Janë të shumta denoncimet e qytetarëve lidhur me produktet ushqimore që blejnë në markete, dyqane apo njësi të ndryshme biznesi. Produkte ushqimore të skaduara, të pakontrolluar dhe shpesh me papastërti, janë këto disa shqetësime që qytetarët konstatojnë në shumë prej dyqaneve të mëdha me emër ashtu edhe nga ato më pak të dëgjuara.
Së fundmi një qytetar i Korçës, klient i EuroMarket denoncon marketin në fjalë për një produkt ushqimor që ka blerë. Denoncuesi shkruan se ka blerë miell në këtë market dhe ka parë që brenda saj ka insekte.
Siç shihet në brendësi vetë produkti është për faqe të zezë, duke rrezikuar shëndetin e klientit konsumator, teksa kjo vjen për një arsye të vetme, moskontrolli nga AKU i marketeve dhe kushteve ku mbahen produktet e konsumit.
Qytetari:
“Pershendetje. E kam blere mjellin ne nje nga supermarketet e korces Euromarket shiko ne cfare gjendje ishte plot me insekte brenda mu shpif ….mjer cfare po konsumojmë…”

