Shqiρtarja mahnit jurinë e “The Voice Kids” në BeΙgjikë, mes 4 mijë konkυrrentëve shkon në finale

Shqiptarët po na bëjnë krenarë nëpër botë dhe kjo shihet në shumë aktivitete, kompeticione etj.

Në muzikë, pikturë, aktrim, kërcim e shumë fusha të tjera brenda dhe jashtë vendit, dëgjon emra e mbiemra shqiptarë që na bëjnë krenarë.

I tillë është edhe rasti i Ariona Hamzallarit, e reja shqiptare e cila është zgjedhur mes 4 konkurentëve në “The Voice Kids Belgium” dhe aktualisht ka arritur deri në finale mes tetë më të mirëve.

Nxënëse e shkollës shqipe Vatra Ariona po bën krenarë familjen dhe të gjithë shqiptarët në çdo skaj të globit.

Vokali i saj ka mahnitur spektatorët dhe jurinë të cilët e kanë shijuar dhe i kanë dhënë meritat shqiptares Ariona Hamzallari.

Talenti i shqiptares bëri që mes 4 mijë konkurrentëve juria të cilët shtypën butonin dhe kthyen karriget të dërgojnë në finale shqiptaren.