Thomas Strakosha ka pësuar një gol të pabesueshëm nga portieri kundërshtar. Nga një distancë prej rreth 100 metra, Cancarevic ia doli të gjejë rrugën e rrjetës me Noah që fitoi 3-1 kundër AEK-ut.
Portieri i Kombëtares shqiptare aktivizohet pikërisht me klubin grek, ndërsa kjo e sotmja nuk ishte dita e tij në Conference League. Dhe pse konsideroheshin favoritë, lojtarët e AEK zhgënjyen në transfertë.
Për të vendosur se cila skuadër do kalojë në “play-off” e Conference League do të luhet dhe takimi i kthimit. Pikërisht në Greqi, AEK do kërkojë të përmbysë rezultatin.