Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, VoxNews ka zbuluar emrat nga kampi socialist që do të jenë në Qarkun e Kukësit.
Në media ishte publikuar lajmi se kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar dorëheqjen, kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.
Burime për VoxNews kanë pohuar se kryebashkiaku i Kukësit nuk e ka pranuar kërkesën e Ramës për të qenë në listat e deputetëve për atë qark.
Lista e PS në Kukës:
1- Eduard Shalsi
2- Aristogena Geca
3– Ali Hallaçi
4- Alban Zeneli- ish deputet i Partisë Demokratike
Ndërkohë mesazhi që Rama u përcolli deputetëve në grupin parlamentar se ai që ka qenë deputet më herët do garojë në listë të hapur duket se ka ngjallur pakënaqësi mes socialistëve edhe pse nuk kanë dalë hapur./VoxNews