Njihuni me Emin Cekanin, taksistin e Blue Taxi që ngαcmoi s* ksϋαΙis.ht turisten franceze

EKSKLUZIVE/ Njihuni me Emin Cekanin!

Ky është taksisti 28-vjeçar i Blue Taxi i cili më 4 shtator ka ngacmuar seksualisht një turiste franceze e cila kishte ardhur për të vizituar Shqipërinë.

28-vjeçari ishte ofruar ta dërgonte turisten deri në Vlorë për 20€. Gjatë rrugës ai kishte nisur të bënte gjeste të turpshme ndaj saj, gjeste që fundosin imazhin e një vendi duke i nxirë fytyrën në botë Shqipërisë në çdo aspekt, jo vetëm atë turistik.

Rasti u denoncua nga një i afërm i turistes në JOQ Albania teksa në mesazhet zanore të rrëfimit të saj të bëra publike në median tonë ishin rrëqethëse.

E reja me zërin që i dridhej dhe e zhytur në lot, përshkruante situatën kur Cekani, baba i një djali të mitur, e kishte ngacmuar seksualisht.

28-vjeçari nga Librazhdi e kishte prekur turisten, me zinxhirin e pantallonave zbërthyer ishte masturbuar në sy të saj. Vajza e tmerruar kishte nisur të qante duke i thënë ta linte të zbriste.

Policia e Shtetit ka vepruar pas denoncimit të rastit në JOQ duke referuar materialet në Prokurori.