Grupet e organizuara kriminale shqiptare në Itali nuk shihen më thjesht si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës me mafian italiane.

Në disa prej rrjeteve më të fuqishme kriminale të Italisë Veriore, ato kanë fituar një rol që prokurorët italianë e përshkruajnë si gjithnjë e më të afërt me atë të organizatave tradicionale mafioze.

Ky është një nga përfundimet të raportit të Komisionit Parlamentar Antimafia të Italisë, i cili shqyrton shtrirjen e ’Ndrangheta-s në ekonominë dhe territorin e veriut të vendit.

Në qendër të këtij transformimi qëndron hetimi Hydra, i zhvilluar në Lombardi, ku autoritetet kanë dokumentuar marrëdhënie mes ’Ndrangheta-s, Cosa Nostra-s dhe grupeve kriminale shqiptare.

Prokurorja italiane Alessandra Cerreti i përshkruan përfaqësuesit e grupeve kriminale shqiptare si “një prani të heshtur, por të vazhdueshme dhe të kualifikuar”, përkrah dy prej organizatave historike mafioze të Italisë.

Sipas dëshmisë së saj, përfaqësues të grupeve shqiptare kanë qenë të pranishëm në momentet më të rëndësishme të jetës së organizatës, përfshirë takimet e nivelit të lartë.

Fakti që ata mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të dëgjojnë diskutime mbi çështjet thelbësore të organizatës, thekson prokurorja, kërkon një rivlerësim të rolit të tyre.

Në raport, ky pozicion përshkruhet si ai i bashkëbiseduesve gjithnjë e më të rëndësishëm, pothuajse në nivel të barabartë me grupimet tradicionale mafioze.

Një aleancë që shkon përtej drogës

Rëndësia e grupeve shqiptare lidhet veçanërisht me aftësitë e tyre operative, logjistike dhe ndërkombëtare në trafikun e narkotikëve.

Sipas prokurorëve italianë, disa prej këtyre grupeve kanë arritur të bëhen bashkëbisedues të domosdoshëm për organizatat mafioze italiane në segmente të caktuara të tregut të drogës.

Por kjo nuk do të thotë se shqiptarët kanë zëvendësuar mafiet historike.

Përkundrazi, raporti përshkruan një transformim të tregut kriminal të Lombardisë, ku organizatat tradicionale ruajnë strukturën dhe ndikimin e tyre, ndërsa bashkëpunojnë me grupe të huaja që zotërojnë kapacitete të veçanta ndërkombëtare.

’Ndrangheta, sipas dokumentit, mund të bashkëpunojë njëkohësisht me mafiet italiane, grupet shqiptare, rrjetet amerikano-jugore të narkotrafikut dhe sistemet kineze të transferimit të parave, pa humbur strukturën familjare dhe lidhjet me Kalabrinë.

Kjo aftësi për t’u përshtatur përbën një nga karakteristikat kryesore të zgjerimit të saj.

Portet italiane dhe lidhjet me Amerikën e Jugut

Një tjetër pjesë e raportit, e mbështetur në dëshminë e prokurorit të Gjenovës, Nicola Piacente, përshkruan lidhjet mes organizatave kalabreze dhe grupeve shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas Piacente-s, hetimet e fundit kanë zbuluar “marrëdhënie të qëndrueshme dhe absolutisht paqësore, madje strategjike” mes organizatave kalabreze dhe atyre shqiptare.

Portet e Gjenovës, Vado Ligure-s dhe La Spezia-s identifikohen si pika të rëndësishme të hyrjes së ngarkesave të drogës që mbërrijnë përmes rrugëve detare nga Kolumbia, Ekuadori, Peruja, Kili dhe Brazili.

Prokurori përshkruan të paktën gjashtë ose shtatë rrugë të identifikuara për transportin dhe shkarkimin e narkotikëve.

Në disa raste, grupet shqiptare kanë përdorur edhe zhytës për të nxjerrë drogën nga anijet ose zonat portuale.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e punonjësve të logjistikës dhe transportit brenda porteve, të cilët mundësojnë identifikimin dhe nxjerrjen e ngarkesave nga kontejnerët.

Piacente saktëson, megjithatë, se autoritetet nuk kanë prova për përfshirje strukturore të kompanive të transportit detar.

Milano, qendra ku droga kthehet në kapital

Sipas raportit, hetimi Hydra tregon se trafiku i narkotikëve nuk është vetëm një veprimtari kriminale më vete, por edhe burimi financiar që ushqen pastrimin e parave dhe depërtimin në ekonominë e ligjshme.

Prokuroria e Milanos e përshkruan territorin milanez si një nga nyjat më të rëndësishme ndërkombëtare për furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

Kapitalet e krijuara nga importimi i sasive të mëdha të narkotikëve, sipas hetuesve, mund të riinvestohen në veprimtari ekonomike, duke mjegulluar kufirin mes biznesit të ligjshëm dhe strukturave kriminale.

Në këtë mjedis, organizatat mafioze nuk mbështeten vetëm te dhuna apo kontrolli territorial. Ato përdorin marrëdhënie biznesi, struktura financiare dhe rrjete ndërkombëtare bashkëpunimi.

Pikërisht këtu qëndron edhe paralajmërimi më i rëndësishëm i raportit parlamentar: transformimi i mafies italiane nuk nënkupton zhdukjen e strukturave të saj tradicionale, por aftësinë për t’i kombinuar ato me forma të reja të veprimtarisë kriminale.

