Një rast i neglizhencës ndaj kujdesit të kafshëve shtëpiake ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Bëhet fjalë për një rast të ndodhur në autostradën Grabian, afër Lushnjës ku një qen është parë në pjesën e pasme të një makine që udhëtonte me bagazh hapur.
“Qeni dridhej sa here frenonte mjeti”,-shkruan qytetari që ka parë skenën.
Janë të paqarta arsyet se pse pronarët e qenit të racës pastor gjerman kanë vendosur ta terrorizojnë kafshën e gjorë në këtë mënyrë, por një gjë është e më se e sigurt: Qeni duhet të dërgohet në një shtëpi ku i falin dashuri dhe siguri, me pronarë të denjë që nuk e keqtrajtojnë.
https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=eb809415-4f6e-4764-bdd1-600cc039ff52&ig_mid=14173370-2458-4300-B595-2ADDFF0328FE