Μαfiozi grek u ekzekυtυa brenda 28 sekondash, αυtorët u ραguan 300 mijë euro

28 sekonda iu deshën autorëve që vranë Vassilis Zampounis, 44-vjeçarin, i cili ishte një nga emrat më të njohur të krimit në Neos Kosmos mëngjesin e së dielës.

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku shihen dy autorët duke qëlluar drejt makinës, në të cilën pak sekonda më parë kishte hipur Zampounis. Njëri prej autorëve, pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi , ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbetur bosh, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër, sikur donte të ishte i sigurt për rezultatin e atentatit.

Mësohet se mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në vendngjarje me viktimën 44-vjeçare, që ndodhej jashtë një karburanti në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios . Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Numri i saktë do të sqarohet kur të përfundojë hetimi në vendngjarje. Hetuesit kanë dyshime se vrasësit të cilët janë me pagesë, janë paguar me mbi 300 mijë euro.

Zampounis ishte akuzuar si kreu i një grupi zhvatësish e vrasësish, por ndaj tij nuk ishin gjetur prova dhe në 2018 ai i ka shpëtuar një atentati në Pire. Hetuesit besojnë se ekzekutimi i tij konsiderohet jetik për zhvillimin e “luftës” gjatë natës dhe më gjerë, ndërsa në këtë kuadër po shqyrtohet nëse mjeti “xhip” me armë që u gjet qershorin e kaluar në Neos Kosmos pranë karburantit ku ndodhi vrasja është i lidhur me ekzekutimin.

Në mjet janë gjetur armë, jelek antiplumb dhe një bidon me benzinë. Në këtë makinë janë gjetur flokët dhe ADN-ja e Vassilis Roubetis , i njohur edhe si “Rambo” në botën e krimit, i cili dyshohet se kishte në shënjestër Zampounis. Rubetis u vra me armë zjarri të panjohur në qershor 2023 në Korydal . Në të njëjtën pritë vrastare kishte rënë i vdekur edhe Dionysis Mouzakitis, i cili ishte pasagjer në makinën që Rubetis po përgatitej të parkonte në shtëpinë e tij.