Dhe në këtë arkitekturë të re, sipas dëshmive të prokurorëve italianë, grupet kriminale shqiptare nuk qëndrojnë më domosdoshmërish në periferi./voxnews

SPAK zgjeron hetìmet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë 450 mijë euro drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

Hetimet e SPAK në lidhje me abuzimet nga ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni, përvec nxjerrjeve të sekreteve shtetërore, raportohet se lidheshin dhe me komponentë financiar.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për Ora News se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani.

Lëvizja e fundit vjen pasi SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit.

Më konkretisht, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë arritur të zbulojnë një transfertë prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e cila është anuluar më 27.02.2024.

Mësohet se transferta në fjalë kishte destinacion shoqërinë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH” dhe ishte kryer me përshkrimin “pagesë për kontratë huaje”, datë 26.02.2024.

Hetimet e bëra kanë nxjerrë në pah se drejtuesi i kompanisë gjermane është Izet Dingler, vëllai i Vlora Hysenit.

Për këto transferta dhe marrëdhëniet e shoqërisë “Fortis Beton” sh.p.k., e përfshirë në dosjen e AKSHI-t, me shoqëritë gjermane, janë pyetur Ardit Sota dhe Genci Shima, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për punimet dhe se nuk i njohin përfaqësuesit e shoqërive gjermane.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme parashtron se krijohen dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka përdorur fondet e AKSHI-t për të korruptuar Vlora Hysenin.

Sipas SPAK, anulimi i transfertës prej 450 mijë eurosh, më 27.02.2024, nuk e përjashton dyshimin për premtimin dhe pranimin e përfitimit të parregullt nga ish-drejtoresha e SHISH-it, në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete të institucionit ndaj Agasit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme parashtron se kjo skemë dyshohet se është përdorur nga personat nën hetim për të fshehur origjinën dhe natyrën kriminale të produkteve të veprës penale të korrupsionit, si dhe të përfitimeve të paligjshme nga prokurimet publike të AKSHI-t./oranews

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 mln lekë, 17-vjeçari: S’kam t’i paguaj. Jetojmë me kemp si famiIje. Asgjë s’më tremb, do jem në protestë deri në largimin e Ramës

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24.

Në prononcimin për gazetarin Osman Stafa, protestuesi tha se nuk ka para që të paguajë një gjobë kaq të madhe.

Ai tha se jetojnë me kemp si familje dhe se janë në kushte tepër të vështira.

Protestuesi deklaroi se asgjë nuk e tremb dhe se do të protestojë deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Protestuesi: Unë isha duke luajtur, nuk kam qenë pjesë e protestës.

Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me kemp kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë.

Nuk na del aspak. Unë kam punuar në mobileri, merrja 360 mijë lekë, nuk del për asgjë. Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë. Shteti asgjë nuk më jep për vdekjen e nënës, vetëm në shkollë marr një bursë.

Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do marr pjesë derisa të japë dorëheqjen Rama. Nuk më frikëson asgjë.

VIDEO

Ekspozoi gj¤k sin komρΙet, 21-v jeçαren desh e zbritën nga avioni: Le nam! Hìdh diçka krahëve!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej aeroporteve në Birmingham.

Një 21-vjeçare rrezikoi të humbiste udhëtimin e saj dhe ta zbrisnin nga avioni pasi ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Vajza e quajtur Emily O’Connor kishte veshur një bluzë të shkurtër të zezë dhe pantallona ngjyrë portokalli me bel të lartë, kur një

prej anëtarëve të stafit të linjës ajrore i tha të zbriste pasi nuk kishte respektuar kodin e veshjes.Ajo u çua në këmbë dhe nisi t’u drejtohej udhëtarëve të tjerë:

Njerëz! Nëse veshja ime ju ofendon, më thoni sepse do mbulohesha me gjithë qejf!”

Një burrë u çua nga vendi i tij dhe e ofendoi duke e quajtur idiote dhe duke e detyruar të hidhte diçka krahëve.

Ajo u ul në vendin e saj dhe veshi një xhaketë për t’u mbuluar.

Një shënim në kodin etik shkruante se “Pasagjerët me veshje të papërshtatshme që shqetësojnë pasagjerët e tjerë, nëse nuk kanë veshje të tjera për t’u ndërruar do të zbresin menjëherë nga avioni”.

Horoskopi JAVOR (9-15 Nëntor 2026): Ja parashikimet shenjë për shenjë për javën e ardhshme

Me njohuri që dalin në pah, mendime që gjejnë rrugën e tyre dhe një vrull të ripërtërirë që ju shtyn përpara, fjala kyçe këtë javë është një fillim i ri : lënia pas e hezitimeve dhe ecja përpara me besim të ripërtërirë. Ja parashikimet shenjë për shenjë për javën e ardhshme.
Horoskopi javor: parashikime shenjë për shenjë për 9-15 nëntor 2026;

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Një javë ku durimi juaj, ai mikrosekondë i lavdishëm para një shpërthimi tërbimi, vihet në provë. Do të donit të nisnit aventura të reja me hirin e një buldozeri, por e gjeni veten të zhytur në debate të pafundme, të bindur se partneri juaj po ju shikon me dyshim dhe po ju etiketon krejtësisht padrejtësisht. Në vend që të nxitoni, duke bërtitur arsyet tuaja, përpiquni të krijoni një revolucion të vërtetë: dëgjoni pa ndërprerë dhe mos harroni se nuk ka medalje ari për të fituar debatin më të pakuptimtë. Merrni frymë thellë, fikni autopilotin e debatit dhe shijoni emocionin e një armëpushimi surprizë. Vlerësimi: 6.5

