Nuk dihet se ku shkojnë taksat e qytetarëve të rregullt të qytetit të Korçës. Për buxhetin e bashkisë për të financuar institucionet që ka në varësi jo njëherë…
Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim për bashkinë Korçë ku një prind i shqetësuar rrëfen se edukatoret i kanë detyruar të kontribuuojnë me 10 mijë lekë të vjetra dhe të sjellin letra higjienike për fëmijët e tyre.

Ai thotë se ajo ua komunikoi këto në një mbledhje me prindër teksa u bëri me dije se bashkia nuk i kishte dhënë fonde për materiale për fëmijët. Përpos kontibutit monetar ajo u kërkoi atyre fletpre, lapsa si dhe 2 pako letra higjienike për secilin.
QYTETARI DENONCON:
“Pershendetje JOQ Jam nje prind dhe jetoj ne qytetin e korces,dua te shpreh nje shqetsim.kam femijen 4vjec i cili eshte ne kopesht shteteror ketu ne korce.
Edukatoret na njoftojne per mbledhje me prinder ku na thone se bashkia nuk i ka dhene fonde per ngjyra per te vizatuar femijet,fletore,lapsa si dhe letra higjenike,ti bie shkurt na kerkuan nga 10 m lek te vjetra si dhe letra higjenike nga 2 pako per cdo femije dmth.ju lutem publikojeni kete vjedhje se di dmth ku shkojn taksat tona?!
Dikush nga ne si prinder mbase se ka fare mundesine per ti cuar keto qe kerkojn.po ju njs dhe foto te produkteve qe cuam,flm nese e publikoni”