“Zhdυken” 24 makina të grυρeve kriminαΙe, rυheshin nga struktυrat shtetërore

Operacionet policore për të goditur krimin dhe grupet e strukturuara në shumicën e rasteve shoqërohet edhe me sekuestrimin e pasurive të të arrestuarve. Mirëpo këto pasuri po zhduken dita ditës, edhe pse nën mbrojtjen e strukturave shtetërore.

Plot 24 automjete luksoze të grupeve kriminale nuk gjenden në magazinat ruajtëse të Agjensisë së Pasurive të Sekuestruara. Kjo agjenësi e drejtuar nga Adrian Koni ka raportuar deri në fund të vitit 2022 se ka 23 automjete të konfiskuara dhe 80 automjete të sekuestruara.

Mirëpo nga një auditim i KLSH rezulton se sipas përgjegjësit të magazinës gjendja e automjeteve deri në fund të vitit 2022 është përkatësisht 79 automjete të sekuestruara/konfiskuara të magazinuara. Po ku shkuan 24 automjete dhe si ka mundësi që u “zhdukën” papritmas nën hundën e strukturave shtetërore.

Dyshohet se këto automjete janë përvetësuar, ndryshuar pronësia dhe kaluar në emrin e palëve të treta me qëllim përfitim nga shitja ose përdorimi i tyre. Adrian Koni është personi përgjegjës që SPAK duhet të pzes dhe të nis të hetoj për të rikthyer nën sekuestro pasurtitë e grupeve kriminale.

“Për vitet 2018, 2019 dhe 2021 nuk është kryer inventarizimi fizik i pronave dhe llogarive në administrim të Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, duke sjellë risk të humbjes apo tjetërsimit të tyre në kundërshtim me ligjin,” – thuhet në raportin e KLSH.