20-υjeçari nga Tirana tregon “ëndrrën në sirtαr”: Dυa të kem një shtëρi bari…

Një 20-vjeçar nga Tirana ka zbuluar ëndrën e “madhe” që ka në sirtar për të ardhmen.

Një 20-vjeçar që prej 6 vitesh ka nisur të konsumojë, por edhe të shesë lëndë narkotike, ka treguar se ëndra e tij më e madhe është të hap një shtëpi bari jo në Shqipëri por në Angli.

“Asnjëherë s’kam për tu penduar. Ne që kemi këtë punë një ëndërr kemi, me hap një vend tonin mos me u marrë kështu, por duke e shitur në sasi të mëdhaja, për të bërë lekë të madh. Asnjëherë s’kam menduar për ndonjë ëndërr, vetëm për të bërë një shtëpi bari kam ëndërr edhe jo këtu se nuk ja vlen por nga Anglia ku bëhet dhe leku i madh. Para se të vij këtu i kam pirë nja 2-3 teke hashash edhe sot që flasim mos të gënjej”, ka rrëfyer ai për emisonin “Vetting”.

Duhet se ëndrra e dikurshme për të ndjekur një shkollë e për tu bërë “dikushi”, është kthyer në lakminë e parasë së shpejtë, pa menduar pasojat.