Mbrëmja e sotme e spektaklit “Big Brother VIP Albania” ka sjellë në ekran romancën më të re që po lind në shtëpi, atë mes Selinës dhe Gimbos, por vëmendjen kryesore duket se e ka rrëmbyer reagimi i “të tretës së vërtetës”, Mirit.
Produksioni ka transmetuar një klip përmbledhës me momentet më të ëmbla të ditëve të fundit mes dyshes, ku shfaqeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Por, ndërkohë që në ekran shfaqeshin skena mes Gimbos dhe Selinës, regjia ka fokusuar portretin e Mirit, i cili ka qenë krejtësisht i kundërt me atmosferën e klipit.
Partneri i afërt i Selinës në lojë u shfaq tejet serioz dhe “i prerë” në fytyrë, duke mos e fshehur aspak pakënaqësinë për atë që po shihte. Mimika e tij e ngurtë u interpretua menjëherë si shenjë xhelozie apo mosaprovimi.


Momenti më pikant u regjistrua kur Selin u dëgjua të thoshte në klip se ka “kimi” me Gimbon.
Sapo u dëgjua kjo fjali, Miri u kap nga kamerat duke tundur kokën me një ironi të dukshme dhe mosbesim, duke lënë të kuptohet qartë mendimin e tij për këtë “kiminë” e re të pretenduar.