Një 23-vjeçare tregon se si partneri i saj prej vitesh është larguar prej saj krejt papritur.
Kjo është historia e dhimbshme e rrëfyer për…
“Si jeni? Ju lexoj gjithmonë dhe në disa histori e kam gjetur edhe unë veten.
Sot dua t’ju tregoj historinë time të dashurisë, e cila nuk pati fund të lumtur, përkundrazi.
Jam 23 vjeçe nga Kopliku, por jetoj jashtë. Jam e realizuar si femër dhe mendoja se deri dje kisha gjithçka.
Isha e lidhur me një djalë shqiptar prej 2 vitesh dhe gjithçka shkonte shumë mirë mes nesh.
Derisa një mëngjes krejt papritur ai kërkon që të ndahet me mua. Atë natën e fundit, se ne jetonim bashkë, bëmë dashuri e në mëngjes më kërkon ndarjen.
Ishte një t merr për mua, në fillmim mendoja se po bënte shaka.
Ai më tha vetëm që do të merrte rrobat dhe do të ikte nga shtëpia, pasi lidhja jonë nuk mund të shkonte më tej.
E pyeta për motivin dhe më tha që i ka mbaruar dashuria. Nuk di t’ju them si jam ndjerë, por di të thëm që se prisja aspak.
I thashë se si i iku? Ne jemi mirë, i thashë. Nuk dha shpjegime dhe iku pas 3 ditësh.
Unë ruajta karakterin e normal nuk u luta, por ende sot po vuaj. Kam marrë vesh që po kalon depresion e nuk po di si ta ndihmoj.
Nga një anë ndihem e lënduar si më la, më pergjegjësinë e qerasë e të gjitha. Nga ana tjetër them nëse është e vërtetë që ka depresion, ndoshta duhet ta ndihmoj. Se këtu shumë njerëz vetëvriten.
Ai jeton tani me prindërit. Si mendoni a duhet ta kërkoj?”, shkruan ajo.