Aktori i humorit Bes Kallaku, ka ndarë së fundmi një shqetsim me ndjekësit e tij nëpërmjet një videoje të postuar në rrjete sociale.
Teksa është nisur për një udhëtim, Milano-Rinas, aktori është përballur me një situatë tepër të sikletshme.
Së bashku me pasagjerët e tjerë në avion, kanë qëndruar për një orë pa ajër të kondicionuar dhe nga pamjet e ndara nga vetë Besi, të cilat do të paraqiten më poshtë shihet qartë rrëmuja dhe situata kaotike e krijuar aty.
“Një tmerr, fëmijë që qajnë, sikur me pas dalë nga deti, nga dushi. Tashi na kanë nxjerrë jashtë me marr frymë. Tashi na kan fut në autobus, sepse ka ajër të kondicionum”, shprehet Besi.