Korçë/Μαmaja kërkon ndihmë në ρolici, më ka ikur ναjza 20 vjeçare

Një 20 vjeçare nga qyteti i Korçës është larguar nga banesa e saj

Ka qënë nëna ajo që ka denoncuar rastin në polici duke kërkuar dhe ndihmën e uniformave blu për gjetjen e saj.

Burime të siguruara pranë komisariatit të policisë Korçë bëjnë me dije se nuk është rasti i parë që 20 vjeçarja largohet nga shtëpia, madje në një nga largimet e saj është gjetur në kryeqytet

Policia pranon se vajza merr mjekime por burimi tha se gjendja e saj nuk është e rënduar me probleme të shëndetit mendor.

Pas denoncimit të nënës, policia edhe njëherë tjetër është vënë në kërkim të saj madje ka lajmëruar komisariatet e tjera përfshi dhe ato të kryeqytetit për të ndihmuar në rikthimin e 20 vjeçares në banesën e saj në qytetin e Korçës.

Njoftimi i policisë;

Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.