Momenti kur dh▪︎ nohet rëndë biznesmeni shqiptar, e go. dasin me g rushte dhe qytë pistolete (Video)

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut.

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit.

Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit.

Ata shihen edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj e godasin pas kokës me qytën e pistoletës.

Sipas burimeve të mediave kosovare, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një prone, megjithatë do të jetë Prokuroria e Pejës ajo që do të zbardhë shkakun dhe rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Biznesmeni ka marrë lëndime serioze, teksa sipas Policisë, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, kë vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGazetaSinjali%2Fvideos%2F613725538305494%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=476