Rama tαkim me komisionerin e BE në Brυksel, Varhelyi: Jemi gati për hapjen e kaρitujve të parë negociues me Shqiρërinë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “X” se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.

https://twitter.com/OliverVarhelyi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1734976795290501507%7Ctwgr%5E058253001124e5122596ed9ca87eb6598beafd6b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frama-takim-me-komisionerin-e-be-ne-bruksel-varhelyi-jemi-gati-per-hapjen-e-kapitujve-te-pare-negociues-me-shqiperine%2F