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Kjo javë fillon me një shpërthim, i dashur Dem, dhe tundimi për të hedhur gjithçka dhe të gjithë nga dritarja do të jetë më i fortë se dashuria juaj e thellë për divanin. Ndihet sikur fati e ka përgatitur veten për një provë qëndrueshmërie emocionale, duke ngacmuar çdo pasiguri tuajën vetëm për të parë se sa shpejt do të humbisni durimin. Ankthi zien, zemërimi nxehet dhe dëshira për të bërtitur mosmiratimin tuaj me gjithë shpirt e bën gjakun tuaj të vlojë si një tenxhere me polenta në sobë. E gjeni veten me një fitil shumë të shkurtër dhe një tolerancë zero për botën e jashtme. Praktikisht një bombë me sahat që pret të shpërthejë. Vlerësimi: 5.5

BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)

Mund të rivalizosh lehtësisht me një njëbrirësh për sa i përket bukurisë dhe paarritshmërisë që je, i dashur Binjakë. Ti lëviz me hirin e dikujt që e ka kuptuar jetën dhe atë të dikujt që thjesht nuk shqetësohet kurrë. Përzierja jote e zgjuarsisë magnetike dhe ironisë therëse thyen zemrat dhe mbjell zili, dhe ta pranojmë, të shikosh veten në pasqyrë në mëngjes madje tërheq një buzëqeshje miratimi të thellë. Ndërsa shenjat e tjera përballen me dramën dhe humorin e keq, ti parakalon në pasarelën e zodiakut, duke shpërndarë perla sharmi dhe hijeshie. Shijoje këtë apoteozë të freskisë, sepse vetë-festimi, herë pas here, është madje terapeutik. Vlerësimi: 9

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Po ndjek dikë që po distancohet? As në ëndrrat e tua, i dashur Gaforre. Nëse jeta jote dashurore është e tendosur dhe distanca nga ata që janë afër teje është e prekshme, reagimi yt sigurisht që nuk është të zhytesh me kokë në sqarime. Në vend të kësaj, ulesh rehat në divanin e sigurive të tua, duke parë panoramën e mjegullt. Nuk ke asnjë dëshirë për të luftuar, dhe kjo është në rregull. Në vend që të humbasësh frymën me shpjegime të lodhura, preferon të eksplorosh thellësitë e tua të brendshme. Kështu, e gjen veten duke kryer një studim speleologjik të zemrës sate, duke u zhytur në mëri të vjetra dhe dëshira të fshehura. I beson vetëm shqisës tënde të gjashtë, e cila tani për tani është një radar i pagabueshëm. Vlerësimi: 6 +

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Të ulërish në botë me kurorën tënde fort në kokë vjen shumë lehtë, Luan i dashur, veçanërisht tani që po rrezaton energji, tërheqje seksuale dhe vetëbesim. Ndihesh fjalë për fjalë i pathyeshëm, gati për të pushtuar çdo skenë me madhështinë tënde të zakonshme pa mundim. Sa keq, pikërisht ndërsa kënaqesh me madhështinë tënde, brenda mureve të shtëpisë tënde ose në bisedat më intime, ka një kërcënim zvarritës që pret të të pengojë pikërisht ndërsa po bën hyrjen tënde triumfuese. Mjafton vetëm një fjalë e keqkuptuar, një gabim djallëzor ose një keqkuptim i parëndësishëm familjar për ta transformuar shfaqjen tënde në kohën kryesore në një krizë nervore. Vazhdo përpara me gjithë madhështinë tënde, por mbaj një këmbë në frenim kur flet me ata përreth teje: edhe mbretërit rrezikojnë të rrëshqasin mbi lëkurat e bananes. Vlerësimi: 8 –

VIRGJËRESHA (3 gusht – 22 shtator)

Virgjëreshë e dashur, je aq e mirë në vendosjen e rendit në kaosin e jetës saqë kohët e fundit meriton një medalje nderi. E di saktësisht se çfarë objektivash të vendosësh, çfarë strategjish të zbatosh dhe cilat detaje të sqarosh për të arritur rezultate maksimale me përpjekje minimale. Ndihesh praktikisht si një përzierje e pakrahasueshme midis një shahisti të klasit botëror dhe një mjeshtri të disiplinës Zen. Mendja jote vrapon me shpejtësi marramendëse dhe nxjerr zgjidhje të shkëlqyera. Je aq e fokusuar, e organizuar dhe e vetëdijshme saqë edhe pengesat më të fshehta e prishin axhendën tënde të përsosur. Vlerësimi: 8

PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)

Të nxjerrësh në pah estetin e mprehtë që ke brenda teje nuk është ndjerë kurrë kaq natyrale, miku im. Aktualisht po bën një pastrim të pazakontë – asnjë pastrim Pashkësh, asgjë më shumë! Po shqyrton me kujdes marrëdhëniet, miqësitë dhe, në përgjithësi, ndërveprimet shoqërore me ashpërsinë e një kritiku arti që përballet me një pikturë të varur shtrembër. Kushdo që mendonte se mund të të shpërfillte me disa fjalë të sjellshme ose të të merrte si të mirëqenë, po has në një pengesë të një shkëputjeje elegante. Po e rrit nivelin e cilësisë njerëzore përreth teje dhe, në vend që të vuash, po shijon spektaklin. Vlerësimi: 8.5.

