Emrat+Foto/ Të shtënα me αrmë zjαrri në Peqin, i ρranishëm edhe krγetari i Βαshkisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Peqinit, burime pranë grupit hetimor pohuan se në ngjarjen e ndodhur në mesditë pranë kalasë së këtij qyteti grupi hetimor ka sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy arme të ndryshme që janë përdorur në vendin e ngjarjes, konkretisht kallashnikovi dhe pistolete, nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi dhe shkaku i ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar edhe pse ngjarja ka ndodhur në një orar ku ka pasur qytetare te shumte.

foto galeri
foto galeri

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.