Qγtetari: FoΙa me të afërmin në Itali, Vodafone më fatυroi 600.000 Ιekë

Denoncimet e shqiptarëve për Vodafone Albania s’kanë të ndalur ashtu si edhe vjedhjet dhe mashtrimet e vazhdueshme të tyre.

Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se për dy ditë që ka folur me një të afërmin e tij në Itali, Vodafone e ka faturuar me 600.000 lekë. Sipas qytetarit kjo shumë nuk ka të bëjë fare me kamatëvonesat apo detyrimin e kontratës, pasi është i rregullt dhe ka paguar çdo faturë.

Por për bisedën e fundit që ka kryer me të afërmin jashtë vendit, fatura i ka ardhur 600.000 lekë. Ai është ankuar te Vodafone për këtë faturë dhe vlerë të pakuptimtë, por i është thënë se e vetmja gjë që mund dhe duhet të bëjë është të paguajë sa më parë faturën.

Por qytetari si një punëtor i thjeshtë krahu që është, nuk ka mundësi ta paguajë një faturë të tillë prandaj kërkon një zgjidhje dhe ndihmë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, si jeni? Me ka ardhur nje fature ne vodafoni me nje vler 600 mi lek te vjetra. Arsyeja sepse kam folur dy dit me nje te aferm jasht shtetit. Nese me ndihmoni sepse besoj se me ka ardhur me teper sec duhet, nuk ka as jamat vones as ghe me teper dhe detyrim8n e kontrates e kam paguar. Vodafone me ka thene vetem do paguash detyrimin, me kan then skemi ca te bejm

Si mund te me ndihmoni sepse per mua jan shum ato lek jam nje puntor krahu. Dhe tani me moren gjende ne tel qe dolem grop ne dhe llogaria jote esht 600.000 lek per te paguar dhe jo 600 mi lek. E kishin kuptuar gabim vleren si 600 lek te reja jo 600000 por kjo esht r gjitha per dy dit qe kam folut me jasht njr person nr itali, por jo nga 24 ore dhe fatura nr fund erdhi 600000 mi lek

Skisha ku tr bazohesha pervec trk ju