Nicolas Kalaja, futbollist shqiptar në Itali, është pezulluar, pasi nuk ka mbajtur dot urinën dhe ka urinuar pak metra jashtë fushe.
Ai luan me Offaneghese, skuadër që garon në kampionatin Eccellenza Lombarda.
Kalaja është ndëshkuar me karton të kuq, menjëherë, por nuk është lënë me kaq.
Shqiptari është pezulluar dy muaj. Ai pritet të rikthehet në fushë më datë 27 janar.
Offaneghese ka pranuar dënimin e futbollisti shqiptar duke thënë se “Klubi e cilëson sjelljen e futbollistit absolutisht të gabuar dhe mosrespektuese”.