Vjedh dhe “arrαtiset” nga dritαrja e urbanit në Tiranë, ρolicia arreston hajdυtin

0
2

“Blutë” e Tiranës kanë reaguar pas videos të publikuar në rrjetet sociale, ku një person i raportuar si hajdut, shihet duke “u arratisur” nga dritarja e një autobusi. Sipas policisë në lidhje me rastin është shoqëruar shtetasi P.Zh, 51-vjeç dhe ende nuk ka asnjë kallëzues që të vërtetojë se kemi të bëjmë me një vjedhje.

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se: Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme. Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

SHIKO VIDEON KËTU