Shumëfishohet taksa për mjetet eIektrike, taksë e re e posaçme për makinat me targa të huaja

Qeveria shqiptare ka vendosur të aplikojë nga 2027 ndryshime thelbësore në paketën e re fiskale, të cilat parashikojnë zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve drejtpërdrejt te detyrimet vjetore të automjeteve.

Nëpërmjet ndryshimeve në ligjin “Për taksat kombëtare”, vjen një skemë e re taksimi për shumë zotërues mjetesh në vend dhe ata që vijnë nga jashtë.

Për herë të parë, skema do të përfshijë të gjitha automjetet elektrike që qarkullojnë në Shqipëri, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara nga ky detyrim.

Projektligji parashikon një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh për autoveturat dhe autobusët elektrikë, ndërsa për motomjetet e kësaj kategorie detyrimi do të jetë 1 mijë lekë në vit. Deri tani çdo autoveturë elektrike paguan 1 mijë lekë në vit.

Taksë fikse për mjetet elektrike në varësi të llojit të tyre

Projektligji parashikon vendosjen e një takse vjetore fikse vjetore për mjetet elektrike në varësi të llojit të tyre. Konkretisht, parashikohet taksë fikse vjetore:

a) 15 000 lekë mjetet elektrike autoveturë, ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë), gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë) dhe autobusë (sipas grupit III të koeficientit të vjetërsisë); si dhe

b) 1 000 lekë motomjetet elektrike (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë).

Ndryshe nga mjetet që përdorin karburante, për të cilat taksa vjetore llogaritet në bazë të cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit, për mjetet elektrike propozohet një detyrim vjetor në shumë fikse. Ky ndryshim synon përfshirjen e mjeteve elektrike në skemën e taksimit vjetor, duke kontribuuar në zgjerimin e bazës së taksimit.

Taksë e re qarkullimi për makinat që hyjnë nga jashtë

Paralelisht, do të vendoset edhe një taksë e re qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në territorin shqiptar, e cila do të llogaritet në bazë të ditëve të qëndrimit.

Vetëm gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti, në vend janë regjistruar rreth 2.6 milionë hyrje mjetesh të huaja.

Ndryshimet do të sjellin gjithashtu rritje të taksave vjetore për mjetet e përdorura me djegie të brendshme dhe ato luksoze.

Detyrimi për makinat e përdorura pritet të pësojë deri në dyfishim; për shembull, një automjet me naftë i vitit 2013 me cilindratë 2,000 cc do të paguajë 18 mijë lekë në vit nga 9 mijë lekë që paguan aktualisht. Ndërkohë, taksa vjetore për mjetet luksoze propozohet të rritet me 90%, nga 21 mijë në 40 mijë lekë, duke sjellë rreth 430 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet.

Pavarësisht se zhvendosja e taksës do të rrisë të ardhurat nga mjetet nga 26.6 miliardë në 33.8 miliardë lekë, Ministria e Financave llogarit se efekti neto i gjithë kësaj mase do të rezultojë me një rënie të përgjithshme me 5 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.

“Vrasës, vrasës”/ Stadiumi nuk i ndali thirrjet ndaj portierit që u përpIas me sulmuesin e Tenerifes, goditja i shkaktoi υde kjen

Futbolli spanjoll është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili, sipas raportimeve, pësoi një atak kardiak pas një përplasjeje të fortë në fushën e lojës me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë te futbollistët e të dyja skuadrave, veçanërisht te portieri Owono, i cili është përfshirë drejtpërdrejt në përplasjen fatale.

Sipas radios spanjolle COPE, portieri i Andorrës ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas incidentit dhe kishte shprehur dëshirën për t’i kërkuar personalisht ndjesë familjes së sulmuesit, ende pa u konfirmuar lajmi tragjik i vdekjes së tij.

Burime pranë klubit të Andorrës kanë përshkruar një atmosferë tepër të rënduar në skuadër, ndërsa disa futbollistë e kanë cilësuar ngjarjen si përvojën më të vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli.

Radio COPE thekson gjithashtu se drejtuesit e Andorrës kanë këmbëngulur se ndërhyrja e portierit nuk kishte asnjë qëllim për të dëmtuar kundërshtarin.

Megjithatë, situata është rënduar edhe më shumë nga reagimi i tifozëve në stadiumin Heliodoro, ku ndaj portierit janë dëgjuar thirrje të ashpra me fjalën “vrasës”.

