Makina deΙ nga rruga dhe bie në kanal, hυmb jetën shqiρtari në Greqi

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident automobilistik ditën e djeshme në Kavalla të Greqisë, ku njëri prej tyre, 61-vjeç, i cili ishte pasagjer, ka ndërruar jetë.

Makina me drejtues një 33-vjeçar shqiptar, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Mediat greke, raportojnë se pas aksidentit dy shqiptarët janë transportuar në spital,

ku 61-vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa, 33-vjeçari raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.