Tha se Shqipëria ka zili Kosovën, Noizy ‘sh përthen’ ndaj aktorit Osman Azemi: Ndërroje mallin o aga, merre më të butë!

Deklaratat e forta të aktorit, Osman Azemi, se Shqipëria e ka zili Kosovën, kanë sjellë reagime të shumta në rrjet.
Mes personave publikë që kanë reaguar, është edhe Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin Noizy, i cili përmes një postimi në Instagram, ka ‘shpërthyer ndaj aktorit.

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga, merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,- është shprehur reperi teksa ka vënë edhe një përshkrim mbi videon në të cilin thuhej: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.”

Por çfarë deklaroi konkretisht Osman Azemi?

“Ne nuk jemi krahinë e Shqipërisë. E kuptoj që Shqipëria i ka disa komplekse që nuk e ka një trajner si Toni Kuka, Majlinda Kelmendi. Nuk e ka Rita Orën, Dua Lipa. E kuptoj.

E kuptoj xhelozinë që nuk e kanë një Xherdan Shaqiri, një Granit Xhaka…që janë të gjithë kosovarë. Ne jemi më të mirë në futboll, kemi dhënë kontribut shumë të madh në…i kemi mësuar si të jenë tifozë të mirë.

Dhe tani çfarë më mbetet mua që kur të udhëtoj, të mos udhëtoj më nga Kukësi, por nga Rozhaja. Unë e di dhe kështu të bojkotoj. Ama unë ia dëshiroj të gjitha të mirat Shqipërisë, por boll kemi probleme me Shqipërinë, mos na bëhen dhe këta”, tha Osmani.