Kthehet 14 υjeçαrja që u denoncua si e humbur; “Ika për qejf”

Para disa ditësh një familje në Korçë denoncoi në Komisariatin e Policisë Korçë se kishin humbur kontaktet me vajzën e tyre 14 vjeçare.

Menjëherë pas denoncimit forcat policore u vunë në zbatim. E sot policia ka dalë me njoftimin se vajza është rikthyer në familje.

Sipas burimeve tona vajza ishte larguar me vullnet të plotë dhe donte të rrinte disa ditë larg familjes.

Njoftimi i policisë;

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.12.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 14-vjeçareje, banuese në Korçë, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe u kthye tek familjarët e saj.