Një djalë po vuan komplekset që ka partnerja e tij nën çarçafë. Ai thotë se është i dashuruar me vajzën që ka në krah, por ajo nuk e lejon që të kenë një marrëdhënie intime siç ai do të dëshironte. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Përshëndetje të gjithëve. Jam prapë unë, djali nga Thethi që jetoj në Italinë e bukur, që shyqyr që ekziston.
Sot po ju shkruaj sepse më ka ndodhur diçka që kurrë nuk kam menduar se do të më ndodhte.
Kam 2 muaj i lidhur me një vajzë, edhe ajo shqiptare.
Ajo është 23 vjeçe. Është shumë bukur kur bëj dashuri me të, e për çdo gjë tjetër jemi në një mendje. E dua!
Ama jam shumë i befasuar nga fakti se ajo nuk pranon seksin oral. As ta marrë, e as ta bëjë. Kjo e dyta i duket tmerri mbi tokë.
Jam mjaft i befasuar, sepse realisht nuk mendoj se jam gabim.
Kam qenë me ish-in tim për 3 vite dhe me të kam bërë shumë praktikë.
Por e dashura aktuale thotë se preferon të bëjë gjëra që përfshijnë të dy. A është në terëzi? Seksin oral e duan të gjitha femrat…!
Dua të më jepni një mendim, si ta bind? Ajo madje nuk ka as pikën e kureshtjes se si është…!”, shkruan ai.