E rëndë në Tiranë, efektiυi i ρolicisë qëΙΙon veten me αrmën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një efektiv policie dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim.

Dyshohet se shkak për këtë akt është bërë gjendja e rënduar psikologjike, ndërsa mësohet se pak kohë më parë ai ishte divorcuar nga bashkëshortja si dhe kishte edhe disa probleme të tjera që lidhen me paratë.