I dënυαri në bυrgun e Reçit tregon “armatimet” që ka në dhomë: I mbaj për sigυrinë time, këtu janë të korrυρtuar!

Pas skandalit të armëve të futura në burgun e Peqinit, një zbulim i ngjashëm shfaqet tani në burgun e Reçit në Shkodër. Një i ri, identifikuar si Dur Ndou, në një video të dërguar tek JOQ Albania, tregon armët që pretendojnë se i mban në qeli për sigurinë e tij, ndërkohë akuzon zyrtarët e burgut për korrupsion.

Dur Ndou, i transferuar nga burgu i Fushë Krujës tek ai i Reçit, shfaqet në videon duke treguar disa armë të ftohta që pretendojnë se i posedon brenda qelisë së tij. Këto pamje shqetësuese vënë në pikëpyetje sigurinë dhe integritetin e burgjeve në vend.

https://www.instagram.com/_u/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4189fb40-f0e3-410b-b5c7-dc284ca407fc&ig_mid=D23374B5-6552-45F3-A7C0-B20158925B96

Reagimi i institucioneve përgjegjëse mbetet për t’u parë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë jashtë kontrollit në sistemin e burgjeve.