AKREPI (23 tetor – 21 nëntor)

I mbyllur në bunkerin tënd të përtypjes mendore, këto ditë bota e jashtme duket si një sfond bezdisës zhurmash shqetësuese. Imagjino sikur të kishe kohë për të humbur në biseda të këndshme ose argëtime sipërfaqësore… shkujdesja është një mundësi e panjohur për ty, dhe kushdo që përpiqet të të ofrojë një shpërqendrim merr një vështrim që të ngrin gjakun. Dukesh si një murg eremit aq i zënë me mendimet e tij komplekse saqë edhe cicërima e zogjve duket si një ndërhyrje e paautorizuar. Shijo izolimin tënd, por herë pas here kujtoji vetes se ka një planet atje jashtë që nuk po komploton kundër teje. Vlerësimi: 6.5.

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Je praktikisht versioni zodiak i një superheroi me licencë për të joshur, i dashur Shigjetar! Në vend që të vuash kaosin e qiellit, e ke shfrytëzuar atë për ta transformuar karizmën tënde në një armë tërheqjeje masive. E gjen veten me një kuptim psikologjik të të tjerëve që do ta bënte Sigmund Freudin ziliqar dhe aq simpatik sa do të kishe nevojë për një shoqëruese vetëm për të ecur në rrugë. Idealet e tua të zakonshme të larta kanë arritur përmasa epike, si “Po shkoj të shpëtoj botën, por më parë do të të fitoj në bar”. Po thyen zemra pa pasur nevojë të lëvizësh as gishtin. “Me fuqi të madhe vjen përgjegjësi e madhe”, tha dikush, por këtë javë je plotësisht i vendosur të shijosh përparësitë. Vlerësimi: 9

BRICJAPI (22 dhjetor – 21 janar)

Të fshehësh dashurinë në sirtarin e gjërave të dobishme, por jo thelbësore, ka ardhur shumë lehtë për ty, i dashur Bricjap, njësoj si të ruash telefonin tënd. Këto ditë, shoqërueshmëria jote është në nivelin më të ulët historik, megjithatë ti lulëzon brenda kësaj qetësie strategjike. Në vend që ta detyrosh veten të ofrosh buzëqeshje të sjellshme ose të angazhohesh në biseda të rastësishme, ti preferon shumë më tepër të përqafosh një vetmi të shndritshme dhe të heshtur, si ato skena nga filmat artistikë me një filxhan me avull në dorë dhe një shikim të humbur nga dritarja. Je zyrtarisht jashtë linje për këdo që kërkon ngrohtësi njerëzore me urdhër. Vlerësimi: 6.5

UJORI (21 janar – 19 shkurt)

Të pranosh kufizimet e tua me elegancë të guximshme është një art i rezervuar për pak veta, i dashur Ujor, dhe ti je mjeshtri i padiskutueshëm këtë javë. Të përballur me një qiell që kërkon energjinë e një vrapuesi maratonash olimpik dhe durimin e një shenjtori, ke vendosur me mençuri se puna e vështirë nuk është aspak për ty. Nëse jeta të paraqet një problem, plani yt i veprimit është ta shtysh atë deri në njoftim të mëtejshëm ose t’ia delegosh personit të parë të pafat që të del përpara. Në rastin më të mirë, mund të merresh me detyra shumë tërheqëse, si rregullimi i ikonave të desktopit ose zgjedhja e serialit televiziv për të lënë në sfond ndërsa kënaqesh në përtacinë e ëmbël. Vlerësimi: 5.5

PESHQIT (20 shkurt – 20 mars)

Ndërsa pjesa tjetër e zodiakut lufton mes kaosit të planetëve retrogradë, ju ecni me lehtësinë e dikujt me një kalim VIP në një dimension tjetër, ku empatia juaj shndërrohet në një superfuqi të papërmbajtshme. Mjafton vetëm një psherëtimë e vetme e padukshme ose një milisekondë e një hijeje të hedhur mbi fytyrën e personit përballë jush për të kuptuar gjithçka para se dikush t’ju thotë diçka. Kjo antenë e ndjeshme, pothuajse magjike e juaja, jo vetëm që ju bën këshilltarët më të kërkuar të momentit, por gjithashtu ju transformon në magnete të vërteta dashurie dhe përkushtimi. Përgatituni të përkëdheleni, të kërkoheni dhe të adhuroheni si orakuj modernë. Në një botë që bërtet, aftësia juaj për të dëgjuar në heshtje është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi. Vlerësimi: 8.5

SkandaIi i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët në Shqipëri përballen me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim! Si përdoren iuteCredit dhe kompania serbo-qipriote

Pronari i One Albania, biznesmeni hungarez Gelert Zoltan Jasai është në qendër të pretendimeve për lidhje klienteliste dhe dyshime për korrupsion në Hungari, ndërsa në Shqipëri kompania e tij përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve ndaj abonentëve.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, qytetarë dhe biznese po marrin njoftime për borxhe të pretenduara, të cilat thonë se nuk i njohin dhe se nuk janë shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në këtë proces janë angazhuar dy kompani, ODMC Albania dhe D&A Fin Partner. Ato u kërkojnë abonentëve pagesa që, në disa raste, arrijnë rreth 1 mijë lekë për çdo numër telefoni, duke i paralajmëruar se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.

ODMC Albania është regjistruar në Shqipëri në prill të vitit 2023 dhe është degë e kompanisë serbo-qipriote ODM Collections. Në dhjetor të po atij viti, kjo kompani ka arritur një marrëveshje për blerjen e portofolit të borxheve të pretenduara ndaj abonentëve të One Albania.

Ndërkohë, D&A Fin Partner, në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës, është përmendur edhe në denoncime të mëparshme lidhur me mbledhjen e detyrimeve dhe çështjet e mikrokredive.
CELS e ka cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos paguajnë shuma që nuk mbështeten me fatura dhe dokumente të qarta, si dhe të denoncojnë çdo formë presioni.

