Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, ku tre persona të armatosur i kanë zënë pritë një nënë 28 vjeçare dhe e kanë vrarë.
Në videon e kamerave të sigurisë shihet momenti kur tre personat e armatosur iu afruan makinës dhe hapën zjarr në makinën që ndodhej 28 vjeçarja së bashku me një 39 vjeçar.
Sipas policisë, 28-vjeçarja, e cila kishte një djalë 4-vjeçar, është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa shoferi 39-vjeçar është plagosur. Pas të shtënave, 39-vjeçari ka arritur të shkojë në një komisariat aty pranë ku ka njoftuar efektivët për atë që kishte ndodhur.
https://twitter.com/CollinRugg?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1740199052653048288%7Ctwgr%5E9588882ab33d907153eb17c19214275020f92f58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-momenti-kur-tre-te-armatosur-i-zene-prite-dhe-vrasin-nje-28-vjecare-ne-nju-jork%2F
/abcnews.al