Këto reagime kanë ndikuar edhe më tej në gjendjen psikologjike të Owono, i cili, sipas raportimeve, ishte tashmë thellësisht i tronditur nga ajo që kishte ndodhur në fushë.

E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbuIohen detaje të reja nga υr asja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, brenda banesës së tyre.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, krimi ndodhi gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën Tagliata. Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi, por më vonë u vetëdorëzua te Karabinierët në Kremona.

Kryetari i bashkisë së Chiarit, Gabriele Zotti, ka shprehur tronditjen e komunitetit, duke theksuar se lajmi ka prekur jo vetëm njerëzit që e njihnin familjen, por të gjithë qytetin.

“Komuniteti u trondit sot nga ky lajm, nga kjo ngjarje tragjike që ka prekur të gjithë qytetarët. Është një lajm që ka goditur jo vetëm ata që e njihnin familjen për shkak të fqinjësisë, lidhjeve familjare apo miqësisë, por të gjithë qytetin”, deklaroi kryebashkiaku.

Në rrëfimin e kryebashkiakut, familja përshkruhet si një familje punëtore dhe e integruar në jetën e qytetit. Sipas tij, Meleqe Lusha ishte ndarë nga bashkëshorti kur djali ishte ende i vogël dhe ishte kujdesur vetë për rritjen e tij, duke përballuar sakrificat dhe përgjegjësitë e prindërimit.

Ajo kishte pasur mbështetjen e katër vëllezërve të saj, të cilët punonin në sektorin e ndërtimit dhe njiheshin në qytet. Edhe vetë 39-vjeçarja ishte një grua punëtore. Ajo punonte në Spitalin Civil të Breshias, ku përditë përballej me angazhimet dhe sakrificat e punës.

Sipas kryetarit të bashkisë, Eduart Xhani ishte rritur në Chiari, ku kishte ndjekur edhe shkollimin, nga arsimi fillor deri në atë të mesëm. Ai theksoi se deri më tani i riu nuk ishte shënuar për probleme apo shqetësime të veçanta.

“Është një djalë që deri më sot nuk ishte raportuar për probleme dhe nuk kishte shkaktuar shqetësime. Kjo e bën edhe më të vështirë të kuptohet se çfarë mund të ketë ndodhur dhe çfarë e ka çuar drejt dhunës gjatë natës së kaluar”, u shpreh Zotti.

Kryebashkiaku nënvizoi se hetuesit dhe organet e drejtësisë duhet të kryejnë punën e tyre për të përcaktuar me saktësi shkaqet e kësaj tragjedie.

“Le të bëjmë që drejtësia të kryejë punën e saj dhe të përcaktojë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të dhunshme. Por si komunitet, të gjithë duhet t’i bëjmë vetes disa pyetje”, deklaroi ai.

Në përfundim, Zotti u shpreh se qyteti vijon të jetë i tronditur nga një ngjarje që, sipas hetimeve paraprake, përfshin dhunën e një djali ndaj nënës së tij.

“Përballemi me një akt dhune të ushtruar nga djali ndaj nënës, siç rezulton nga rindërtimet e para të ngjarjes. Përballë një tragjedie kaq të vështirë për t’u kuptuar, Chiari po pyet veten se si mundi të ndodhte kjo”, përfundoi kryebashkiaku.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe të gjitha rrethanat e vrasjes./Top Channel

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, υshtari νetëpΙagοset: Mister shkaqet

Një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës është vetëpIagosur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30-17:00 të pasdites së sotme (3 nëntor).

Burime pranë spitalit të Beratit dhe pranë Bazës Ajrore bëjnë me dije se ushtari me iniciale O.D. është vetëplagosur me një plumb në kraharor, afër zemrës.

Pas marrjes së njoftimit, ushtari është nisur drejt Spitalit Rajonal të Beratit, teksa stafet mjeksëore i kanë injektuar dopaminë, raporton A2.

Gjendja paraqitet e rënduar, por dhe në gjendje shoku emocional dhe po shqyrtohet rasti për transportim drejt Tiranës.

Ushtari ishte në shërbim roje kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kishte shumë kohë që ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore historike në Kansas, demokrati Adam Hamilton fiton vendin në Senat pas 94 vìtesh

Demokratët kanë shënuar një fitore historike në shtetin e Kansasit, ku Adam Hamilton është zgjedhur senator, duke i dhënë fund një periudhe 94-vjeçare pa përfaqësim të kësaj partie në Senatin amerikan nga ky shtet.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Hamilton, pastor me profesion, ka mposhtur senatorin republikan në detyrë, Roger Marshall, i cili kishte mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Rezultati përbën një surprizë të madhe politike, pasi Kansasi konsiderohet një shtet me prirje konservatore dhe republikanët nisën garën si favoritë për të ruajtur vendin në Senat.

