Një prag tragjedie është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë.
Në sheshin “Nënë Tereza”, përpara Universitetit Politeknik është zhvilluar një garë me makina sportive.
Por kjo garë për pak sa nuk u kthye në tragjedi kur një prej makinave humbi kontrollin dhe u përplas me turmën e të rinjve që ishin aty pranë.
Për fat të mirë nga ky incident nuk ka patur të lënduar rëndë, por organizimi i këtij eventi dhe siguria e tij lë shumë për të dëshiruar.