V.αjza nga Berati kërkοn Iidhet me f emέr: Kam ρasùr męs hkύj, por tani nùk i d υa më…

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur këtë të martë në “Aldo Morning Show” nga një 25–vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.

Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka pasur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë. 

“Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës.

Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj.

Mendoj se duhet të ndryshoj pretekstin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon”. Kush është e interesuar të më marrë.

Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s’ka gjë”, tha 25-vjeçarja.