Βizneset përeth të dëmtuar dhe copa xhαmi në tokë, pamjet e para nga shρërthimi i zyrës noteriale në Tiranë(Video)

Janë publikuar pamjet e para të zyrës së noterisë që shpërtheu në orët e para të mëngjes të sotëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta shihen copa xhami në trokë dhe biznese të dëmtuara.

Gazetari Igli Çelmeta tha se “Policia ndodhet në vendngjarje si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Zyra noteriale është në pronësi të shtetases me iniciale E.D., e cila ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po këqyre vendin e ngjarjes për të përcaktuar dhe sasinë e lëndës plasëse” .