Skandal në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, pedagogët me gjuhë rrugaçësh në grupin e whatsapp!

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës është përfshirë në një skandal të vërtetë ku pedagogët zihen me njeri-tjetrin në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë rrugaçësh. 

Media blind.al ka publikuar mesazhet në grupin e komunikimit në whatsapp ku nëse nuk do të dihej fakti që janë pedagogë do të dukej sikur disa adoleshentë shahen me një gjuhë ordinere. 

Vendi i edukimit ku qytetarët paguajnë taksat dhe çojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar dhe për të dalë në jetë, mund të thuhet me plot gojën se është kthyer në një arenë ku pedagogët shahen nga gratë./Marrë nga blind.al