Para dy ditësh një tifoz humbi jetën nga arresti kardiak në ndeshjen mes Granada dhe Athletic Bilbao.
Ndërkohë që bashkëshortja e tifozit të ndjerë është rrëfyer mes emocionesh duke dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
“Burri im do të kishte nënshkruar për të vdekur në Los Carmenes dhe ai gjithmonë e thoshte këtë. Është e pabesueshme se sa shumë e donte Granadën dhe shkonte në çdo ndeshje.
Ai ishte mbajtës i biletave sezonale për vite dhe e ndoqi klubin edhe para se të vinin në La Liga. Sido që të ishte moti jashtë, shkoi për të brohoritur për Granadën. Është e vërtetë që vdiq nga një atak në zemër, por ka kohë që lufton si luan. Në maj u zbulua se kishte kancer dhe po bënte kimioterapi. Por as sëmundja nuk e pengoi të shkonte në ndeshjet e Granadës. Nuk ka munguar asnjëherë këtë sezon. Epo, në fund ndodhi ajo që ndodhi dhe ky është fati”, u shpreh gruaja e tifozit