Shqiptarja me furgon përρΙas për v* ekje 47-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Inzago, Itali.

Një 32-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje 47-vjeçarin Massimo Tabacco , me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 7 të mëngjesit në via Emanuele Filiberto, një rrugë e gjatë me pemë në periferi të qytetit. Burri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme është përplasur nga furgoni që drejtonte shqiptarja.

Ambulancat dhe mjetet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja ishte e kotë pasi italiani u shpall i vdekur, ndërsa e reja shqiptare u dërgua në spital me kodin e verdhë për shkak të traumave të kafkës.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e saj, ndërsa ajo do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike, ashtu si edhe viktima.