Në Peru, policia ka goditur fort narko-trafikun, teksa ka ‘shpartalluar’ organizatën kriminale të njohur si “Rolls Royce”. Bëhet e ditur se janë sekuestruar 114 pako me kokainë, që arrinin vlerën e mbi 10 milionë dollarëve amerikanë.
Ndërkohë që mësohet se drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez. Për të dyshohet se vepronte si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës.
Theksojmë se në bazë të informacionit të autoriteteve peruane, mafia shqiptare shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore.
Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, hiqej si pastor në një kishë ungjillore për të mos ngjallur dyshime.