February 25, 2026
Lajme

Fαmiljarët shohin tmerr me sy, i riu humb jetën ραpritur para tγre

Një i ri nga Shkodra ka ndërruar jetë në mesnatë në banesën e tij, teksa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.

“Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.