Pwr pyetjen “mbi çfarë baze ligjore dhe kontraktore po kërkohen këto para”, One Albania duhet të bëjë transparente origjinën, periudhën dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi të pretenduar.

70 mijë pensionistë pa bonus mujor, Ibrahimaj: Do vIerësohet edhe një herë skema në dhjetor! Muajin tjetër vendim edhe për …

Nga bonuset mujore nuk përfitojnë të gjithë pensionistët, për shkak të tavaneve të caktuara nga qeveria.

Praktikisht kush ka pension mbi 40 mijë lekë nuk përfiton. Kjo skemë thotë ministrja Delina Ibrahimaj do të jetë objekt rishikimi edhe një herë në dhjetor, për të parë nëse ka vend për të ndryshuar tavanet.

“Janë rreth 70.000 pensionistë të cilët nuk përfitojnë nga ky bonus, pasi kanë të ardhura më të larta sesa ato të parashikuara në dyshemetë që ne kemi përcaktuar. Ne e kemi deklaruar që çdo e ardhur e cila nuk shpenzohet, pra del jashtë parashikimit buxhetor në fund të vitit, do të shkojë tek fondi që ne kemi krijuar pranë Bankës së Shqipërisë për pensionet. Në bazë të ecurisë ekonomike të këtij viti dhe në bazë të rezultateve të fundit të vitit, kjo vendimmarrje do jetë në dhjetor. Ne mund të vendosim sigurisht që të kemi një rishpërndarje tjetër”, tha Ibrahimaj.

yetje: “Do kenë shpërblim pensionistët këtë fundvit përveç bonusit mujor?”

“Është një tjetër vendim që neve do të marrim më tutje gjatë vitit dhe do të jetë bazuar në aktin normativ që do të dali”, u përgjigj ministrja.

Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitaIin pas ankesave për vonesa, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken në dhomë duke… (Video)

Pas disa ankesave se pacientët nuk po merrnin kujdesin e duhur, Carlinhos da Pedreira, kryetari i bashkisë së Barreiros në Brazil, hyri papritur në Spitalin Bashkiak “Jailton Messias de Albuquerque” natën e 4 nëntorit.

Gjatë inspektimit, ai gjeti repartin e urgjencës plot, por vetëm një nga tre mjekët që ishin në shërbim po merrej me pacientët.

Më pas, kryetari i bashkisë urdhëroi hapjen e një dhome pushimi që ishte e mbyllur me çelës. Brenda saj gjeti një mjek dhe një mjeke. I zemëruar, ai i akuzoi ata se po shkëmbenin intimitete gjatë orarit të punës, duke u thënë: “Kjo që po bëni është e papranueshme. Reparti i urgjencës është plot, ndërsa ju jeni duke fjetur dhe duke u marrë me romanca këtu.”

Momenti u filmua dhe kryetari i bashkisë kërkoi largimin e mjekëve, si dhe thirrjen e policisë.

Pas këtij incidenti, Bashkia e Barreiros ndërpreu kontratën me “Associação Beneficente João Paulo II”, organizatën që menaxhonte spitalin, dhe njoftoi se do ta marrë vetë drejtpërdrejt menaxhimin e tij, derisa të përfundojë një tender i ri.

Këshilli Rajonal Mjekësor i Pernambucos e ka dënuar poshtërimin publik të mjekëve, duke theksuar se çdo hetim disiplinor duhet të zhvillohet përmes rrugëve ligjore dhe të respektojë të drejtën e tyre për t’u mbrojtur.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 9 Nëntor 2026

Dashi

Në këtë ditë mund të ndjesh nevojën të bësh diçka të re në rutinën tënde, por ndonjëherë edhe ndryshimet e vogla mjaftojnë. Merr kohë të rishikosh listën e detyrave të mëngjesit dhe të hedhësh sytë tek ajo çfarë duhet bërë patjetër sot. Përpiqu të mos i marrësh gjërat shumë me ngut; edhe një hap i vogël përpara është më mirë se asgjë.

Në biseda, mund të përballesh me dikë që ka mendim ndryshe për një çështje të zakonshme. Ky është një rast i mirë për të dëgjuar më shumë sesa për të insistuar vetëm në tënden. Një përgjigje e thjeshtë dhe e qetë ndonjëherë bën më shumë punë sesa shpjegimet e zgjatura.

Koha mund të të rrëshqasë pa e kuptuar nëse nuk vendos një përparësi të qartë. Përpiqu të ndash detyrat e ditës në çfarë mund të kryesh përpara dreke dhe çfarë mund të presë për më vonë. Kjo mënyrë të lejon të ndihesh më i/e organizuar dhe të mos harrosh detajet e vogla.

Nëse ndihesh i/e lodhur nga ritmi i ditës, një pushim i shkurtër mund të ndihmojë më shumë sesa mendon. Edhe vetëm disa minuta larg telefonit, duke marrë frymë thellë apo duke pirë një gotë ujë, mund të të kthente vëmendjen dhe energjinë për të vijuar më tej. Sot mund të reflektojësh mbi mënyrën se si reagojnë të tjerët kur ti je i/e drejtpërdrejtë.

Përpiqu të gjesh balancën mes sinqeritetit dhe butësisë – ndonjëherë mënyra si thuhet diçka bën më shumë përshtypje sesa ajo që thuhet. Një qasje më e butë mund të sjellë më shumë mirëkuptim se sa e mendon.