Fitorja është edhe më domethënëse duke pasur parasysh se Donald Trump kishte fituar Kansasin me më shumë se 16 pikë përqindjeje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Suksesi i Hamiltonit i jep një shtysë të rëndësishme demokratëve në përpjekjet për të forcuar kontrollin e tyre mbi Senatin dhe shënon një ndryshim të rëndësishëm në hartën politike të shtetit.

Humbja e republikanit Roger Marshall është gjithashtu një goditje për kampin e Trumpit, pasi presidenti kishte mbështetur kandidaturën e tij në një garë që fillimisht konsiderohej e favorshme për republikanët.

Rezultati në Kansas bëhet një prej zhvillimeve më të spikatura të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke dëshmuar se demokratët kanë arritur të konkurrojnë edhe në territore tradicionalisht republikane.

Βυrrit i thαsh “Po shkoj ne Kosove te famiΙja”, por shkova ne Greqi me t’d.αshύrin

Burrit i thash “Po shkoj ne KS te famiIja”, por shkova ne Greqi me t’dashurin se jam ftof prej Burrit dhe… – Pershendetje po du me kallxu edhe une historin tem te faqja e juve se po shoh qe shume po e tregojn, e di qe shumica keni mem gjyku ose mem shah amo kerkush sum kupton se sjeni nen lekuren tem.

Une jam e martume qe 2 vjet jam prej prishtines po e martume ne gjermani, burri jem eshte njeri shum i mir e i sjellshem e mdon teper me blen gjithqka.

Kto dy vjet qe kam jetu ktu kogja jam avancu e kam msu gjuhen e punen e krejt mir, po diqka kohet e fundit jam ftof prej burrit tem se pom doket qe ai spom don e spo me jep vemendje mu mo.

Ktu ne pune e kam njoftu nje djal shqiptar un i kam 23 vjet ai i ka 21 e qishtu niher si koleg e tani ja nisem lidhjes me to amo ai se din qe une jam e martume edhe si kisha kallxu kurr. 

Burrit tem i thash qe po du me shku nks npushim edhe ai ma nxjerrj bileten na kem shpi e banes nprishtin e i thash po du me shku banes me kalu kete pushim me familjen tem

ai tha okey ska problem kisha pare tmija qe kam punu edhe burri ma dha nje shum e mjaftueshme sa mu knaq nks. Me kit djalin qe jam lidhje ai ishte i Pejes por i thash qe jam ne

pushim e ai tha po vi edhe une me ty, pak u frikesova se npr familjen e kam e thash pom sheh kush me to e tani e bonem plan me shku Greqi burrit i thash qe po shkoj me shoqe po ai sma prishke qefin per sen hiq. 

Shkum na ne Greqi kena kalu teper mir po ai e mur vesh qe une jam e martume me thon drejten i kallxova vet se smujsha me rrejt mo, po shum interesant se atij hiq si pengoj

edhe nuk dojke me hek dore prej meje. Masi u kthym prej pushimit erdh edhe burri jem e nejshum ne banes po tani ky nenstop tum thirr se e dike qe jam me burr e mthojke me u nda prej tij e me u martu me to.

Une e du shum at djal edhe e di qe sum don per interes se ai i ka kushtet teper tmira porche vozit amo as un se du per interes edhe skam guxu me ja pranu

dhuraten se e kam rrejt qe sum lojn familja a nfakt tani kish dyshu burri kush ma ka ble kerrin mu. Amo tash per momentin jam nks shum gjendje tkeqe i kam kallxu edhe burrit tem qe jam nlidhje me to po ky mthojke nese ske bo kurgjo

me to mos u ndaj me mu diqysh mu kan tek te dyt amo un nuk e du burrin jam ftof prej tij une e du Djalin e Pejes se shpirti veq per to mther. Amo pom dhimet edhe burri jem shum se ky se meriton ket jet kshtu se kurrr su sjell keq me mu e qata jam ne dilem shum te madhe. 

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrìn pushtetin

Elon Musk tha se një fitore e plotë e demokratëve në zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongresin në vitin 2028 mund të sjellë ndryshime të mëdha politike në Shtetet e Bashkuara.

