U dehën në një lokal në Korçë, ρolicia arreston dy ρersona pasi i sρiunoi ρronari lokalit

Dy persona, njëri nga fshati Qatrom dhe tjetri nga qyteti i Shkodrës, janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi drejtonin automjetet e tyre nën efektin e alkoolit. Pas ndalimit nga policia është bërë menjëherë shoqërimi në Komisariatin e Korçës.

Ka qenë pronari i një lokali i cili ka njoftuar policinë pasi përveç se po bëheshin burim aksidenti, ata po rrezikonin edhe jetët e qytetarëve kalimtarë.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Arrestohen 2 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë dhe A. V., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetet respektive, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.