Ish themeΙuesi i PD: Gαbimi më i rëndë i Ramiz Alisë, Shqipërisë i la ρeshqesh një ρίjanec dhe një ish komυnist e non-grata!

Bardhyl Reso, ish-themelues i PD-së u ndal tek gjendja aktuale e vendit, ku sipas tij çdo gjë që ka kaluar Shqipëria në këto 33 vite, i ka ndodhur prej politikës. Reso i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera theksoi se gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, sado që shquhej si një njeri finok, ishte që i la vendit peshqesh një pijanec dhe një non-grata.

“Ndoqa fjalën e Berishës për 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Më bëri përshtypje që nga mënyra sesi Berisha hapi fjalën, duke treguar që PD u krijua si një parti e vlerave patriotike të popullit shqiptar. Kjo është me të vërtetë për të qeshur.

Kush nga ata që solli Berisha ka patur ndonjë traditë patriotike, asnjëri prej tyre. Sali Berisha i pari, që pretendon se PD-në e themeloi ai. E vërteta nuk është ashtu. Ai ka ardhur disa ditë pas fillimit të lëvizjes studentore. Në fillim erdhi si i dërguari i Xhelil Gjonit dhe Ramiz Alisë për t’u dhënë informacione se ç’bëhej me lëvizjen studentore, pastaj për t’i kthyer studentët në mësim.

Kam dyshime të mëdha se i vetmi anëtar i Byrosë politike të Shqipërisë që nuk u prek dhe nuk u fut në burg, ka qenë vetëm Xhelil Gjoni, personi më i egër gjatë zhvillimeve të vitit 1990. Kjo më çon në një bindje që mes tyre ka patur një marrëveshje të fshehtë, mes tij dhe Berishës.

Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso.