Shkoi në dasmën e shokut, por përfuηdoi duke i marrë ‘n.υsen’

Një 40-vjeçare ‘ka sh pikur një dasmë’ në mënyrë që të krijonte mundësinë vetës që t’i propozonte për martesë partnerit të saj.

Paul Schoproni mendoi se po shkonte në dasmën e shokut të tij të ngushtë, pa e ditur se dhëndri në fakt do ishte ai.

Schoproni mbeti i habitur kur pa partneren e tij, Aleasha Pilawa e cila doli e veshur me fustan të bardhë dhe nisi të ecte drejt altarit.

Të gjithë të ftuarit në dasmë e dinin se çfarë po ndodhte vetëm, Paul-i vazhdonte të mos u besonte syve.

Aleasha tha se ai kishte gati dy vite që i propozonte për martesë por ajo e kishte ref uzuar gjatë gjithë kësaj kohe pasi donte që t’i propozonte vetë.

Kur i doli përpara dhëndrit, 40-vjeçarja u ul në gjunjë dhe i kërkoi që të martoheshin bashkë. Gjithsesi, Paul iu përgjigj me “Jo!”. Por, sigurisht ishte shaka.