5 ditë Ιυftë/ Shqiptari në Izrael: Kemi dhomë sigυrie në çdo shtëpi

Izraeli që prej ditës së shtunë ndodhet në luftë me Palestinën, teksa deri më tani janë shënuar mijëra viktima dhe bombardimet janë të vazhdueshme. Një shqiptar që ndodhet në Izrael ka treguar më shumë për situatën aktuale aty.

David Tërshana është shprehur se duke qenë se ngjarje të tilla ndodhin shpesh, pothuajse çdo dy apo tre vite, Izraeli është mësuar dhe normalisht përgatitur.

Shqiptari tha se në shtetin izrealit në çdo shtëpi ka një dhomë sigurie ku futen në rast se bie alarmi për raketa, por kjo situatë është shumë stresuese.

“Çdo shtëpi në Izrael e ka brenda një dhomë sigurie. një nga dhomat duhet të jetë me betona më të veçantë dhe njerëzit ruhen.

Pasi bie alarmi i raketës, ti duhet të futesh brenda dhe të ruhesh. Nuk është se gjuajnë çdo minutë, por sikur çdo ditë të gjuajnë, njerëzit kalojnë stres, kalojnë panik. Ka njerëz që e përjetojnë shumë keq këtë, sidomos fëmijët e vegjël. Me këtë Izraeli ka vite”, u shpreh David Tërshana.