“Shqetësimi im më i madh është se nëse demokratët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Presidencën në vitin 2028, ata do ta bëjnë Uashingtonin dhe Porto Rikon shtete për të siguruar një shumicë të fortë në Senat”, shkroi Musk në platformën X, ndërkohë që u bëri thirrje ndjekësve të tij të votojnë për republikanët.

Ai pretendon gjithashtu se demokratët do të hapnin kufijtë dhe do t’u jepnin status ligjor të gjithë emigrantëve që jetojnë ilegalisht në SHBA, për të konsoliduar mbështetjen e tyre politike.

DETAJE/ 21-vjeçari shqiptar ν raυ nënën dhe u vetëdorëzua në ρolici, dëshmia e të afërmve: Ka bërë një veprim të pafalshëm! Ajo e …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se ka vrarë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, duke e goditur disa herë me thikë.

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa në orët e para të mëngjesit është paraqitur vetë në komandën provinciale të Karabinierëve në Cremona, ku ka rrëfyer ngjarjen dhe ka pranuar autorësinë.

Pas dëshmisë së tij, efektivët kanë shkuar në banesën ku jetonin nënë e bir, në rrugën Via Tagliata Traversa II, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Xhani është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të kuptuar nëse mes nënës dhe të birit kishte pasur konflikte apo tensione familjare.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar të zonës, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në jetën sociale të qytetit.

Denis Beqiri, president i Shoqatës Shqiptare në Chiari, është shprehur i tronditur nga ajo që ka ndodhur, duke e përshkruar 21-vjeçarin si një djalë të sjellshëm dhe të përkushtuar.

“Eduarti ishte një shembull për komunitetin. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një ngjarje të tillë. Ka bërë një veprim të pafalshëm. Nuk arrijmë ta kuptojmë”, është shprehur Beqiri për mediat italiane.

Ai ka treguar se i riu kishte kryer një praktikë në agjencinë e tij imobiliare, pas përfundimit të studimeve në institutin “Einaudi” në Chiari.

“Ishte shumë i zoti, përdorte pa vështirësi programet CAD, ishte modest dhe i përkushtuar. I kisha dhënë vlerësimin maksimal”, ka rrëfyer Beqiri.

Më pas, Eduart Xhani kishte nisur të punonte me të afërmit e tij në ndërtim dhe më vonë kishte gjetur punë në një kompani të zonës, ku aktualisht nuk rezultonte më i punësuar.

Ndërkohë, nëna e tij, Meleqe Lusha, punonte në një kooperativë që administronte shërbimin e mensës në Spitalin Civil të Brescias.

Sipas mediave italiane, nënë e bir jetonin vetëm në banesën ku ndodhi krimi. 39-vjeçarja e kishte rritur të birin me ndihmën e katër vëllezërve të saj. Eduarti ishte rritur pa praninë e babait dhe përshkruhej si një person i rezervuar, që frekuentonte shpesh palestrën.

Kryebashkiaku i Chiari-t, Gabriele Zotti, ka deklaruar se familja ishte e njohur në komunitet dhe se më parë nuk kishte pasur asnjë shenjë që të paralajmëronte një situatë problematike.

“Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë diçka që të na bënte të mendonim se kishte probleme”, është shprehur ai.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë krim të rëndë.

Po më provokoni? Rama “debat” me gazetaren në Bruksel pas pyetjes për …

Kreu i qeverisë Edi Rama, duke folur në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim, u shpreh se vendi jonë ka ende probleme, por se qeveria po punon për t’i zgjidhur.

“Kemi probleme dhe po luftojmë që t’i zgjidhim, dhe procesi po na ndihmon ta bëjmë këtë gjë me mjete që nuk do t’i kishim. Nuk ka asnjëherë thelbësisht diçka ndryshe me BE-në, është një martesë ku çdo gjë është e parashikueshme. Kur bëhet fjalë për të marrë më shumë, është e lehtë ta parashikosh, kur ndodh të marrësh më pak, ndonjëherë nuk parashikohet.

Ne kemi punuar shumë, kemi dhe ne ato pengesat e brendshme dhe, pavarësisht tyre, jemi siguruar që ekipi ynë të jetë në kohë në Bruksel, me këta burokratë që janë alientë në botën reale, që dinë kaq mirë të të torturojnë dhe të nxjerrin më të mirën. Kështu që zgjedh, nëse i reziston torturës, fiton; nëse jo, shkon për dreq. E kam fjalën në ndjesi”, u shpreh Rama, duke folur më pas për protestat që kanë përfshirë vendin muajt e fundit, me “Flamingot” në fund të majit, dhe me studentët në 13 tetor.

