Një vrasje me thikë është regjistruar në Pogradec ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare shtetasi Fatmir Manellari ka plagosur me thikë 65-vjeçarin Safet Yskollari, i cili për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për një gardh në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Ndërkohë bashkëshortja dhe djali i autorit e kanë marrë vesh lajmin nga mediat ndërsa konfirmuan se ishin zënë edhe më herët.
Djali i autorit tha se nuk e dinte se ku ishte fshehur babai i tij, që është shpallur në kërkim nga policia.
Gruaja: Ka vdekur e, ne se dinim ?Obobo c’na gjeti?
Djali: Tani e morëm vesh. Erdhi qëparë policia, na thanë që ishin gjallë. Janë grindur edhe më përpara. Ti rrojnë fëmijët, ca ti bëj unë. Ca ti bëj unë i varfëri, dola po e kërkoja.