Demi

Mund të ndjesh ngarkesë nga detyrat që të presin sot, prandaj është e këshillueshme të fillosh me një plan të thjeshtë. Zgjidh një punë të qartë që duhet bërë dhe nis prej saj. Shpesh, kur fillon nga diçka e lehtë, e gjithë pjesa tjetër të duket më e menaxhueshme dhe dita rrjedh më natyrshëm.

Në komunikim, mund të kesh një bisedë që kërkon durim, sidomos me një familjar apo koleg që ka pritshmëri të ndryshme. Në vend që të ngul këmbë për të sqaruar gjithçka njëherësh, provo të dëgjosh dhe të japësh hapësirë edhe tjetrit të shprehet. Kjo mund të qetësojë situatën.

Nëse ke ndonjë angazhim të pashlyer që të ndjek prej ditësh, sot është dita për t’u marrë me të. Vendos një orar të shkurtër në mes të ditës për t’iu përkushtuar vetëm asaj detyre. Edhe nëse nuk e përfundon të gjithën, të paktën do të kesh bërë një hap të parë të rëndësishëm.

Mos harro të rezervosh pak kohë për vete. Mund të ndihesh më mirë nëse lexon diçka të lehtë, dëgjon muzikë, apo bën një shëtitje të shkurtër. Kjo të ndihmon të çlodhesh dhe ta shohësh ditën me më shumë qetësi.

Sot mund të të vijë mirë të reflektosh për mënyrën si i përballon detyrimet kur ato shtohen. Një qasje më e thjeshtë dhe e durueshme të ndihmon të mos ndihesh i/e mbingarkuar. Prano që s’mund t’i bësh të gjitha përnjëherë – edhe pak nga pak, puna ecën përpara.

Binjakët

Kjo ditë mund të të sjellë më shumë lëvizje se zakonisht, sidomos në takime apo biseda të shpejta. Përpiqu të mos ndash vëmendjen në shumë drejtime njëherësh. Zgjidh një prioritet që ka rëndësi për ty dhe përqendrohu aty.

Kështu nuk do ta ndjesh veten të shpërndarë. Në komunikim, mund të marrësh një mesazh që të kërkon një përgjigje të shpejtë. Mos u ngut të japësh përgjigje pa e menduar mirë, edhe nëse të duket urgjente.

Një pauzë e shkurtër të ndihmon të jesh më i/e qartë dhe të mos krijosh keqkuptime të panevojshme. Në organizimin e kohës, mund të ndihmojë nëse ndan orarin në pjesë të vogla dhe caktuar për secilën nga detyrat. Për shembull, vendos të punosh vetëm 20 minuta pa ndërprerje në një temë, pastaj bëj një pushim.

Ky ritëm mund të të sjellë më shumë rezultate në fund të ditës. Nëse ndihesh i/e shpërqendruar, provo të largosh për pak kohë pajisjet elektronike. Edhe një shëtitje e shkurtër jashtë ose një bisedë e thjeshtë me dikë që të do mirë mund të të ndihmojë të rifitosh energjinë.

Sot është një mundësi për të reflektuar mbi mënyrën si ndikon ritmi i shpejtë në vendimet e tua të vogla. Ndoshta mund të vlerësosh më shumë cilësinë e kohës sesa sasinë e punëve të kryera. Vëmendja tek e tashmja mund të të japë më shumë qetësi.

Gaforrja

Ditën e sotme mund të ndjesh nevojën për më shumë qetësi në shtëpi apo në marrëdhëniet e afërta. Nëse ndonjë bisedë me të afërmit të duket e tensionuar, provo të tregohesh i/e duruar dhe të mos e marrësh çdo fjalë si personale. Shpesh një buzëqeshje ose një fjalë e mirë e zbut atmosferën.

Në punë apo angazhime, mund të hasësh ndonjë detyrë që të lodh emocionalisht. Mundohu të ndash punën nga ndjenjat personale, duke i dhënë vetes pak pushim sapo të ndjesh se po mbingarkohesh. Nuk është e nevojshme të japësh më shumë sesa ke mundësi.

Mënyra si e ndan ditën mund të ndikojë shumë në humorin tënd. Përpiqu të caktohesh një orar të qartë për detyrimet dhe një tjetër për veten. Edhe një pasdite e qetë, larg ekraneve, mund të të ndihmojë të rigjenerohesh.

Nëse ndihesh i/e mbingarkuar, provo të merresh me diçka të vogël që të sjell kënaqësi – për shembull, të rregullosh diçka në shtëpi, të gatuash një recetë të thjeshtë apo të lexosh disa faqe nga një libër i dashur. Këto gjëra të ndihmojnë të kthesh veten në ekuilibër. Sot është një rast i mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e kufijve në marrëdhënie.

Ndoshta mund të pyesësh veten nëse je duke dhënë më shumë sesa merr, apo nëse duhet të kërkosh më shumë hapësirë për veten. Çdo ndryshim fillon nga një vendim i vogël.

Luani

Në këtë datë, mund të kesh dëshirë të biesh në sy apo të marrësh një rol aktiv në një situatë të zakonshme, si një mbledhje ose bisedë me miq. Kujto se ndonjëherë është më e vlefshme të dëgjosh të tjerët e të tregosh interes për idetë e tyre, se sa të marrësh gjithmonë fjalën e parë. Në marrëdhëniet e përditshme, mund të kesh një rast për të ndihmuar dikë pa pritur shpërblim.

