“Na jep 100 mijë € ose do të të υrasim”/ Shqiptarët marrin ρeng 24-υjeçarin në Spanjë për ραzare drόge

Autoritetet spanjolle kanë shpëtuar një të ri të marrë peng nga një grup shqiptarësh në një shtëpi në Calp.

5 shqiptarët e arrestuar tanimë, i kërkuan 100,000 euro brenda dy ditësh 24-vjeçarit me origjinë afrikano-veriore dhe nënshtetësi spanjolle, ose do t’i jepnin fund jetës së tij.

Ka dyshime se motivi i rrëmbimit mund të ketë qenë një larje hesapesh për pazare droge. Shqiptarët kërkonin paratë për një pazar të dështuar në të cilin ishin mashtruar nga një person i tretë. Ata donin që 24-vjeçari i marrë peng prej dy ditësh t’u paguante paratë e humbura.

Operacioni nisi kur agjentët morën informacione për rrëmbimin e mundshëm të një personi, ku i kërkuan 100 mijë euro partneres së 24-vjeçarit para se të kalonin 48 orë për ta liruar ose do ta vrisnin. Nisur nga këto detaje, agjentët nisën hetimet për ngjarjen, duke verifikuar se partnerja e 24-vjeçarit kishte marrë një video-telefonatë nga shqiptarët si dëshmi se ata e kishin rrëmbyer. Me të gjitha informacionet e mbledhura, policët civilë verifikuan se vendi ku mbahej viktima ishte një shtëpi në Calp.

Nisur nga serioziteti i kërcënimeve, pasi koha e vendosur nga rrëmbyesit po arrinte kufirin, agjentët hynë në shtëpinë ku ndodhej i riu. Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit kanë arritur të arrestojnë tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kanë kërcënuar viktimën. Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprën penale të rrëmbimit të personit, u vunë në dispozicion të Gjykatës Hetimore numër 2 të Denisë.