ATENTATI që tronditi Elbasanin në 2012/ Vr¤në babë e bir në gjumë, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15 korrik të 2012.

Burime për mediat bëjnë me dije se do të vijojnë të kryejnë dënimin “burgim të përjetshëm” dy autorët kryesorë të dyshuar për ekzekutimin e babait Nezir dhe djalit të tij, Gentjan Beqiri. Ardjan dhe Florenc Çapja do mbeten përgjithmonë prapa hekurave.

E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku.

Ndërsa për Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor të këtij krimi, u caktuan 25 vite arrest me burg.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet e ushtruara u mësua se autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, teksa ata flinin.

Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës nga autoritetet vendase,.

Hetimet nxorrën në pah se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë të ndodhur mes grupeve kriminale në Elbasan, çka çoi më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.