Një gjest i vogël mirësie, si të ofrosh ndihmë për një çështje të vogël apo të japësh një këshillë të thjeshtë, mund të përmirësojë ndjeshëm klimën rreth teje. Për organizimin e kohës, provo të vendosësh një moment të caktuar për të përfunduar detyrat me rëndësi dhe mos lejo që angazhimet dytësore të të marrin kohën. Një listë e shkurtër me prioritetet kryesore mund të të ndihmojë të mos shpërqendrohesh.

Nëse ndihesh i/e lodhur nga ritmi apo kërkesat e ditës, mos nguro të tërhiqesh për pak kohë. Edhe një moment i shkurtër relaksi, si të dëgjosh një këngë që të pëlqen apo të dalësh pak jashtë, mund të të rikthejë buzëqeshjen. Sot, mund të kesh dëshirë të mendosh për mënyrën si ndikon shembulli yt tek të tjerët.

Ndoshta je frymëzim për dikë pa e kuptuar vetë. Kujto se ndonjëherë veprimet e vogla kanë më shumë ndikim se fjalët e mëdha.

Virgjëresha

Kjo ditë mund të të gjejë me dëshirën për të përfunduar detyra që kanë mbetur pezull. Nëse ke gjëra të vogla të prapambetura, është momenti i duhur për t’u marrë me to një nga një. Vepro pa u ndjerë i/e detyruar të bësh gjithçka përnjëherë; edhe një punë e përfunduar të jep kënaqësi.

Në biseda, mund të ndjesh që ke më shumë nevojë për qartësi se zakonisht. Nëse diçka nuk të duket e saktë ose të ngatërron, është më mirë të pyesësh hapur sesa të hamendësosh. Kjo të ndihmon të shmangësh keqkuptime të vogla, sidomos në punë ose me të afërmit.

Organizo kohën duke i ndarë detyrat në pjesë që mund të kryhen brenda një kohe të përcaktuar. Për shembull, cakto një orë për punë, një për pushim, dhe një për diçka që të pëlqen. Ky ritëm të mbron nga lodhja dhe të jep ndjesinë se po bën përparim.

Nëse ndihesh i/e mbingarkuar, një pushim i shkurtër, si të ulesh në një vend të qetë apo të pish një çaj, mund të të ndihmojë të qetësosh mendjen. Mos kërko përsosmëri në gjithçka; ndonjëherë mjafton të bësh më të mirën që mundesh sot. Sot është mirë të reflektosh në lidhje me pritshmëritë që ke ndaj vetes.

Ndoshta do të vësh re që i vendos vetes më shumë barrë se ç’është e nevojshme. Mëso të vlerësosh edhe përpjekjet e vogla, jo vetëm rezultatet përfundimtare.

Peshorja

Dita mund të fillojë me një situatë që kërkon balancë midis kërkesave të tua dhe atyre të të tjerëve. Zgjidh një përparësi të qartë për veten që në mëngjes, kështu nuk do të ndihesh i/e tërhequr në shumë drejtime. Merr kohë të mendosh çfarë është më e rëndësishme për ty sot.

Në bisedat me të tjerët, mund të hasësh mendime të ndryshme për një temë të zakonshme. Provo të përdorësh më shumë pyetje sesa pohime – kështu kupton më mirë këndvështrimin e tjetrit dhe parandalon keqkuptimet e panevojshme. Për organizimin e kohës, mund të ndihmojë nëse i ndan detyrat në dy grupe: ato që duhen bërë patjetër sot dhe ato që mund të presin.

Kjo të lejon të mos ndihesh nën presion nga çdo kërkesë që vjen rrugës. Nëse ndihesh i/e lodhur ose i/e ngarkuar nga marrëdhëniet, mos nguro të marrësh një pushim të shkurtër për veten. Një shëtitje e qetë apo dëgjimi i muzikës së preferuar mund të të ndihmojë të rigjenerohesh.

Sot mund të reflektosh mbi mënyrën si kërkon ekuilibër mes asaj që dëshiron ti dhe pritshmërive të të tjerëve. Ndoshta është koha të vendosësh disa kufij të shëndetshëm ose të shprehësh hapur mendimin tënd pa u ndjerë në faj.

Akrepi

Kjo ditë mund të sjellë një situatë që kërkon vëmendje të shtuar, sidomos në një çështje që ka qenë pezull prej kohësh. Mund ta ndjesh veten të tërhequr për t’u marrë më thellë me një temë të caktuar. Zgjidh një detyrë që kërkon përqendrim dhe përpiqu të mos shpërqendrohesh nga zhurmat jashtë.

Në biseda, mund të shfaqet një çështje e vjetër që kërkon sqarim. Në vend që të hysh në diskutim të gjatë, provo të dëgjosh dhe të shprehesh shkurt e qartë. Ndonjëherë, një sqarim i thjeshtë mjafton për të lënë pas një keqkuptim.

Organizo kohën duke caktuar një periudhë të shkurtër ku të mos të shqetësojë askush, në mënyrë që të përfundosh atë që ke nisur. Edhe nëse ke shumë angazhime, është mirë të mos bësh shumë gjëra njëherësh – përqendrimi të sjell më shumë rezultat. Nëse ndihesh i/e ngarkuar, provo të shkruash mendimet ose shqetësimet e tua në një letër për veten.

Kjo të ndihmon të shohësh gjërat më qartë dhe të zbusësh tensionin që ndoshta ke grumbulluar pa e vënë re. Sot është një mundësi për të reflektuar mbi mënyrën si e përballon presionin e detyrimeve të vjetra. Ndoshta është koha të lësh pas ngjarje apo biseda që nuk të shërbejnë më dhe të çlirohesh nga pesha e panevojshme.

