Ishte largυαr nga shtëpia para tri ditësh pas një debati me grυαn, gjendet i νdekur 47-vjeçarί (EMRI)

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga autoritetet italiane pranë liqenit Gerosa.

Lorenc Ferraj, i cili punonte shofer kamioni, ishte shpallur i zhdukur që të hënën në mëngjes, kur bashkëshortja e tij ngriti alarmin se 47-vjeçari ishte larguar nga banesa pas një debati në familje dhe nuk ishte kthyer më.

Fillimisht u gjet furgoni i tij pranë liqenit Gerosa që ndodhet midis provincave Ascoli Piceno dhe Fermos, dhe pak metra më tutje është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit.

Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet ekspertizës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.