Rama u ndal sërish te bilanci i policëve dhe protestuesve të lënduar, që siç e ka deklaruar edhe më parë, ka pasur më shumë nga radhët e policisë sesa nga tubuesit.

“Për këtë, në raport me procesin e zgjerimit, për fat të mirë dhe të keq, kjo është më e ndërlikuar dhe do të dua një tjetër ditë për të shpjeguar gjithçka, por ajo që mund të them është që Shqipëria është në një tjetër fazë. Vjen një moment në kohë kur të duhet të përballesh jo më me nevojat, por me pritshmëritë e larta. E kam përjetuar personalisht dhe mund ta vlerësoj aty personalisht si një fuqi për të krijuar një përballje kryekëput skizofrenike me realitetin. Kishim protestues të dhunshëm dhe, ndryshe nga çdo vend tjetër që u përball me protesta, kishim dyfish më shumë policë të dëmtuar në krahasim me protestuesit. Por në mediat sociale shfaqej ndryshe”, tha Rama.

Drejtuesja e këtij debati, pas komentit të Ramës, u ndal dhe tha se nga ana tjetër protestuesit mund të thonë se nuk është njësoj, pasi policia është e armatosur, ndërsa ata jo.

Kësaj pyetje Rama i është përgjigjur me tone humori ose ironie.

“Po më provokon apo e ke seriozisht? Po më provon që të kemi debat mbi interesat?”, iu drejtua Rama gazetares, e cila iu përgjigj se “Jo, po të jap vetëm një shembull…”.

“Ditën që do të mendoj se unë nuk kam nevojë të ndryshoj, atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj. Jeta ime është në ndryshim edhe në shumë aspekte, edhe në martesë. Nuk do t’ju mërzis më me fakte se çfarë po ndryshojmë që kur Flamingot zbritën në shesh dhe ajo që është risi në veprimin e qeverisë, mes të tjerash, duke përdorur AI.

Ajo që po tentoj të them është që kjo nuk ka të bëjë me qeverinë dhe Shqipërinë, por me botën ku jetojmë dhe është një realitet që do të bëhet gjithnjë e më i vështirë për Europën dhe demokracinë. Ajo që ka nevojë për mbrojtje është mendja e të rinjve dhe fëmijëve, tani që janë krejt të pambrojtur dhe brenda mendjes së të cilëve, larg qoftë, mund të lindë Europa e së nesërmes, e drejtuar nga një lloj krejt ndryshe njerëzish.

Nuk po relativizoj atë që thonë protestuesit, po ju them thjesht që po jetojmë në përplasje realitetesh dhe që sapo ka zënë fill.

Unë jam një njeri që gjithmonë kërkoj të përballem me njerëzit, të sfidoj dhe të sfidohem, por nuk është e lehtë të thuash: “Po protestoj, por për çfarë? Eja diskutojmë”. Jo më thonë duhet të ikësh, nuk dialogojmë. Më falni, por këtë punë nuk ma dhatë ju, por populli shqiptar.

Nuk flasim, nuk ka dialog, por thelbi i çështjes është se, ndryshe nga vendet e tjera, kjo fazë e re e dhunës ka si karakteristikë një numër të vogël njerëzish, jo popullin shqiptar. Pra, janë ata njerëz që janë në rrugë dhe mendojnë se duhet të iki”, tha Rama duke nënkuptuar edhe një herë se nuk ka dorëheqje prej tij, dhe se mbetet i hapur për të dialoguar me protestuesit./Top Channel

Rama nis zbatimin e urdhrit, gjobiten me 5000 lekë qytetarët që marrin pjesë në ρrotestë

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë, duket se po shoqërohet me masa konkrete.

Disa aktivistë dhe qytetarë kanë raportuar se janë gjobitur me 5 mijë lekë, pasi kanë marrë pjesë në tubime dhe se kanë bllokuar qarkullimin.Sipas qytetarëve kjo është një formë presion e kryeministrit Edi Rama që të mos marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, por ata theksojne se nuk do të tërhiqen.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan “gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore”.

Ai shkruan se ‘e drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës’.

Zhvillimi vjen në një kohë kur protestat vijojnë, ndërsa studentët dhe qytetarë të tjerë kanë refuzuar ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për dorëheqje.