Shigjetari

Dita mund të nisë me një ndjenjë të fortë për të bërë diçka ndryshe apo për të thyer rutinën. Nëse të jepet mundësia, merr një rrugë tjetër për në punë ose ndrysho mënyrën si i organizon detyrat. Shpesh, një ndryshim i vogël në rregullin e zakonshëm të jep energji të reja.

Në biseda me miqtë apo kolegët, mund të ndjesh dëshirën për të ndarë një mendim të ri ose për të hapur një temë interesante. Kujdes që të mos ndërpresësh të tjerët – dëgjo edhe idetë e tyre, pasi mund të mësohesh diçka të re. Në organizimin e kohës, provo të lësh një hapësirë të lirë në mes të ditës për ndonjë aktivitet spontan.

Ndonjëherë detyrat e planifikuara ecin më mirë kur ke edhe pak hapësirë për diçka të papritur ose të këndshme. Nëse ndihesh i/e lodhur nga rutina, merr pak kohë për të bërë diçka që nuk e ke provuar prej kohësh. Edhe një ndryshim i vogël, si të provosh një ushqim të ri apo të lexosh një libër të ndryshëm, mund të të freskojë mendjen.

Sot është një rast i mirë për të reflektuar mbi mënyrën si i mirëpret risitë. Ndoshta do të zbulosh që të bëjnë mirë ndryshimet e vogla dhe që nuk ka nevojë të presësh momentin perfekt për të filluar diçka të re.

Bricjapi

Kjo ditë mund të të gjejë me dëshirën për të vënë rregull në detyrat që ke grumbulluar. Fillimi mund të jetë i ngadaltë, por sapo të nisësh, do të shohësh që gjithçka bëhet më e lehtë. Zgjidh një detyrë që ke shtyrë prej kohësh dhe përpiqu ta përfundosh pa e tepruar me pritshmëritë.

Në biseda, mund të hasësh dikë që kërkon më shumë sqarime nga ty. Provo të jesh i/e qartë dhe i/e drejtpërdrejtë, por pa hyrë në hollësi të panevojshme. Ndonjëherë, një përgjigje e thjeshtë është më e dobishme se shumë fjalë.

Për të organizuar kohën, vendos një renditje të detyrave nga më urgjentet tek më pak të rëndësishmet. Nëse të prish ritmin ndonjë ndërprerje, mos u shqetëso – kthehu te plani fillestar sapo të kesh mundësi. Nëse ndihesh i/e lodhur, mos hezito të marrësh një pushim të shkurtër për të qetësuar veten.

Një çaj i ngrohtë apo një moment larg tryezës mund të të rikthejë përqendrimin. Sot është një mundësi për të reflektuar se si ndikon tek ty mënyra si i ndan detyrat. Ndoshta do të vësh re që kur e thjeshton listën, dita shkon më qetë. Prano se nuk ke për t’i bërë të gjitha dhe vlerso atë që arrin.

Ujori

Dita mund të sjellë një situatë të re që të kërkon të përshtatesh më shpejt se zakonisht. Nëse ndonjë ndryshim të merr në befasi, provo ta shohësh si mundësi për të mësuar diçka të re. Mos e shih çdo të papritur si pengesë, por si një sfidë të vogël të përditshme.

Në marrëdhëniet me të tjerët, mund të të kërkohet të japësh një mendim ose të ndërmjetësosh një bisedë. Provo të jesh i/e hapur dhe të dëgjosh palët, por mos merr përsipër të zgjidhësh gjithçka vetë. Ndonjëherë është më mirë të lejosh të tjerët të gjejnë zgjidhje.

Për organizimin e kohës, është mirë të lësh vend për fleksibilitet. Lëri disa orë pa plan konkret, që të kesh mundësinë të përshtatesh sipas nevojës. Kjo të ndihmon të mos ndihesh i/e mbingarkuar nëse diçka ndryshon papritur.

Nëse ndihesh i/e hutuar nga shumë informacione, ndalo për pak dhe përqendrohu te një gjë e vetme. Një pushim i shkurtër apo një ushtrim i thjeshtë frymëmarrjeje mund të të qetësojë dhe të të ndihmojë të vendosësh prioritetet. Sot është një rast i mirë për të reflektuar mbi mënyrën si përshtatesh me ndryshimet.

Ndoshta do të kuptosh që s’ka gjithmonë një plan të përsosur – rëndësi ka të jesh i/e hapur ndaj asaj që sjell dita.

Peshqit

Kjo ditë mund të të gjejë më të ndjeshëm ndaj atmosferës që të rrethon. Nëse ndonjë situatë të shqetëson, provo të largohesh për pak nga zhurma ose bisedat që të lodhin. Një moment i qetë vetëm për veten të ndihmon të rigjenerohesh dhe të rikthesh energjinë.

Në marrëdhënie, mund të ndjesh nevojën të shprehësh më shumë ndjenja apo të dëgjosh dikë që ka nevojë për mbështetje. Prano që ndonjëherë nuk ke përgjigje për gjithçka – mjafton të jesh i/e pranishëm dhe të dëgjosh. Në organizimin e ditës, përcakto një kohë të qartë për të përfunduar detyrat, në mënyrë që të kesh hapësirë edhe për aktivitete që të sjellin kënaqësi.

Mund të ndihmojë të planifikosh një aktivitet të thjeshtë për mbrëmje, si të dëgjosh muzikë apo të shikosh një film të lehtë. Nëse ndihesh i/e mbingarkuar nga emocionet, shkruaj mendimet e tua ose vizato diçka të thjeshtë. Kjo të ndihmon të kanalizosh ndjenjat dhe të ndihesh më i/e lehtësuar.